S’ka asgjë për të qeshur

0
1275
Dritëro Agolli, vizatim

Ormira Lulani postoi në FB poezinë e Dritëro Agollit:

S’ka asgjë për të qeshur

S’i kam dashur kurrë gjërat e bujshme
Dhe shpesh jam menduar duhan duke pirë;
Ka gjëra lakuriqe, që sjanë të turpshme,
Siç ka dhe gjëra të çndershme, të veshura mirë.

Ja, e vërteta rri lakuriqe ngaherë,
Ja, dhe gënjeshtra me petka rri veshur!
Me thoni: cila ka turpin dhe cila ka nderë?
Kjo që ju thashe s’ka gjë
për të qeshur!