Kërkim falja është njerëzore… (1)

0
916

Skandal: REAGIM PËR KËRCËNIMET QË I BËHEN SHKRIMTARIT

Reagim kundër kërcënimeve të Dajës së profesor Bajram Gecajt, dhe sidomos kundër gjuhës fyese e shprehjeve perverse që po i përdorin struktura të FARK-ut dhe të LDK-së, kundër një Shkrimtari, i cili i ka kritikuar Isa Mustafën dhe i ka apostrofuar veprimet e tyre të shëmtuara.
(Shih: Profili i autorit në Facebook, 7-8 maj 2019)2

Shkruan: Shefqet DIBRANI

Ndodhi që ironia të radikalizohej3, qëllimi shkoi në një drejtim të paplanifikuar?! Dhe befas u kthye në konflikt me fyerje dhe shprehje vulgare4, i ashpër dhe tejet kërcënues. Në vend se debati të minimizohej, autori përjetoi kërcënime fyese nga Daja i Bajram Gecajt, një FARK-ist, që i krekoset shkrimtarit të cilit ia ka gjetur hallin?!5 Po me Babën e Komandantave në Koshare, gjeneralin Nesim Haradinaj, si do të sillej Ismeti dhe Nipçja i tij profesor Bajram Gecaj?

Ismet Tolaj6, ky burrë e shkuar burrit, qet pushkë për nipin e vet prof. Bajram Gecajn, servilin më të njohur të të gjitha kohërave që ka pasur akademik Isa Mustafa!… Pleqtë tanë do të thoshin se u prish dynjaja, pasi në traditën zakonore është thënë se “Nipi qet pushkë për dajën7, por kësaj radhe Daja i Bajram Gecajt, paska qitur pushkë për Nipin8, dhe jo çka do pushkë, por krisma e saj po e tregon faqen e zezë, që ia qitëm Kosovës…

Daja i Bajram Gecajt, ma mirë kishte qenë me e likuiduar shkrimtarin pa paralajmërim, se sa ato selame perverse dhe kërcënuese në të cilat thuhet: “Shpresoj se do’të takohemi ndonjë her se… kisha pas shumë sende me’ti tregu ty dhe ktyre komentusve tuaj”?!9 As fyerjet tjera gjatë atyre ditëve nuk kanë pushuar. Kjo sjellje e shëmtuar është një kërcënim me vete, dhe ku ka me shkuar ma keq se sa shkrimtari me u kthye me druajtje në shtëpinë e vet. Tutën në bark mundet me ta besuar vetëm ai që për vite ka bashkëjetuar me kërcënimet që po i bëjnë falangat kriminale të Isa Mustafës. Për kërcënime të kësaj natyre autori ka shkruar gjerë e gjatë edhe në librat “DEMOKRACIA E KONTESTUAR, ose Një DOSJE në kompletim – 1+2”10, ai ka paralajmëruar këtë krizë, por heshtje e varrit ka rënë mbi këtë fenomen, ose këto struktura janë pjesë e kapjes së shtetit, andaj tallen edhe me shkrimtarët. Prandaj secili që dëshiron mundet me shfletuar për t’i parë kah kanë ardhur dhe kush i paska porositur falangat kundër fjalës së lirë e kundër shkrimtarit, që paska guxuar të kritikojë!11 Dhe kush? Ai që kurrë zog me prraçkë12 nuk ka gjuajtur!…

Pasi edhe shkrimtari është Njeri, ai duhet të socializohet me këto sharje, shpifje dhe me këto kërcënime të vazhdueshme të cilat kryesisht i vijnë nga struktura të FARK-ut13, përkatësisht nga argatët e Isa Mustafës, ndërsa tuta, si dukuri do t’i zgjasë deri në dakikun e fundit të jetës së tij. E Daja i Bajram Gecajt, i paska thënë se ka ndërmend disa sene me ia treguar?! Nga kjo mund të konsiderojmë se Shkrimtari Ynë, Shkrimtari i LDK-së, nuk paska mësuar gjë nga DURIMI që e predikonte dr. Ibrahm Rugova, por si shihet ai qenka lajthitur nga sintagma “Pragun e shtëpisë duhet ta mbrojë secili në mënyrën e vet”, përkatësisht fjala është për dinjitetin individual, andaj duhet t’i durojë kërcënimet dhe sharjet demokratike, si dhe të mësohet me shpifjet titiste, që po ia bëjnë kundër tij, kryesisht strukturat e Isa Mustafës. Nuk është aq kollaj të bashkëjetosh me tutën, me hijen e vet, me varrin të cilit ai i frikësohet më shumë se të tjerët, e kjo sintagmë e vdekjes mund ta gjejë shkrimtarin posa ta shkelë tokën e Atdheut, andaj ai duhet të ketë ma shumë kujdes, pasi thuhet se edhe i ligu mund të të vret?!14

