STUHIA QË PO VINTE

0
577
Artan Kajtazi

Artan Kajtazi

Me një palë këpucë nuk mund të kapërceni aq shumë bjeshkë!
Gjurmët e fërkemeve do të iu zhduken para syve
Dielli nuk do të ketë aq fuqi ta ndriçojë rrugën për shëlbim*
Hijet e pishave do të ju ndjekin si vdekje e ftoftë
Qielli i dhembjes do të lëshojë një klithmë të llahtarshme
Oshtime lakuriqësie e shkatërrimi shtigjeve do të keni
Na tha një plak i kërrusur
Kur ia shitem kafshët shtëpiake për të ikur në Mal të Zi!
Po edhe ashtu të gjallë, si të vdekur ishim!

*Shëlbim – Shpëtimi i shpirtit