Gazeta TemA, 29 maj 2019
Në protestat e fundit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha është shfaqur edhe si Elvis Naçi.
Ai falenderon besimtarët myslimanë që po agjërojnë për Ramazan dhe i ka ftuar protestuesit të mbajnë një minutë heshtje, a thua besimtarët që agjërojnë kanë vdekur.
Më pas, vendosi të shtyjë protestën e së premtes, meqe qënka “Nata e Kadrit”, a thua se PD është një organizatë myslimane dhe axhendën e saj e diktojnë ritet fetare.
Por më qesharak është një njoftim i Partisë Demokratike të Pogradecit.
“Mesazhi Kryetarit Basha per te gjithe Deget e PD, ne respekt per gjithe muslimanet qe kane marre pjese ne protestat e PD edhe pse Agjerueshem.
Shtyrja e dites se protestes eshte nje Respekt qe i ben Partia Demokratike Muslimaneve (dt 31 pritet te jete nata e Kadrit) !
Të jesh Demokrat dhe Musliman është princip!
Ne takim u lane dhe detyra nga kryetari i bashkise te kemi nje angazhim dhe me te madh ne daten 2 qershor dhe infrastruktura nuk do jete problem”, thuhet në këtë njoftim, ku merrte pjesë Klevis Balliu dhe kryebashkiaku i Pogradecit.
Në mungesë të njerëzve, me sa duket Lulzim Basha është duke luajtur kartën e fesë, duke e identifikuar kështu Partinë Demokratike me fenë islame, pasi sipas logjikës së Bashës, këta të fundit janë më të shumtë në numër dhe kështu siguron më shumë votues.
Vetëm se kjo kartë është e rrezikshme dhe nuk është çudi që në ndonjë nga protestat e radhës së PD-së, protestuesit të thërrasin si ata tifozët e Tiranës, “Allahu Ekber”. (TemA)
Të jeshë Lulzim Basha do të thotë të jeshë gomar islamikokomunist edhe ne Horoskop.
Komentet janë mbyllur.