Ata që po i ngrehin frenat duke na kthyer mbrapa, mbajnë përgjegjësi historike

0
436
Skënder Mulliqi

Nga Skënder MULLIQI

Pavarësia e një shteti ose ekziston edhe praktikisht, ose është vetëm farsë. Ajo ka të bëjë me autonominë e plotë të institucioneve si në planin e mbrendshëm ashtu edhe në planin e jashtëm, si dhe ne prurjen e vendimeve sovrane politike, të cilat rregullojnë jetën mbrenda territorit të vet. Një shtet është Sovran aq sa është edhe shkalla e funksionimit të institucioneve të saj, pa ndikimet e faktorit ndërkombëtar.

Kjo mvaret edhe nga mënyra e qasjës karshi problemeve të politikës, rrjedhave ekonomike dhe kulturore, si dhe valimi i flamurit kudo që përfaqësohet shteti. Shumë nga këto komponente të shtetberjës nuk arritëm t’i kemi edhe pas 20 vitesh. Nuk arritem, së ata qe e udhëhoqën shtetin u treguan të pa përgatitur, si në pikëpamje profesionale ashtu edhe në pikpamje morale… Na mungoje kritika dhe vetëkritika si dy postulatet elementare në demokraci.

Po na mungon shumë përgjegjësia morale, le për ate materiale, e cila na ka pru në shkallën më të ulët. Ne vend të unitetit për çështje madhore nacionale, na mbollëm përçarjen, urrejtjën dhe ndasitë. Krimi dhe korrupcioni jo që nuk u luftuan, por ato gjthnjë e më shumë po marrin përmasa të rënda. Shumica janë varfëruar skajshmërisht, ku si pasojë e gjithë kësaj po kemi largime masovike të të rinjëve nga vendi. Kjo është ana më e errët.

Po luhet më territorin e shtetit, që është akti më i lartë i tradhëtisë. Dhe, për të qenë çudia më e madhe, populli ka rënë në gjumë thua se nuk bëhët fjalë për fatin e tij. Është lënë anash sovraniteti dhe integriteti territorial i Kosovës! Partitë politike të cilat e drejtuan anijën e Kosovës, bashkëpunuan ndërmjet veti mire për të përfituar materialisht. Harruan atë së për çka janë zgjedhur. Na servuan dhe po na servojnë afera ndër më të ndryshmet për ta zhvendosur vemendjën nga problemet kruciale më të cilat po përballën qytetarët.

Duket se protestat demokratike kanë mbetur e vetmja rrugë për të shpëtuar shtetin e ri te Kosovës, dhe shqiptarët në trojet etnike. Me duket mua së kemi edhe ndarje te taborrëve politike në pikëpamje ideologjike, të cilat mund të na kushtojnë shumë. Jemi duke i humbur edhe miqët tanë, të cilët bënë shumë për ne historikisht edhe në luftën e fundit qlirimtare.

Identiteti ynë është futur në kaos, është duke u rrezikuar seriozisht më shumë nga vete ne. Mos të vikasim atëherë kur bëhët tepër vonë për fatin tonë. Ata që janë duke i ngre frenat, duke na kthyer shumë mbrapa, do të mbajnë përgjëgjësi historike…