Kërcënimet konkrete paraprirëse që lidheshin me tentim-kidnapimin dhe tentim-vrasjen e 27.05.2009

0
618

Skender Jashari

Luginasit që na njohin, e kanë të vështirë t’i nuhatin prapavijat e veprimeve të Serbisë kundër familjes time të ngushtë. Mirëpo pa i shqyrtu dhe analizu më në detaje, rastet konkrete të kërcënimeve të ndryshme, nuk mund të nxjerret lehtësisht qëllimi i Serbisë-qëllimi i tillë është i fshehur.

Historikisht dihej që Serbia angazhohej në identifikimin e Shqipëtarëve me islamizëm, gjatë gjitha periudhave historike pas ardhjes së Perandorisë Osmane. Kujtojmë shkurtimisht: aleancën e Perandorisë Osmane me Patrikanën e Stambollit (ortodoksët-sllavo-grekë); fillet e instrumentalizimit të islamikëve nga ministrat e jashtëm dhe ambasadorët e Rusisë- praktikë të cilën e mori edhe Serbia, Greqia etj; elaborateve të Naçertanisë dhe propjekteve e ligjeve agrare të Serbisë; etj. etj.

Mos të harrojmë që Lugina e Preshevës, nga Perandoria Osmane filloi të islamizohet përdhuni (flas për pjesën perëndimore të saj), pas dështimit të Çlirimit nga Ushtria e udhëhequr nga At Pjetër Bogdani (gjegjësisht pas vitit 1690!). Për fat të keq, Karadaku i Luginës së Preshevës, as pas dëbimit të Perandorisë Osmane nuk ishte islamizuar, por ai u islamizua nga Mbretëria Serbo-Kroato-Sllovene dhe Jugosllavia, në vitet 1912-1990.

Mos të harrohet që Karadaku i Luginës së Preshevës, identifikohet si vendi me më së shumti katolikë të fshehtë (kripto-katolikë). Derisa qëllimi kryesor i shovenizmit serb, ishte që Shqipëtarët t’na paraqesin të ardhur me ardhjen e Perandorisë Osmane; të zbritur nga malet me ardhjen e Perandorisë Osmane; të ardhur nga Azia me Perandorinë Osmane; apo së paku të na mbajë të lidhur me islamizmin (shkaku i së cilës Trojet tona u pushtuan, copëtuan nga vitet 1887 e këndej).

Pasi kishim vërejtur që Serbia me çdo kusht tentonte t’na identifikonte për islamikë, pavarësisht sesa rreziqe mund t’i shkaktonim asaj (derisa analizonim disa dhjetëra e dhjetëra shokë, të cilët ishin tejet të dalluar si luftëtarë kundër Serbisë, gjatë luftërave të fundit, por që Serbia dhe njerëzit e saj nuk i kërcënonin, nuk i sulmonin dhe nuk i rrezikonin!), kjo ishte e qartë që Shqipëtarët Katolikë të Luginës së Preshevës (Karadakut) asesi t’mos i lejonte të dilnin publikisht. Disa nga gjyshërit dhe stërgjyshërit e familjes time të ngushtë, shkaku i të qenit Shqipëtar katolik i Karadakut, nga Serbia ishin kryqëzuar në Levosovë.

E kishim të qartë, kërcënimet e vazhdueshme në forma të ndryshme si në Prishtinë, ashtu edhe në fshatin Rahovicë komuna e Preshevës, ishin paraprirëse të rasteve serioze, si të 27.05.2009.

Në mënyrë kronologjike, parashtroj veprimet e agjentëve dhe agjentëve islamikë të Serbisë kundër meje dhe familjarëve të ngushtë të familjes time, që lidhen dhe ndërlidhen me luftën e Serbisë kundër daljes publike të Shqipëtarëve katolikë të Luginës së Preshevës.
Disa herë derisa isha në oborrin e Kishës shën Ndou në Prishtinë, isha vërejtur nga dy kushërinj (V.S. i njohur si bashkëpunëtor i policisë serbe në Preshevë dhe djali i tij si informator i po kësaj policie)! Që në rastin e parë, e kisha nuhatur që kjo do sjellte rrezik. Menjëherë agjenti islamik i Serbisë F.I, në afërsi të kësaj Kishe, disa herë filloi t’më përcjellte!

