Gjyla Çeliku, edhe sa shqiptare duhet të ngelin shtatzënë nga djemtë dhe nipat e Abu Omarit, Bin Ladenit dhe Sadam Husenit për t’a kuptuar ju sa është ora?

1
807
Gjyla Çeliku
Lirim Gashi
Lirim Gashi

Nga: Lirim Gashi

Oj profesoresha e dashur Gjyla Çeliku. O pasha tokë e qiell, e pasha Zotin tënd, që është edhe Zoti im dhe Zoti i Palit – vëllait tim shqiptar katolik. O pasha Zotin e kinezve, arabve, turqve, serbëve, rusve, mongolve, eskimezve. O pasha Zotin e të gjithë popujve të botës, po të drejtohem si me t’pasë motër prej një nënë e një babai. Besimi në Zot është e drejtë elementare e çdo individi.

Madje e drejtë e garantuar me Kartën e OKB-së për të drejtat e njeriut, të drejta këto që janë pjesë e pandashme, pa kontestueshme dhe pandryshueshme e vlerave universale që rezultojnë nga normativat dhe kriteret më cilësore humane, filozofike, shkencore, kulturore dhe edukative që i njeh bota.

Askush s’ka të drejtë t’ia ndaloj tjetrit besimin në Zot, macë, qen, lopë, arushë , orangutan, kameleon, pacov, amebë, hiroglirë, papuçore etj… etj… etj… përderisa besimi i atij tjetrit nuk e rrezikon sigurinë e përveçme dhe të përgjithshme shoqërore, identitetin kombëtar dhe rendin politik shtetëror.

Nuk thuhet kot se djalli strehohet me qëllim pas detajeve, për t’i mshefur sa më mirë faktet.

Dhe pikërisht faktet janë ato që e dëshmojnë të kundërtën e pafajësisë së rrejshme, që e manifestojnë me dinakëri të përkryer të gjithë ata shqiptarë trushpërlarë që i mbyllin me qëllim sytë para islamit politik vehabist dhe salafist, që po e rrezikon shtetin sekular dhe që po e shndërron me hapa të sigurt Kosovën në Kandahar.

Dhe këta shqiptarë trushpërlarë jo vetëm që po i mbyllin sytë para shndërrimit të Kosovës në Kandahar, por edhe para shndërrimit në arnaut, turq dhe arab të njerëzve shqiptar.

E nderuar dhe respektuar Gjyla Çeliku!

Rrugën Zoti nuk e ka krijuar për t’u lutur dhe për të ngrënë iftar politik dhe elektoral, por për të arritur prej pikës A deri në pikën B, në këmbë, me biçikletë, autobusi, tren dhe makinë.

Fakti që njeriu ka të drejtë të besoj në Zot, majmun, qebap e samun, nuk e bënë atë ndaj rendit dhe ligjit imun.

Dhe rendi dhe ligji thonë që besimi duhet të praktikohet mundësisht privatisht dhe heshtazi në shtëpi, kishë dhe xhami.

Imamëve nuk j’u ka thënë Zoti qitne gurmazin e fytit jashtë, duke bërtitur si tarzanat në xhungel Allahu Ekber me dhjetëra herë në ditë, sepse ka fëmijë dhe të rritur që nga kjo zhurmë e trishtë kanë frikë të madhe dhe panik.

Dhe nëse ju prej neve që mendojmë ndryshe kërkoni mirëkuptim, tolerancë dhe konsideratë për ritet tuaja të përditshme fetare , atëherë duhet të jeni të vetëdijshëm që edhe ne kemi të drejtë që të kërkojmë prej jush mirëkuptim, tolerancë dhe konsideratë për të drejtën tonë legjitime për t’u brengosur për synimet dhe veprimet tuaja djallëzore, të papërgjegjshme, pandërgjegjshme, anti humane, anti ligjore, anti civilizatore, anti njerëzore, anti kombëtare, trishtuese dhe të frikshme.

Dhe profesoresha e nderuar Gjyla Çeliku, argumentet janë 100% në anën tonë.

Dhe ato thonë që toka jonë e larë me gjakun e martirëve heronjve dhe dëshmorëve po kalon me ndihmën tuaj në duart e armiqve shekullor.

A ka mëkat, turp dhe tmerr më të madh se sa ky?

Edhe sa të rinjë shqiptarë duhet të masakrohen dhe masakrojnë në Siri, Avganistan, Jemen, Irak e gjetiu për t’a kuptuar ju këtë të vërtetë?

