Shqipëri, dielli i jetës sonë, ne nuk përkulemi!

0
548
Shqipëria ime

Nga Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike ([email protected])

Mos besoni se dini, atëherë vetëdija ngurtësohet. E vetmja gjë që ne e dimë, është se rruga e jetës është e pafundme. Një rrugë përfundon, një rrugë tjetër sapo ka filluar. Një derë është e mbyllur, një tjetër është hapur. Ju arrini majën, por prapa ka një kulm më të lartë. Jeta është një udhëtim. Çfarë ju pret pas kthesës së ardhshme, e di vetëm ai që udhëton më tej.

* * *

Unë jam më shumë i përkushtuar për të kritikuar ekzistuesen, në vend që të përshkruaj se si duhet të ndërtohet shoqëria. Pra, nuk them se cili duhet të zgjidhet, por që nuk duhet të zgjidhet.

Indiferenca jonë ndaj së keqes është çmenduri. Ne duhet t’i ndalojmë 3 derdimenët kryesor (Ramën, Hashimin, Baton Stanishiqin) që përpiqen t`ia dhurojnë Kosovën Serbisë; sikur të ishte pronë private e tyre. Këta janë tumor malinj të shoqërisë që njeriu ose vdes ose i heq.

* * *

“Shqipëria është shembulli kryesor i një vendi kaotik në duar gangsterësh.” – shkruan gazeta më e madhe gjermane-evropiane, Bild.
Krye-gangsteri është vendosur në krye të tepsisë, nga disa prej jush. Dhe, e trajtoni në një mënyrë që e ka shndërruar atë kloun në një “Zot” që të gjithë e adhurojnë dhe i binden.

Nuk kam asnjë konflikt interesi në trojet shqiptare, dhe i respektoj të gjithë, nëse meritojnë respektin tim, por ai që nuk respekton popullin e tij nuk e meriton respektin e njerëzve. Unë urrej çdo gjë që lidhet me mashtrimin, shfrytëzimin, korrupsionin, krimin, imoralitetin, fundamentalizmin islamik dhe atë ortodoks, pedofilinë, kidnapimin e grave dhe të miturve, dhunimin seksual, neo-komunizmin e egër, Tradhtinë ndaj Vendit. Kryesisht, partitë dhe të vetëshpallurit “politikanë” që kanë shkatërruar jetën në Shqipëri, Kosovë dhe trojet tjera arbërore. Ata kriminelë dëshirojnë të mbijetojnë mbi kufomat e juaja. Unë nuk dua të shoh më plehra në rrugë apo kudo tjetër në Shqipërinë natyrale.

Krye-gangsteri është një tiran, diktator me pushtet të pakufizuar. Prandaj nuk pyet dhe nuk përfillë askënd që dëshiron të mbroj veten, kombin dhe vendin. Vepron egërsisht me shkopinj dhe gaz helmues kundër secilit shqiptar varfanjak që ia prish rehatinë, por puthet me çetnikët. Ky pervers, që edhe në pleqëri, sillet vërdallë cullak në plazhe, sinjalizon se është me çrregullime mendore. Si mund të jetë udhëheqës i shtetit një i paturpshëm që i mungon edukimi, por edhe ndjeshmëria për nevojtarët. Ai është person publik, dhe si i tillë, në sytë e botës, në një mënyrë përfaqëson (keq) të gjithë shqiptarët, por nuk sillet si i ka hije shqiptarit.

* * *

Unë kam parë pothuajse gjithë botën, dhe kam pasur mundësi të krahasoj Shqipërinë. Shqipëria është vendi më i bukur që unë njoh, dhe dëshiroj të isha banor i saj. Ne (mendoj të gjitha trojet tona) jemi një vend i pasur dhe pse nuk mund ta përdorim më mirë atë, sepse pasuria e saj mbitokësore dhe nëntokësore, uji, ajri, dielli, qielli vidhet pikërisht nga ata gangsterë (banditë) qeveritarë politik-bërës që e kanë obligim për ta mbrojtur.

* * *

Përdorimi i një thirrjeje të përbashkët beteje është një nga idetë më të rëndësishme për veprim. Ne domosdoshmërish të luftojmë për Shqipërinë të gjithë së bashku, dhe ne duhet të veprojmë së bashku dhe në unitet. Prandaj, duhet të qëndrojmë së bashku në klithmat e betejës që të heqim qafe të gjithë politik-bërësit e deritanishëm (me përjashtime nderi) të Shqipërisë, Kosovës dhe ata shqipfolësit servil të Maqedonisë Veriore, Kosovës Lindore, Malit të Zi. Shpërbërjen e të gjitha partive politike brenda dhe jashtë kufirit të imponuar dhe themelimin e maksimalisht 2 partive të reja (partitë motra) në të “gjitha vendet” shqiptare, në të cilat do të anëtarësohen vetëm politik-bërës të ri dhe kualifikuar, veprimet e të cilëve do të kontrollohen vazhdimisht nga organet kompetente, dhe dënohen rëndë nëse abuzojnë me detyrën.

Politik-bërës, të cilët pas shërbimit maksimalisht katërvjeçar, të ikin përjetësisht nga politika. Vetëm kështu mund të përqendrohemi në varfërinë dhe papunësinë, sovranitetin-integritetin e vendit, mirëqenien e popullit. Këto janë pyetje që prekin të gjithë shqiptarët. E dashur liri, ku je ti? Kriminelët e korruptuar na mbajnë larg prej teje. Ne nuk kemi frikë, ne nuk përkulemi. Ne e kemi bërë këtë për një kohë të gjatë. Nëse është e nevojshme, do të sakrifikojmë gjakun dhe jetën tonë për Ty, e dashur Shqipëri. Le të ngrihet lart zëri. Ne nuk do të durojmë më padrejtësinë. Shkundni kombin dhe zgjoni popullin.

Ne nuk japim prej nesh vendin tonë të origjinës, do të mbrojmë çdo milimetër të tokës së shenjtë pellazge/ilire. Ne mund të bëjmë ndryshime. Shqiptarë, le të zgjohet fryma atdhetare. Portat e lirisë janë të hapura. Luftoni frikën dhe bashkohuni me betejën për ndryshime pozitive. T`i largojmë nga karriget gangsterët. Ne jemi Komb me një histori të lashtë, legjendare. Tani do të kërkojmë vendin tonë në botën që na ka copëtuar. Ne nuk heqim dorë para ditës së gjyqit.

Një ditë, unë, ti, ai, ajo, do të ngrihemi dhe do të bëjmë diçka për të gjithë këtë ndenjje ulur.