Fahri Xharra në FB.
Sot, me datë 23 maj 2019, në orën 11-të, ishte në Gjakovë, mysafir i Klubit letrar “Gjon Nikollë Kazazi”, NOBELISTI për paqe me prejardhje hebreje nga Argjentina. Ztr. ERNESTO KAHAN.
Ernesto Kahan, ka fituar Çmimin Nobel në vitin 1985, për Paqe në Botë. Është poet me renome ndërkombëtare, mjek i mirënjohur në botë, ligjërues për mjekësi në disa shtete të botës dhe predikues i paqes.
Ka botuar në shqip librin me poezi “Pakti im testament”.
Klubi letrar “Gj.N.Kazazi”, e pat për nderë t’ia promovojë librin dhe të zhvillojë një bisedë për paqen në Botë.
– Është Nobelisti i parë që vjen në Gjakovë.
E falënderoj mikun e shqiptarëve që e zgjodhi Gjakovën për promovimin e librit të tij, përkthyer në shqip nga Jeton Kelmendi
Falënderime të posaçme për mikun e madh Jeton Kelmendi për organizimin e këtij takimi me vlerë të madhe.