TRADHËTORËT “NACIONALISTË” TË SHQIPËRISË

0
437
Arben Çokaj - pikturë

Arben Çokaj

E majta në Shqipëri ka qenë dhe është më e përgjegjshne se e djathta, e kjo është edhe arsyeja kryesore pse i kemi gjërat disi me kokë poshtë në shoqërinë shqiptare.

Shqiptarët janë një popull i tradhëtuar dhe i keqpërdorur nga elitat e veta intelektuale e të ashtuquajtura nacionaliste! Elitat shqiptare sillen si pushtuesi e më keq se pushtuesit!

Elita që e konsideron veten nacionaliste shqiptare ka qenë dhe është e paaftë dhe e korruptuar. Kjo është një ndër fatkeqësitë e kombit tonë.

Të ndodhur nën një pushtim të gjatë primitiv osman prej rreth 523 vjetësh, shumica e shqiptarëve të krishterë, u islamizuan. Për rrjedhojë elita nacionaliste shqiptare bashkëpunoi me pushtuesin dhe i shërbeu atij. E prej tyre nuk mund të bëhej shtet shqiptar, se ata kishin marrë prona e pasuri nga turku dhe normalisht që ishin të korruptuara dhe nuk mund t’i dilnin kundër pushtuesit… Kemi fakte historike mjaft, që e pohojnë këtë, ku pseudo-nacionalistët shqiptarë dolën kundër interesave kombëtare!

Ndarja e popullsisë shqiptare nga pushtuesi osman në 4 vilajete me popullsi shumicë shqiptare, dhe sidomos ndarja graduale sipas përkatësisë fetare, i futi thikën në palcë popullit shqiptar, e shoqëruar kjo edhe me mohimin e gjuhës dhe etnisë për 5 shekuj dhe lënien totalisht pas dore të popullit shqiptar në injorancë e në mëshirën e fatit, solli krijimin e identiteteve fetare ndër shqiptarë. E kë duan e respektojnë më shumë shqiptarët sot? Turkun e fenë e imponuar prej tij, atë pra që i rrënoi si komb! Shumica e shqiptarëve u kthyen në komb-mohues, e këtu edhe elitat e paafta e të korruptuara.

Edhe pse u shmangën konfliktet fetare, identiteti fetar më në plan të parë se ai kombëtar, shkaktoi mjaft përçarje në popullsinë tonë, që i shohim se vazhdojnë edhe sot me ardhjen e demokracisë dhe me aplikimin e fesë, ku zhurmat e shkretimet fetare nuk po i lënë shqiptarët të merren vesh për interesat e tyre. Pra, kemi anarkitë e Nolit e më pas Mosmarrëveshja e Kadaresë, që i përshkruajnë këto ndasi shqiptare, të cilat janë të mjaftueshne për të na penguar në rrugën tonë drejt zhvillimit si një komb unik. Pasi njëri thumbit e tjetri patkoit, prirja e shqiptarëve drejt marrisë është kaq emblematike, sa shuhen edhe zërat e zgjuar e të arsyeshëm, si një flakë qiriu para një ere të fortë…

Komunizmi ishte një përpjekje e dhunshme dhe e dështuar për t’i civilizuar shqiptarët dhe për t’i unifikuar ata. Por komunizmi si ideologji dështoi gjithandej dhe në Shqipëri u preku shqiptarëve budallë e shkretanë thembrën e Akilit, pa të cilën ata edhe të ardhmen vendit e shkatërrojnë dhe nuk mund të rrinë pa të: fenë. Shqiptari për fe ia shkërdhen nanën kombit! Kjo për shkak se nuk kemi një fe kombëtare! Edhe katolicizmi që luajti rol kombëtar, ka mbetur në minorancë e qaraman…

Elitat intelektuale, e të ashtuquajturat nacionaliste shqiptare edhe tani pas rënies së komunizmit, për gati 30 vjet u treguan të paafta e të korruptuara dhe nuk ishin në gjendje të ndërtonin një shtet demokratik funksional. Kjo më shumë se e majta dështoi si ideologji dhe në rastin më të mirë tregoi megjithatë se është forca politike më e avancuar e shtetformuese në Shqipëri, kur në vendet e Perëndimit është e djathta që i ka ndërtuar shtetet. Por e djathta – ne nuk kemi të djathtë, u interesua vetëm për pasurim personal, popullin e la pa mbrojtje, shtetin e dobësoi dhe e mbushi vendin me kisha e xhamia, duke e paraqitur shtetin më të dobët se komunitetet fetare.

Dhe një e keqe e madhe është se e djathta shqiptare është e paditur dhe qaramane. Ashtu si ikën nga Kuvendi PD-ja dhe aleatët e saj të djathtë, ashtu e braktisën ambasadën disa ambasadorë të Saliut si Skënder Buçpapaj, Bardhyl Kokalari etj. e kërkuan azil politik në vendet e tyre përkatëse, ku i kishte çuar ambasadorë të jashtëzakonshëm e fuqiplotë, simboli i PD-së, Sali rrumpalla. E djathta shqiptare të lë në baltë, sillet në një mënyrë të habitshme si askund tjetër, dhe kërkon që të tjerët të ndihen krenarë për ta!

Është epike thënia e Saliut, Azem Hajdarit, pasi u ul nga tribuna, ku mbajti një fjalim: “Hë Azem, qifsha nanën teme, a fola bukur?!” E shqiptarët e shkretë prisnin që lideri po u ban shtet!

Duke futur këtu edhe hajnitë galopante të eksponentëve të ndryshëm të së djathtës, e pasurimin marramendës të vetvetes e familjeve të tyre, të kujtohen vargjet e Ali Asllanit, të para komunizmit:

Hani, pini e rrëmbeni,
Mbushni xhep’, e mbushni trasta,
Të pabrekë u zuri dreka,
Milionerë u zuri darka!

Duket se historia përsërit veteveten. Kur shqiptarët nuk kanë sundim nga të huajt apo shtet diktatorial, ata po e temregojnë veten se janë tradhëtorë e hajna të vendit të vet, të paaftë të bëjnë shtet! E ky është trishtimi jonë, pasi ndikimi oriental i shoqërisē sonë bën që të kemi falsitet të lartë, dhe të mos jemi seriozë në marrëdhënie me veten, me njëri-tjetrin dhe me të huajt. Ne po tregojmë sot një paaftësi të madhe shtetformuese si popull.

Edhe ambasadori turk në Shqipëri, që shtron iftare në Shkodër me rastin e Bajramit dhe ku frohen edhe zyrtarët katolikë të shtetit të marrin pjesë dhe të flasin për lumturinë islame e harmoninë fetare, po thotë: “Shqipëria sot e njëjtë me Shqipërinë e para Luftës së II Botërore”. Pra, u kthyem në pikën zero! Bravo! Historia po përsëritet. Janë turqit e serbët – dy pushtuesit tanë më të tmerrahëm, që thonë se shqiptarët janë të paaftë për të bërë shtet. Fatkeqësisht po tregojmë se ata kanë të drejtë…

Hani, pini e rrëmbeni, o bagëti!

Se shkollimi e dija, e kuptueshmëria për mënyrën se si funksionon një shtet demokratik, është sport i rëndë për ju!