Nga rrjedhë emri i qytetit Gjakovë dhe kush është Shën Jaku?

0
864
Gjakova

Nga Fahri Xharra

Sikur të qëndronim në një vend, pa lëvizur do të pajtoheshim vetëm me ato që i kemi dhe kërshëria e jonë për diçka më të mirë apo më të përparuar do të ngrysej në atë masë sa që do fillonte “atrofia” e rëndë deri në paralizë të trurit.

Me shekuj na është dhënë “e vërteta” e Gjakovës si një qytet që është në pjesën perëndimore të Kosovës. Edhe pse njëri prej qyteteve më të rinj në Kosovë, vetë emri i qytetit duket se vjen nga një gojëdhënë, e cila njëkohësisht konfirmon edhe mbiemrin-patronimin e parë të këtij vendbanimi. Sipas gojëdhënës për emrin e këtij qyteti, në vendin ku gjendet sot qyteti, paska ekzistuar një katund prej shtatë shtëpish, të gjithë të një gjaku me mbiemrin VULA, ku kryeplak katundi ishte Jak Vula. Hoxha Hadum Aga e bindi banorin e parë Jakun që ta dhurojë tokën për ndërtimin e një xhamie, e më pas në atë tokë filloi të ndërtohet qyteti, i cili në fillim u quajt Jakovë (nga turqishtja: fusha e Jakut). Pra emri i qytetit, vjen nga emri i Jak Vulës, i familjes Vula, që ende banon në qytet dhe që numërohet si ndër familjet më të vjetra gjakovare. Kjo histori i përket shek. XVI, gjë e cila tregon se para kësaj kohe, nuk kemi asnjë mbiemër-patronim të konfirmuar në këtë zonë. (Migena Arllati, 2015 “Patronimet në Gjakovë, mbiemrat, emrat familjarë”.)

Sa është e vërtetë kjo gojëdhënë ? Sipas “defterit zyrtar te Perandorisë të vitit 1571, Gjakova përmendet si fshat, ndërsa tregu i saj konsiderohet si qendër tregtare rajonale. Në atë periudhë, konkretisht në në vitet 1594/1595, Hadum Sylejman Efendia – i njohur si “Hadum Aga”, vendos ta financojë ndërtimin e një xhamie, e cila do ta bartte emrin e tij. Pas ndërtimit të xhamisë në territorin e fushës së Jak Vulës, fillon zhvillimi i hovshëm i ekonomisë, pasi zejtarët nisin të vendosen në afërsi të objektit të saj. Në këtë mënyrë krijohet struktura e kompleksit të Çarshisë së Madhe, e cila më vonë luan rol të jashtëzakonshëm në zhvillimin social, ekonomik dhe kulturor të Gjakovës.” ( Masar Rizvanolli, historian )

Pra, Gjakova si qytet diçka më i vjetër se 400 vjet e paska “ filluar “ jetën nga ardhja e Hadum Agës dhe ndërtimit të Xhamisë së tij 1594-1795. Sa është e vërtetë kjo “ e vërtetë “ për Gjakovën dhe krijimin e saj ? A me të vërtet lindi jeta në Gjakovë pas Hadum Ages ? A kishte jetë andej pari, edhe para tij? Po si quhej ai vend ku Hadum Aga vendosi të ndërtonte xhaminë?

“Si do që të jetë qyteti ekzistues i takon periudhës osmane. Në fakt, në bazë të të dhënave historike, Gjakova njihet qysh nga dekada e pestë e shekullit XIV, më saktësisht nga viti 1348, kur i takonte nahijes së Altin-Ilisë, me qendër në Junik. Ndërkaq, sipas burimeve të kulturës materiale, ndërtimeve arkitekturale monumentale, ajo njihet nga dekada e fundit të shek. XVI.” ( një material tjetër për Gjakovën )

Po mirë në dokumentet e vitit 1348, nuk ka mundur ta ketë emrin Jakova. Si e kishte atëherë, dhe pse u fsheh ai emër ? Po, pse Hadum Aga e zgjodhi mu këtë vend (sot Gjakovë), e jo për shembull Junikun?

