Shtatë ditë nga ikja në amshim e veprimtarit dhe humanistit dukagjinas, Miftar Kacoli

0
1484
Miftar Kacoli

(Në vend të homazhit)

Shkruan: Lekë Mrijaj

Sot, më 25 maj 2019, u mbushën shtatë ditë që kur u nda nga kjo jetë, veprimtari, Miftar Kacoli. Ndaj një ditë më vonë e mbarë familja, farefisi, miqt, kolegët e shokët e tij i dhanë lamtumirën e fundit këtij veprimtari të denjë e humanistit dukagjinas nga Peja, Miftar Kacoli.

Ritualin e varrimit dhe fjalën mortore të fundit në varrezat katolike të qytetit të Pejës, për të ndjerin Miftar Kacoli, e bëri famullitari i kishës së Klinës, don Lenc Sopi, dekan i dekanatit të Pejës e ish-famullitar i kishës së Pejës. Miftar Kacoli, ishte një burrë që rrezatonte plotë mirësi e solidaritet, ishte një burrë që vlerësonte më të mirën dhe ndihmonte e kultivonte gjithmonë të mirën humanizëm e atdhedashuri, vëllazërinë e bujarinë mbarshqiptare.

Ky atdhetar i devotshëm e humanist dhe mbi të gjitha njeri dhe mik i përkushtuar për të gjithë, në qytetin e Pejës, njihej përmes shëmbelltyrës urtake të humanizmit, pikërisht ai vjen si një figurë që vertetë duhet admiruar dhe përkulur epietet të veçantë para tij përjetësisht.

Përveç karakterit të tij prej idealisti të pandalshëm në rrugëtimin tij atdhetar, e human tek figura e Miftarit, shohim edhe karakterin e tij burrëror të njeriut të besës e të fjalës. Ishte një burrë i cili edhe përkundër sfidave të natyrave të ndryshme, ai kurrë nuk u gjunjëzua e as nuk dëshpërua dhe kurrë nuk e shprehi dëshpërimin apo zhgënjimin, ishte optimist e themi ketë sepse besonte fort në besë e në idealin e tij dhe idealistëve të tjerë atdhetar e çlirimtar të vëndit se një ditë Kosova, do të bëhej ashtu sikurse e kishte deshiruar, pra një shtet sovran dhe i pavarur karshi botës së emancipuar euroatlantike.

Për vite të tëra Kacoli, në kohën e pasluftës gjithëherë ishte në sherbim të Caritasit të Pejës, e njerëzve me nevoja të veçanta, kuptohet në shërbim e mbrojtje të atyre njerëzve që ishin me gjendje të veshtirë sociale duke ju ndihmuar e siguruar ushqim, ujë, strehim, dhe furnizime të tjera humanitare. Për Miftar Kacolin, shqiptaria e humanizmi ishin ushqim një frymëmarrje që do të thotë se ai nuk vuante aspak nga idoltaria, pasi e konsideronte veten një qytetar modest, që duhet të përmbushte detyrat e tij ndaj kombit e njerëzores pa dallim.

Ai, përveç veprave të tjera të mira, la pas vetës djemt: Florimin, Vilsonin dhe Agronin dhe vajzat Florën, Dritën dhe Shpresën, si dhe plot nipa dhe mbesa të cilët me përkushtim nder breza do ndjekin veprat e tija.

Lavdi veprës së tij! Kujtimi për veprimtarin e humanistin Miftar Kacoli, do të jetë i paharrueshëm!
Telegrame ngushëllimi, me rastin e ndarjes nga jeta të Miftar Kacolit derguan këta veprimtar:

Intelektuali, studiuesi e veprimtari nga New Yorku, z. Tomë Mrijaj, në telegramin e tij ngushëllues tha se: E kam njohur shumë mirë Miftarin, që do të thotë se ka mbi pesëdhjetë vite që jemi miq (ishte i kurorëzuar me vajzën e axhës sime Vitoren). Ai ishte njeri i urtë, i dashur i buzqeshur, elegant ne veshje, modest në ndeja e biseda, njohës shumë i mirë i traditave tona kulturore shqiptare të të cilat i kishte trasheguar nga prindërit e tij.

Ai ishte një adhurues i flaktë i muzikës folklorike i cili në veçanti e adhuronte dajën e tij bilbilin e folklorit, rapsodin shqiptar, Man Sokolin, të cilin e kishte vëlla të nënës. Vlenë të thuhët se i ndjeri Mifta Kacoli, mbrapa ka lënë një familje të shkelqyshme. Pushoftë nën ombrellën e Hyjnisë qiellore!

Dr. Daut Çejku, në komentin e tij ngushëllues thotë se: Miku im Miftar Kacoli, me ti shkruajt këto fjale post mortem është pak e vështirë dhe rëndë por edhe kjo ndodhë ne këtë botë kalimtare, por miku im detyrohem ti shkruaj këto fjalë se ti i meriton këto fjalë se burrat epik sikur që jeni ju, janë në përfundim e sipër, sepse po vjen koha e mashqive i buzëqeshur gjithmonë edhe në vështirësi. Ju i tregonit tiparet e një prindi shembullor edhe ne vuajtje nuk ishe i dorëzuar, por ja qe vjen nji moment kur ndalët udhëtimi ne këtë botë për të filluar nga udhëtimi i përjetësisë në udhetimin e filluar drië tu bëftë rruga. Prehu ne paqe miku im në livadhet e Parrisit!

Edhe veprimtari nga Nju Jorku, prof. Lekë Perlleshi, në telegramin e tij ngushëllues në mes tjerash shkruan: I ndjeri Miftar Kacoli, ishte një njeri me tipare të larta njerezore, prind i dashur, shok i sinqert, i rrespektuar, e tere shoqeria, farefisi do ta perkujtojnë Miftarin si njeri i vlerave shumë pozitive, dashurin dhe rrespektin qe kishte per te gjithë, ishte burr i fjales se vertet, kishte sens për humor, fjalët e tij kishin gjithmonë shpresë, admirim dhe dashuri kudo qe gjindej ne shoqëri. I lehtë i qofte dheu qe e mbulon, ndersa shpirti i ti mbreteroftë ne Parajsë.

Ndërsa z. Ndoc Mulaj nga Shqipëria, në komentin e tij ngushëllues potencon : Miftar Kacolin do ta kujtoj gjithmonë me shumë respekt, pasi ishte dhe mbetët njeri prej miqeve të mi, me të mirë e me të afërt për vitët që ndejta në Kosovë. E gjeta dhe e lash si njërin prej njerëzve dhe burrave me pozitiv dhe me të mirë jo vetem te Kacoli, por edhe në Peje e rrethinë. Paste dritë e diell në jetën e pasosun, e ju familje e tij, paçi jetën e gjatë. Zoti ju lashtë shndosh familja Kacoli. Ngushëllime.