Më 11.01.2007, në Kishën Shën Ndou, vjen edhe një Preshevar (G.S. bashkë me një vajzë), që në bisedë e sipër me disa besimtarë, në çastin që pyetet: ”nga je!?” Një nga të pranishmit, thotë që edhe ky (pra për mua) është nga Presheva, por nuk kthehej aspak nga unë! G.S. menjëherë sytë i kthen në drejtim timin, edhe pse isha pothuajse anash tij dhe nuk e shikoi ndonjë tjetër por vetëm mua. Kjo më dha qartazi dyshimin, që pastaj privatisht e pyes a qëndrove me dikë këtu apo drejt erdhe në grup!? Më thotë që drejt kishte ardhur aty! Nga kjo vërtetova që ai kishte paraprakisht informatë për mua. Në shkollën e mesme, një familjar të tij, e njihja për islamik ekstrem.

Gjatë kësaj kohe kisha kërkuar informata për të, nga miqtë e mi, për t’i vërtetuar dyshimet në lidhje me të. Më 07.05.2007, në orët 18:40-18:55, G.S. më fliste armiqësisht kundër Shqiptarëve musliman të Luginës së Preshevës, duke më treguar që: ”një djalë i axhës së tij, që jetonte në Beograd, me nënën e tij serbe, në trazirat e Marsit 2004, kishte ardhur në Rahovicë dhe kishte tentuar t’ia vinte flakën Xhamisë së Durçajve)!” Kjo informatë përfundimisht më kishte bindur, që ai ishte person i policisë së Serbisë!

Derisa vazhdonin kërcënimet telefonike dhe përmes internetit, por edhe kërcënimet nëpër rrugë dhe ndaj familjes, po ashtu edhe kërkimet dhe kërcënimet e policisë serbe në fshatin Rahovicë. Kërcënime nga serbë (shumica policë), si më 18.10.2007, pastaj edhe përmes internetit, por sidomos përmes telefonit.

Derisa roletat e dritareve të banesës time në Prishtinë, më 29.04.2008 (e martë, ora 23:20), për disa ditë rresht goditen me gurë. Arrij ta zë këtë person, e që ishte kuptu që ishte shkaku i fesë. Këtë e ka dëshmuar edhe në policinë e Kosovës edhe dëshmitari K.M. më 30.04.2008.

Kërcënimet shkaku i fesë edhe nga disa bashkëfshatarë, të cilët i njihja si bashkëpunëtorë të policisë së Serbisë, madje edhe që disa familjarë të tyre kanë qenë pjesë e Luftës së UÇPMB-së, siç ishte më 19.07.2008, në Sheshin Nënë Tereza, nga Q.S. dhe V.S. ky i fundit duke filluar t’më fliste lutje fetare arabe, për 30-40 sekonda, duke më këshillu të konvertohesha në islamik, ashtu siç kishin bërë axhallarët e mi. Më 25.07.2008, sërish V.S. fillon t’më terrorizonte duke më fyer mua, deri duke tentu të nxjerrte pistoletën (pistoleta ishte prodhim serb, dukej që ishte e papërdorur!).

Më 11.08.2008 (e hënë), ora 00:10, përmes telefonit numër i Kosovës, filloi t’më kërcënonte në emër të islamit! Nga ky rast dukej qartë që ky rast ishte fillimi shumë serioz i kërcënimit. Ndërsa më 20.08.2008, nga nëntë numra të Kosovës, 044 dhe 049, vazhdimisht kërcënonin në emër të islamit. Rastin e lajmëroi në Stacion të Policisë në Prishtinë, ku në ndërrim ishte polici hetues Q.H.1 ky hetues as si rast nuk e regjistron duke thënë që nuk është aspak serioze kërcënimi. Më pas rasti i tentim-kidnapimit dhe për pasojë i tentim-vrasjes, kishte lidhje me këto kërcënime.