“Kryepyetja është cila ishte tradita, toponomia, onomastika, historia shqiptare ne brezat familjar para Jak Vulës sepse ekzistenca shqiptare dhe e vetë Gjakovës dokumentohet para pushtimit osman ne Ballkan… Në të kundërt vetëm historiografia serbe thotë se para ardhjes se perandorisë osmane nuk kishte shqiptarë në Kosovë. Një dëshmi e qartë është se kodi i Stefan Dushanit ishte bëre para ardhjes osmane si projekt serb qe katoliket shqiptare ti ortodoksoj me qëllim të qartë ti sllavizoj. Këto dëshmi dëshmojnë ekzistencën shqiptare në këto hapësira prandaj historia duhet te shkruhet drejtë, në interes te kombit pa paragjykime dhe manipulime për interesa ditore…!!! ( shkruan Eduard Frrokaj )

Një dokument tjetër që e “penalizon“ gojëdhënën për Hadum Agen dhe Jak Vulen është ky: “Sipas regjistrimeve të viteve 1571 dhe 1591 regjioni Verilindor i Sanxhakut të Dukagjinit, ose sipas emrit të dhënë në shek. XVI-të, regjioni i Hasit ishte tërësisht i banuar nga shqiptarët. Regjioni i Hasit ishte i ndarë në tri nahije: Nahija e Rudinës (Gjakova e sotme dhe fshatrat e saja në jug), Nahija e e Domeshtiçit (fshatrat në mes Gjakovës së sotme dhe Prizrenit) si dhe Nahija e Pashtrikut (fshatrat në lindje dhe në perëndim të malit Pashtrik). Kjo mbyllet me faktin që ngjashëm me banorët e regjioneve malore të Shqipërisë Veriore edhe banorët e këtyre tri nahijeve kishin emrat tipik Shqiptarë: Gjin, Gjon, Gac, Bac, Kol, Gjec, Doda, Prend, Biba, Nue, Dida, Shtepan, Vata, (Burimi: http://archive.is/tr44YThe albanians in Kosova through the centuries, by S.Pulaha – http://xn--cdaaa.ezboard.com/).

E shihni që diçka nuk është në rregull as me gojëdhënat e as me “ defterët “ turq. Sigurisht, sepse për paradoks po të pranojmë teorinë se ka filluar me Hadum Agën, atëherë ju japim të drejtën serbëve dhe historiografisë se tyre se jemi ardhacakë të vonshëm.

Pra qëllimi i shkrimit është hulumtues, thënë më mirë një nxitje më shumë për të vërtetën shqiptare në këto troje. Nuk guxohet t’i jepet kahe tjetër, se vetëm që e rëndojmë qëllimin. Ne Gjakovë, pra në qytet duhet te kryhen kërkime arkeologjike, duke u nisur nga të dhënat apo hartat që mund të jenë në arkivat e Vatikanit. Manastiri i Deçanit?, por atje nuk ka interes. A e imagjinoni një vend ku jana zhvilluar pjesë te rëndësishme të historisë europiane, që ende ta mos dihet asgjë se çfarë ka nëntoka.”?

Shkojmë më tutje: Mos të harroj se aso kohe kjo qytetëz sipas udhëpërshkruesit turk Evlia Çelebiut quhej JAKOVA, e shpjeguam pra “fushat e Jakut“. Pas kësaj “ fushave të Jakut “ a mos fshihej diçka tjetër ?

Në Kroacinë lindore është edhe një qytet i quajtur Djakovo ( shiko : https://en.wikipedia.org/Djakovo edhe https://hr.wikipedia.org/wiki/ Đakovo ) ku shkruan: “The Ottoman rule over Đakovo started in 1536 and lasted for nearly 150 years. It was a kaza administrative center in Sanjak of Pojega and was known as “Yakova” during this period.[3] Merkezi, İslam Araştırmaları. “TDV İslâm Ansiklopedisi”.
www.islamansiklopedisi.info. Archived from the original on 9 October 2016. Retrieved 26 April 2018. Godine 1536. Đakovo su zaposjeli Turci i vladali gotovo 150 godina – grad tada dobiva naziv Jakova. Srušene su skoro sve katoličke crkve i sagrađene džamije. Najpoznatija je Ibrahim-pašina džamija koja je nakon odlaska Turaka pretvorena u katoličku crkvu. Godine 1690. u grad se vraća biskup i tada počinje izgradnja grada. Broj stanovnika naglo raste, a 1751. godine otvara se prva škola.

