FUNDI I BOTËS? (për ata që më pyesin)

0
412
Bota ku jetojmë, ilustrim

Nadir Mura

– Jetojmë në një epokë, ku politika është = fitim, pushtet, mendjemadhësi, përbuzje dhe jo = detyrë apo shërbim për të tjerët.
– Në një epokë, ku 70% e “lajmeve” flasin për seks, ku seksi është i lirë dhe dashuria është shumë e shtrenjtë.
– Ku vjen më shpejt pica se sa ambulanca.
– Ku njerëzit çmenden kur zbulojnë se ke te drejtë.
– Ku takimet kryhen nëpër Bar-ra.
– Ku evoluimi bëhet me thashetheme.
– Ku fëmijët nuk janë memë pjesë e familjes por i përkasin shoqërisë.
– Ku shtëpia dhe trualli nuk është më i yti.
– Ku edhe për ajrin qemë thith të detyrojnë temë pagosh taksa.
– Ku prespektiva është e zymtë dhe drithërimat të mbulojne trupin.
– Ku të humbasësh telefonin është më e dhimbshme se humbja e virgjërisë.
– Ku modernizim do të thotë të shfaqesh lakuriq.
– Ku profesionalizmi mori fund dhe ku i paafti bëhet i famshëm me followers.
– Ku rrjeti përdoret për budallallëqe dhe jo për t’u informuar.
– Ku nëse s’pi akoohol e cigare nuk je në një linjë me “stilin”.
– Ku adoleshentët flirtojnë që në ‘djep’ e pemërdorin fjalë banale.
– Ku nëse nuk mashtron tjetrin nuk të zë gjumë natën.
– Ku familja ështemë shthurur dhe ku tashmë egziston “uni”.
– Ku urrejtja ka pllakosur botën dhe besimi fetar trurin.
– Ku nuk lindin më shkencëtarë por fudullë “të diplomuar”, që shesin mend.
– Ku qetësia shpirtërore nuk ekziston me dhe stresi ka hipnotizuar.
– Ku mediat shesin përralla dhe “delet” pohojnë me blegërimë.
– Ku po helmojmë njëri-tjterin për një grusht para dhe prapë nuk po e kuptojmë.
– Ku ujin e blen me para edhe pse ta ka falur Perëndia.
– Ku paguan që sa lind, sepse përdor monedhat e fabrikuara nga ATA.
– Ku ATA bëjnë ç’të duan dhe ti as që nuk do ta kuptosh kurrë dhe nëse kupton, të eleminojnë me mjeshtëri.
– Ku gjaku po “gërshetohet” në Një të Vetëm e pasuruar ATA, që shkojnë drejt objektivit të përkryer.
– Ku ATA nuk do t’i njohësh kurrë, sepse nuk jane si MASA, që u pëlqen pozimi.
– Ku zhdukja e specieve “u realizua” dhe njeriu doli një falimentim.
– Ku planeti po merr fund dhe arka e Noe-s ende nuk është shpikur.
– Ku tualetat janë kthyer në studio fotografike dhe zyrat në “shtëpi publike”.
– Ku tempujt janë kthyer në pika takimi.
– Ku të adhurosh Zotin është e vështirë.
– Ku gënjeshtrat bëhen realitet.
– Ku gratë kanë frikë nga shtatzania më shumë se viruset vdekjeprurës.
– Ku ligjet të detyrojnë të marrësh rrugë të tjera.
– Ku vagabondët paguajne lirinë e tyre pas një dite burg.
– Ku budallenjtë tallen me të zgjuarit dhe i ofendojnë.
– Ku budallenjtë çohen në këmbë për të respektuar “të fortin” që kalon në rrugë, e jo të mençurin.
– Ku vlera e një njeriu është më pak se hiçi (janë shtuar shumë…).
– Ku paraja është më e rëndësishme se çfarë do tjetër.
– Ku meshkujt janë kthyer në femra dhe femrat në meshkuj.
– Ku estetika vihet në plan të parë, e jo përmbajtja.
– Ku njerëzit trajtohen si kafshë dhe kafshët si njerëz.
– Ku nëse grumbullon ujin e zotit (shiun), të gjobisin.
– Kur cogito ergo sum “vdiq” dhe triunfon injoranca.
– Ku, ku ku, ku…

Por,
për fat të mire, jo të gjithë janë kështu, dhe kjo (mbase) do të bëjë lulëzimin e LUMTURISË, qemë ka humbur gjatemë netëve temë errëta të kësaj rruge të pafund!