Edhe sa të reja shqiptare duhet të ngelin shtatzënë nga djemtë dhe nipat e Abu Omarit, Bin Ladenit dhe Sadam Husenit për t’a kuptuar ju sa është ora?

* * *

Do e sqaroj shkurt dhe qartë.

1. Religjioni kur futet në politikë ai nuk është më religjion, sepse:
A. shndërrohet në Parti politike ekstreme dhe
B. e rrezikon shtetin sekular.

2. Islami politik në çdo shtet të botës është dëshmuar si ekstrem primitiv, diskriminues, intolerant, anti human, anti njerëzor dhe dekadent.

3. Ata që thonë se problemet sociale dhe varfëria janë apriori fajtorë për përhapjen e islamit agresiv politik nuk e thonë të vërtetën e plotë. Në vitet e gjashtëdhjeta, shtatëdhjeta, tetëdhjeta dhe nëntëdhjeta të shekullit të kaluar ne kemi qenë në kuptimin individual dhe familjar apo për kokë banori shumë më të varfër se sa sot, por islami ekstrem s’ka pasur as gjasa teorike për të lëshuar rrënjë dhe për t’u përhapur në trojet etnike shqiptare . Unë nuk e njoh asnjë shqiptar të asaj epoke që e ka sulmuar figurën e Gjergj Kastriotit. Diçka e tillë ka qenë non sens, gjegjësisht e pamundur.

4. Shtrohet pyetja: Atëherë pse ka ndodhur ky paradoks pikërisht pas çlirimit nga okupatori serb? Sepse Serbia mosprezencen e saj policore dhe ushtarake në Kosovë e ka kompensuar përmes luftes speciale. Qëllimi i kësaj lufte speciale ishte dhe është:
A. goditja e vlerës më të madhe që e ka mbajtur korpusin etnik shqiptar vazhdimisht të fortë, të pathyeshëm dhe kompakt dhe që manifestohej si toleranca më e avancuar ndërfetare në Evropë dhe
B. Ndryshimi i imazhit të shqiptarëve prej një populli pro evropian, pro amerikan dhe tolerant në një popull ekstremist fetar, pro turk dhe pro arab.

5. Ndryshimi i tillë i imazhit i arrin dy efekte të rrezikshme :
A. Prishjen e raporteve me USA dhe shtetet e BE-së,
B. Humbjen e përkrahjes së tyre politike, ushtarake dhe ekonomike dhe
C. Krijimin e kushteve për kthimin e Serbisë në Kosovë dhe shpërnguljen e shqiptarëve në Turqi.

5. Për t’a arritur qëllimin e saj, Serbia i ka përdorur agjentet shqipfolës aktiv dhe pasiv të UDB respektivisht BIA-s dhe Imamet shqipfolës që kanë studiuar në Arabi Saudite, Katar, Jemen e gjetiu.

6. Financimin e këtyre imamëve e kanë bërë Ambasadat e shteteve arabe, Turqisë dhe Rusisë në Beograd.
7. Agjentet shqipfolës të Serbisë dhe Rusisë i kanë financuar dhe financojnë këto dy shtete aleate me njëra tjetrën nga buxheti i tyre.
8. Të gjitha këto që i thash vërtetohen nga dokumentet sekrete të CIA që i ka pranuar zyrtarisht Qeveria e Kosovës.


Apel për vajzat dhe femrat Shqiptare nga Gjyla Çeliku…

22/05/2019

Mos u bë vegël, por dëshmo vlera!

Në këtë mbrëmje iftari i lutem Zotit që të vetëdijësojë politikanët dhe biznesmenët që të mos shfrytëzojnë dhe shantazhojnë vajzat e reja!
Tmerr! Çka dëgjoj dhe lexoj është e tmerrshme!

Vetëdijësoheni o burra pleq që edhe ju keni vajza, si do ndjeheni ju si prindër po të ishit në pozitën e prindērve të tyre? A nuk ju shkon në mend që mund të jeni prindërit e tyre?
Vajzave u mësuat rrugën e gabuar për të arritur qëllimin e tyre, me një ardhmëri të errët përpara! Nëse ju u bleni një palë xhinse të ngushta 100 Euro, ajo përsëri i vesh për të joshur moshatarët e saj, jo juve, por ju jeni shumë gabim, ju bashkë me ato.