Agjentët islamik të Serbisë (e që Agjentë të Serbisë janë quajtur nga Kryeministri i Republikës së Kosovës, me rastin e arrestimit të kësaj grupe), kanë filluar kërcënimet në internet, përmes facebookut, pastaj përmes komenteve dhe mesazheve në Forumin shqipëtar, kurse më saktë me 20 gusht 2008, ora 16:19 minuta, më thirrë me tel celular me këta numra 049 184 xxx dhe 049 434 xxx. Pasi kisha lajmëruar policinë dhe përgjegja e policit të Kosovës (Q.H. që mbronte agjentët islamikë të Serbisë), atëherë kam ble një numër 049 dhe i bëja zile atij si kundërpërgjigje, për disa ditë e netë vazhdimisht pa ndërprerë.

Ngaqë e sheh që s’mundëte që të qëndronte pagjumë më shumë sesa unë, më jep një numër telefoni 044331xxx, duke më thënë: ”a guxon me ia prish nervat këtij numri!?” Unë kam thirrë 044331xxx dhe i kam thënë: ”këta numra 049184xx, 049434xxx, 044401xxx, 044503xxx, 049834xxx, 044474xxx, ma kanë dhënë numrin tënd, që me të pengu, sepse ata më kanë kërcënuar mua, policia e Kosovës asgjë nuk bën, unë kam ble një numër dhe ditë e natë, siç më pengojnë ata, ashtu bëj edhe unë, a më tregon kush është pas këtyre numrave!?

Më tregon duke ma dhënë emrin dhe mbiemrin të personit dhe emrin e saktë të fshatit!
Menjëherë kam thirrur numrat që më kërcënonin, duke ua thënë e di kush jeni, duke e mbyllë telin, e duke mos më kërcënuar më!

Më 10.09.2008 (e mërkur), derisa isha në Meshë në Kishën Shën Ndou në Prishtinë, në ora 18:00-18:00, hyjnë 4 djem të panjohur, duke u ulur në krahun e kundërt timin, disa dhjetëra herë shikonin dyshueshëm në drejtim timin. Pas rastit pyes një person, kush ishin këta njerëz, ai më thotë: ”G.S. me dy prej tyre ka qëndru në oborrin e Kishës!”. Të nesërmen më 11.09.2008, e pyes G.S. në mënyrë që ky mos të dyshonte, e pyes: ”bravo të qoftë, që po i kthen Shqiptarët musliman në fenë e Shqiptarëve!?”2 Më përgjigjet: ”jo more çfarë të kthyni në katolik ata.”3 I them po se a s’janë Preshevarë? Më thotë: ”njëri është i Suharekës, e tjetri i Prishtinës…”.

Mirëpo më 29.12.2008 (e hënë) ora 12:50, në Prishtinë, tek Menza e Studentëve, më takon një kushëri A.Q. (i cili ishte student në UP), i cili menjherë shprehet:”ishalla bëhet luftë, se menzi po e pres me luftu kundër shkaut” – kjo më bëri të kuptoj se ai ishte i dyshimtë, sepse e njihja mentalitetin dhe historinë e familjes së tij. Ai ishte i sigurtë që unë isha në dijeni të çdo aktiviteti ushtarak a politik, për Çlirimin e Luginës së Preshevës. Mes tjerash në besim më tregon që kishte bërë stërvitje terroristësh në Bosnje dhe në një vend të Lindjes së Afërt.

Vazhdova të mbaja kontakt me këtë person, duke e pa që arrija të merrja informata tepër të rëndësishme për terrorizmin islamik të Serbisë! Pasi kisha mbledhur gjitha informatat e rëndësishme nga ky person, ato i deponojë në Institucionet e Kosovës dhe në Ambasadët e caktuara, e që po atë ditë, kam marrë kërcënimin nga policia e Serbisë (siç prezentohej dhe dëgjoheshin radiolodhjet si Stacioni i Policisë në Preshevë). Nga ky agjent islamik i Serbisë, tentohet që rastin e tentim-kidnapimit tim ta linin gjoja thjeshtë si hakmarrje e Serbisë kundër angazhimeve të mia ushtarake kundër Serbisë!