Pra Djakovon e Kroacisë e kanë sunduar turqit për 150 vjet që nga viti 1536 dhe më e rëndësishme për këtë studim është së nga turqit, qyteti është quajtur “ Yakova “. A mos vallë edhe atje ishte Jak Vula me tokat e tij ? Pra “ Yakova “ nuk ka asgjë të bëjë me “fushat e Jakut”, sepse fjala është për qendra banimi si atje në Kroaci, ashtu edhe tek në Gjakovë. Kush ishte Jaku pra ?

Ja, një informatë tjetër e cila na qet në udhë të duhur: ”Shijaku ( qytet në Shqipëri ) në historikun e tij përfaqësohet si vendbanim i hershëm, ku ne hartën e disa vendbanimeve parahistorike të Shqipërisë gjendet edhe “guri unik militar” i tij, i gjetur në afërsi të fshatit Sallmone pranë lumit Erzen përgjatë rrugës Dyrrachium (Durrës)-Lisus (Lezhe) dhe që i takon kohës së paleolitit të lartë (40.000-6000 vjet p.e.s. Historia dëshmon se pas themelimit të Durrësit në vitin 627 para Krishtit, një nder qendrat e banuara ka qenë edhe Shijaku si pjesë përbërëse e fisit të taulanteve, të cilit si qendër të territorit të tyre kishin Durrësin.”

Se si e kishte emrin që nga koha e pas themelimit të Durrësit – nuk është tema e sotme, por si lindi emri i Shijakut dhe kur ? Toponimi gjeografik i Shijakut është me prejardhje të krishterë katolike përmes gjuhës latine, sipas gjuhëtarit Rrota vjen nga S. Jacobus, Shën Jaku.[2] ^ (Rrota, Justin (2006). Gjuha e shkrueme ase vërejtje gramatikore. Shkodër: Botime Françeskane. p. 43. ISBN 99943-696-9-5.)

Shënimet thonë pra; “Shijak has ancient roots, dating back to after the founding of Durrës in 637 B.C. Shijak developed as a satellite site for the Taulantii tribe although under a different name, with the tribe’s hub located in Durrës. Later Shijak ëas named as Shen Jak, translated to “Saint Jacob.” Later Shijak would be known as Shenjak, Shejak, Shinjak, then Shijak. The settlement suffered some destruction during the Ottoman invasion including some destruction to the local church.”

Qyteti i Shijakut i ka ndërruar gjatë historisë disa emra, nga Shën Jaku në Shenjak, Shejak, Shinjak, së fundmi Shijak, dhe se pushtimi turk e kishte rrënuar qytetin por edhe kishën lokale të Shën Jakut. Kthehemi prapë tek emri i vjetër i Gjakovës, Yakova ; emri turk i qytetit kroat po ashtu Yakova dhe të mendojmë. Pra, të mendojmë seriozisht se mos Hadum Aga e ndërtoi xhaminë e tij mbi Kishën e Shën Jakut apo e rrënoi kishën duke e ngritur një xhami ?

Kush ishte Shën Jaku ? “ I Shenjti i ditës: 25 Korrik, Shën Jaku. Jaku, i quajtur i ‘vogël’, është njëri prej Dymëdhjetë Apostujve, bir i Alfeut (Mt 10,3; Mk 3,18; Lk 6,15) e nga tradita identifikohet si “vëllau i Zotërisë” Jezus ) Mk 6,3; Mt 13,55), është autori i “Letrës së Jakut”. Dëshmitar i Krishtit të Ngjallë ( 1 Kor 15,7) Jaku pati një vend të privilegjuar në bashkësinë e krishterë të Jeruzalemit: atë e njoftoj Pjetri për lirimin e vet nga burgu që ndodhi në mënyrë të mrekullueshme nga dora e Zotit ) Vp 12,17); me Jakun vihet në kontakt Pali i konvertuar ( kthyer) në fe në e Krishtit (Gal 1,18); Jaku ka një rolë të rëndësishëm në Koncilin Kishtar të Jeruzalemit ( Vp 15,13-29). Vdiq martir në vitin 69 pas Krishtit. Nëse osmanët e rrënuan Kishën e Shën Jakut në Djakovo ( Kroaci ), Shijak ( Shqipëri ), pse mos ta rrënonin edhe atë të Rudines ? Pra, të mendojmë ndryshe duke mos e shtrembëruar historinë sipas interesave të të tjerëve.