Një telefon IPhone nuk të shfaq më të pasur përpara të tjerëve, as më të bukur dhe as më të ditur. Nga historitë që dëgjoj unë urrej telefonat e ri, rrobat e reja, gjininë time e cila është skllave e dëshirave dhe jo e realitetit, gjininë mashkullore që me çdo kusht mundohet të posedojë dhe blejë gjithëçka, përfshirë edhe vajzat e mitura-bashkëpuntoret-koleget.

Ato që nuk i pëlqejnë veprimet e tyre dhe kushtëzimet, ikin nga vendlindja edhe me vendime bile, ua keni gërrdit vendin e punës. Injorantin e pashkollë kur mundohesh ta motivosh, orientosh në edukim, t’i japësh pozitë me ndikim, ai/ajo nëse i jepet mundësia të përbin për së gjalli.

A kanë faj vajzat?
Po kanë, bile shumë sepse shiten. Shitja e trupit nuk është krenaria e pozitës që t’i posedon, por dështimi yt që ti vetes ia ofron. Kujtohu dhe ti vajzë e re, sonte kur unë apeloj nga zemra! Nëse e ke bërë, mos e bëj më! Nëse shantazhohesh, denonco, sepse unë kam kuptuar që me video ju shantazhojnë dhe fotografi😢 Nëse je një vajzë e re dhe lakmon një telefon, nuk është mënyra e vetme ajo për të arritur deri te telefoni, guxo t’ia kërkosh një familjari, por edhe mua, vetëm mos u shit sepse ti nuk je mall, ti je vlerë që duhet t’i ndihmosh shoqërisë!

Fajin më të madh kush e ka?
Keqpërdoruesit, dihet. Një vajzë e mitur dhe në pubertet, duhet të ndihmohet dhe edukohet, jo të shfrytëzohet. Një e punësuar duhet të realizojë profesionalitetin dhe të dëshmojë veten, jo të bëhet vegël dhe të flijojë veten, ndaj zgjohu dhe ti që nuk je e mitur dhe shitesh për pozitë sepse pozita yte është degradimi i shoqërisë dhe familjes! Kolegu me kolegen duhet të bashkëpunojnë për të arritur në profesionin e tyre dhe të kontribojnë në shoqëri, jo për të dëshmuar epshet aty ku duhet të dëshmojnë profesionin, ndaj zgjohu edhe ti që je ne gjumin e epsheve. Një mikeshe e imja sot m’tha:
Profesoreshe më fal që të them, boll t’shkollum kemi tash, me magjistratura e doktoratura, por kurrë nuk i edukuan epshet e tyre, si e definon ti?

Unë e mllefosur u përgjigja:
Deformim shoqëror. Aty ku nuk ka profesionalitet, ka vjedhje dhe perverzitet.
Zgjohu dhe ti që e lexon dhe mbase nuk është vonë!
Të lumtur të bën mundi yt.

Mua as mundi i bashkëshortit tim nuk do më bënte të lumtur edhe pse ndajë jastëkun me te, zyrtarisht është burri im, por çdoherë mundohem të mos shfaqem aty ku ai ka pozitë, sepse më duket sikur edhe pozitën e tij do shfrytëzoj, unë jam unë, ai është ai, me profesione të ndryshme, shpesh me mendime të ndryshme por në dobi të shoqërisë, mbi të gjitha çdoherë me jetë të shëndoshë familjare!

Edhe ti mundesh, ndrysho!

1 KOMENT

  1. Turqelitë ardhacakë i ndalojnë vendasve SHQIPTARË ndërtimin e shtatores së GJERGJ KASTRIOTIT!

    Këto ditë jemi dëshmitar të një veprimi madhor anti-Shqiptar, që po e zbatojnë forcat barbare islamo-komuniste të qeverisjes komunale te qytetit të Prizrenit.

    Këta barbarë ndalojnë që ne Shqiptarët të ndërtojmë shtatoren e personalitetit dhe figurës më heroike dhe më të shquar të kombit Shqiptar në historinë e tij mijëra vjeçare.

    Këta barbarë islamo-komunistë janë të njejtit barbarë, të cilët ndërtojnë objekte kulti të ish okupatorëve Otoman, të cilat objekte kulti janë me dizajn dhe identitet nga Turqia, Irani, Jemeni, Qatari…

    Këta barbarë ndërtojnë afërsisht 900 faltore në trojet Shqiptare, dhe ua ndalojnë Shqiptarëve të ndërtojnë shtatore në tokën e tyre, për të kujtuar dhe nderuar figurën më madhështore të kombit Shqiptar.

