KASNECI DEMO(N)KRATIK!

0
431

AV. XHABIR ZEJNUNI

Mbrëmë, (23) i kundondodhuri dhe i palodhuri Sali Berisha, në studion e Opinion në TV KLAN, midis shumë pyetjeve që i drejtuan atij kadrinjtë në studio dhe që ai i rrëshqiti me mjeshtërinë e tij të zakonshme, por që për çudi kadrinjve nuk ju ra në sy, vetëm njërës pyetje ai ju përgjigj me sinqeritet ogurzez.

Kur Kadri Vangjeli i drejtoi Berishës pyetjen: “Çfarë do ndodhë me 30 qershor? A rrezikojme përplasje civile?”, Berisha pohoi se “Do ndodhë përplasja civile”. Me përgjigjen e tij, ai dha mesazhin se është po ai që do vendosë një përplasje të tillë civile! Pasi përplasja politike, duhet të ketë ketë patjetër si epilog përplasjen civile për interesa politike. Këtë përplasje, Berisha e justifikoi me faktin e ruajtjes së demokracisë. Nëse Berisha, i cili sot është asgjë (duke mos pasur asnjë funksion politik, institucional apo legjislativ), ankohet për mungesë demokracie, ku ai shfaqet pa pushim në studiot e ndryshme televizive duke shpallur si kasnec mesazhe lufte, atëherë duhet marrë me të vërtetë i qenë fakti i mos ekzistencës së demokracisë për faj të satrapit Rama!

Problemi është se tash 30 vite, janë politikanët ata që po shpikin përplasjet civile, të cilat po i paguan më pas me gjakun e tij populli ynë.

Nëse politikanët e kanë kaq për zemër demokracionë, atëherë le të dalin ata të parët në ballë të protestave me familjet dhe farefisin e tyre dhe jo të qesin popullin e shkretë si mish për top nëpër sheshe.

Nuk ka qëlluar në asnjë protestë gjatë këtyre 30 viteve që të jetë vrarë ndonjë politikan apo fëmijë politikani! Përveç rasteve të vrasjes së ndonjë politikani me hjeksi pas shpine! Por, jo në protesta!

Të gjithë e dime se me 13 shtator 1998 Fatos Nano në vend se të rrinte me snajper në Kryeministri për të pritur Berishën, ai preferoi të braktiste Kryeministrinë! Berisha e pushtoi Kryeministrinë, por e la menjëherë atë pas një telefonate nga përtej oqeanit! Ndërsa Berisha disa vite më vonë preferoi që të priste me snajper në Kryeminstri Edi Ramën me 21 janar 2011! Populli shqiptar pati fat shumë të madh që Edi Rama atë ditë nuk hyri vetë në Kryeministri. Por, jo të njëjtin fat patën KATËR viktimat, që u vranë në rrugë jashtë Kryeministrisë të ftuar nga Rama.

Deri kur do manipulohet populli i shkretë për interesa politike(…)?!