Në pranverë të 2009, një familje e njohur për lidhje me Serbinë, madje edhe me Klanin e Zemunit (shkaku i së cilës opozita serbe thekson që është vrarë nga Agjentura Serbe Isuf Azizi, ish deputet komunal në Kuvendin komunal në Preshevë), marrin një tokë (arë) të familjes së gjerë (të një axhe tim), por të cilën e punonim familja ime e ngushtë. Familja që mori këtë tokë, nuk e kishte patur asnjëherë më parë tokën në këtë vend, por në një vend tjetër (rreth 200 metra më poshtë). Mirëpo qëllimisht për t’a futur familjen time të ngushtë në konflikt, që ta mbronim tokën tonë, dmth t’na futnin që t’na vrisnim për tokë.4

Isuf Azizi dhe familja e tij, paraprakisht kishte konflikte edhe me familjen e Njazi Kishës (spijunit të Rankoviqit) dhe vëllaut të tij. Po ashtu probleme të tilla kishte edhe me një kushëri të tij, që ia kishte marrë me ndihmën e policisë së Serbisë tokën! Më 22.05.2009, ora 23:10-20, njoftohet në medie që ishte vrarë Isuf Azizi, sipas gjitha dëshmive që qarkullonin në publik kuptohej që vrasja ishte bërë nga Serbia. Ky rasti ndodhi vetëm 5 ditë përpara se të ndodhte tentim-kidnapimi dhe tentim-vrasja kundër meje!

Nga bashkëpunëtorët e Serbisë, më vinin informata, që disa vrasje dhe helmime mes familjeve Kishaj dhe Azizi, ishin të implikuar Serbia, në njërën anë pozita serbe, në anën tjetër opozita serbe (gjegjësisht Klani i Zemunit)! Madje nga një bashkëpunëtor i Serbisë -polic multi(ç)etnik, ka rrjedhur një informatë  besohet që është dhënë informata e tillë qëllimisht nga policia e Serbisë), që vrasësit (disa persona), të Isuf Azizit, paskan ikur në drejtim të Kosovës, duke e hedhur një makinë tek Kacipupi (në Rahovicë)!

Grupi i agjentëve të Serbisë (siç Kryeministri i Kosovës i quajti), gjegjësisht të agjentëve islamikë të Serbisë, kishin lidhje me kërcënimet telefonike të gushtit 2008, siç më vonë do e kuptoja disa nga personat që kërcënonin kishin zë të njejtë me disa nga ata që kishin marrë pjesë në tentim-kidnapim dhe tentim-vrasje ndaj meje. Po ashtu mënyra e kryerjes dhe shumë lidhshmëri të tjera i ndërlidhnin dhe i inkriminonin këtë grup.

Nga kjo kisha kuptuar që përpjekjet për të kryer kidnapim dhe atentat kundër meje, ishin planifikuar me kohë, isha përcjellur nga disa persona disa herë, informatorë për aktkryesit po ashtu kishte disa të tillë!

Që në fillim kuptohej, që ndodhja e vrasjes së Isuf Azizit, nga fshati im; pastaj përcjelljet e vazhdueshme nga informantët, bashkëpunëtorët dhe agjentët islamik të Serbisë ndaj meje në Prishtinë (duke hyrë edhe brenda Kishës tonë); qëllimet që kishin në kërcënimet përmes telefonit dhe internetit; të gjitha ishin komplementare mes vete, që të sjellte në përfundimin, që Serbia ishte urdhërdhënësi për gjitha kërcënimet, sulmet dhe së fundmi edhe tentim-kidnapimin dhe tentim-vrasjen time.

Më: 25.05.2019

Skender Jashari, i burgosur politik nga EULEX, për rastet e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë së Serbisë në Dobrosin komuna e Bujanocit. Ky shkrim është pjesë e marrur nga punimi i bërë gjatë qëndrimit në burgimin politik! Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake.

Referenca:
1. I cili ishte i njohur edhe nga unë për lidhjet dhe mbrojtjet që i bënte agjentit islamik F.I.
2. Pyetja e tillë ishte e qëllimshme, duke e pa që ai në këtë mënyrë ma prezentonte fenë e tij, duke tentu ta fshehte qëllimin e tij.
3. Përgjigja kaq bindëse, ishte plotësisht e bindshme për mua që ata 4 djem ishin të dyshimtë!
4. Këtë taktikë Serbia shumëherë gjatë viteve 2001 e më pas e ka përdorur, por nuk kishim rënë viktimë e tyre!