    Dhe të mos mashtrohemi se barbartët islamo-komunistë e bëjnë këtë ndalesë të ndërtimit si urrejtje ndaj Gjergj Kastriotit, por si urrejtje ndaj neve SHQIPTARËVE, që sot në vitin 2019 jetojmë si SHQIPTARË, e jo si barbarët primitiv të ardhur nga Otomania. Pra këta na urrejnë neve të gjallëve e jo vetëm GJERGJ KASTRIOTIN, që i vrau në kohën e tij, për të mos i lënë t’i pushtonin trojet tomna, se i njihte mirë kush mutin ishin ata.

    Këta barbarë Islamo-komunistë të Kosovës, urrejnë lirinë tonë, kombin tonë Shqiptar, gjuhën tonë Shqipe, plisin tonë Shqiptar, Gjergj Kastriotin Shqiptar, historinë tonë Shqiptare.

    Këta barbarë islamo-komunist e kanë gjetë një vend me qeveri letargjike, e cila uron barbarëve otomanik muajin e tyre dijetal gjatë ditës, dhe i bashkangjitet darkave te tyre gjatë natës, duke u bëre dekorim propagandistik për ushqim në stilin e Muslimanëve të Jemenit, Afganistanit, Qatarit, Turqisë, Iranit dhe shteteve tjera primitive Islamike.

    Të njejtit barbarë e mbuluan shtatoren e Gjergj Kastriotit në tokën SHQIPTARE vitin e kaluar gjate një rituali islamik, me arsyetim se këta barbarë të ardhur nga vendet islamike nuk mund te zhvillojne ritualet nëse gjenden afër ndonjë shtatoreje, edhe nëse rituali zhvillohet ne një vend të huaj për këta barbarë!!! Pra, këta loqe duan të na imponohen dhunshëm me kulturën tyre sadiste, që nuk i toleron kulturat e tjera…

    Dhe këtë veprim barbarik ua mundësoi qeveria islamo-komuniste e Shqipërise ne vitin 2018.
    Nëse barbarët dëshirojnë të zhvillojnë ritualet e tyre pa objekte tjera në afërsi, vendi më i përshtashëm do të ishte shkretira e Saharës, sepse aty nuk ka objekte tjera, e jo Tirana. Prandaj rrugën e dinë, t’i presin biletat pa kthim dhe të shkojnë atje e të kënaqen…

    Por edhe ky gjest dëshmoi se këto egërsira islamike nuk kanë problem me GJERGJ KASTRIOTIN, por me të gjithë neve që e quajmë vehten SHQIPTAR.

    Këta janë të njejtit barbar islamik që pretendojnë të ndërtojnë në territorin e Kalasë Ilire të Prizrenit një faltore Islamike me pretekst se aty paska qenë një faltore në kohën e pushtimit Otoman. Me këtë logjikë, nëse në Kalanë e Prizrenit, ndonjëhere ka kaluar një Arushë, atëhere duhet ndërtuar edhe kopshtin Zoologjik në Kala?!

    Ne Shqiptart duhet ndërtuar jo në qendër të Prizrenit por në Epiqendër të Prizrenit dhe të çdo qyteti dhe qdo vendbanimi SHQIPTAR, nga një shtatore të kryeheroit SHQIPTAR Gjergj Kastrioti dhe të ndalojmë vizitorëve të huaj islamik të ndërtojnë objekte kulti.

    Absurditeti më i madh është që barbarët islamikë ndërtojnë objektet ku madhërojnë dhe i luten një force imagjinare të imagjinuar nga profetër të ndryshëm, pra të një krijese që nuk ekziston, dhe të njejtit ndalojnë ndërtimin e nje shtatoreje të një personaliteti madhështor, që ka ekzistuar dhe ka qenë një ndër figurat më meritore dhe mbrojtëse, të kombit Shqiptar.

    Kjo figure edhe sot ekziston në memorien dhe në ndjenjat e çdo njeriu në planet, që e ndien vehten SHQIPTAR.
    Nëse ne SHQIPTART dorëzohemi dhe nuk i pengojmë sulmet nga këta barbarë islamik, ne nuk do të jemi më SHQIPTARË.
    Ekzistenca jonë varer te forca, që ne do të tregojmë që të mbriojmë dhe të ruajmë vlerat tona shqiptare!

    Ilir Krasniqi
    Prizren

Komentet janë mbyllur.