Në çakorr me Azem Shkrelin

0
350
Nexhat Halimi

Nexhat Halimi

Dolëm maje çakorri të djersitur udhe të gjatë
Hyjmë të pimë diçka në shtëpinë prej druri
Brenda qenë dhjetë dymbëdhjetë karrige thjeshtë
Binte erë frutash të egra qe tashmë vjeshtë
S`vonoi e ra nata me hënën lart e malet kreshta
Mbështeta në karrige shpinën thyer e heshta
Vumë bërrylat në tryezë e faqet në shuplaka
Kujtuam çaste betejash të gjata e të përgjakura
Pijet arritën në tryezë mendja ikte gur më guri
Të gjatë e ka dhembjen e të ashpër rugova
Papritur do të çilet dera e do të hyjë kosova
Me të azem shkreli e një copë e pishës së zezë
E pimë nga një pije bashkë ndoshta nga një kafe
Shkrepëm për shkup e për Shkodër ca llafe
E pyeti njëri dhe për sabri hamitin poet e kritik
Tha është veç i zgjuar e idhnak. Është lirik