Këtë gjendje frike e stresi, veç ai që është i pa krah dhe i pa vllaznillak, mundet me e kuptuar shpirtin e shkrimtarit, i cili sipas Bajram Gecajt, “po lehka si qen nga diaspora?!15. Nuk ka ma marre se sa në Kosovën pa shkije, të kërcënohen shkrimtarët për fjalën e tyre publike. Askush në botën demokratike, bile as ata në Londër, nuk munden me besuar se në Kosovë shkrimtari fyhet nga një Profesor me kulturë të marrë pikërisht atje në Londër?! Jo vetëm kaq, por Profesori ishte strukturë, përkatësisht tellall dhe këshilltar i komunistit – kryeministrit Isa Mustafa16, i cili kurrë nuk kishte qenë në LDK17, por kishte ardhur me mision për ta shkatërruar Partinë e dr. Ibrahim Rugovës, për ta shkatërruar vizionin e tij për Kosovën Evropiane, në të cilën profesor Bajram Gecaj, në një fotografi sikur paska emituar hapat e Isa Mustafës, por nga fotografia në fjalë shihet se harmonizimi i hapave ua paska ngatërruar synimet, pasi njëri hap heq kah e majta, kurse hapi i tjetrit tërheq kah e djathta?!

Profesor Bajram Gecaj në hap me Akademik Isa Mustafën!…

Sigurisht Bajram Gecaj e njeh më mirë se ne të kaluarën e Isa Mustafës, edhe qëndrimet e tija politike sigurisht i ka të njohura. Profesor Bajrami nuk duhet të ketë harruar se Isa Mustafën ishte Ministër për Ekonomi dhe Financa18 në qeverinë kontraverse të Bujar Bukoshit. Po ashtu ka dëgjuar sa herë e ka lënë aeroporteve të Evropës dr. I. Rugovën, veçanërisht atëherë kur shkonte në Amerikë për t’u ankuar, përkitazi me zullumin që ia bënin atij dhe popullit të tij serbët e hakërruar. Bajram Gecaj, i dinë fort mirë edhe qëndrimet kontroverse të Bujar Bukoshit dhe të Isa Mustafës, qoftë me “Fondin e Trepërqindëshit19, “Hunë Popullore20 e “Fondin për Drenicën21 etj. Pastaj i dinë qëndrimet ngatërrestare gjatë kohës së luftës, të cilat reflektonin qëndrimin e Isa Mustafës në raport me Salih Çekajn dhe me FARK-un, ashtu siç e dinë për bashkëpunimin e tyre me LPK-në, përkatësisht për financimin e të majtës enveriste, të cilës do t’ia sheh sherrin lufta dhe paqja e Kosovës. Në këtë plan, rasti më tragjik dhet të mbetet vrasja e Ministrit të Mbrojtjes, kolonel Ahmet Krasniqi, për të cilin nuk vazhduan hetimet. Nuk ka qenë krejt rastësi mos akreditimi i tij për Ministër, prandaj duket se koloneli qenka zgjedhur si kurban i atyre konflikteve në mes FARK-ut që udhëhiqej nga dyshja Bujar Bukoshi & Isa Mustafa22, dhe në anën tjetër Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së që drejtohej nga Xhavit Haliti dhe Hashim Thaçi. Përveç këtyre prof. Bajram Gecaj e din edhe rolin e Kolegjit RIINVEST23 për ta gllabëruar ekonominë e Kosovën, sikurse që dihet edhe qëllimi i ardhjes së këtij Kolegji në LDK, ndërsa Isa Mustafa u bë kryetar i partisë, pa qenë kurrë anëtarë i saj24.

Profesor Bajram Gecaj thotë se paska qenë edhe Kryetar i Degës së LDK-së në Britani të Madhe, ai e din fort mirë edhe rolin e Degëve të LDK-së në Diasporë, ashtu siç i dinte përplasjet në vitin 2015. Atëherë kur Isa Mustafa, (ndoshta edhe me këshillat e tij), i zhbëri Degët e LDK-së në Zvicër dhe Gjermani dhe me sa dimë Bajram Gecaj, nuk e ka thënë një fjalë të vetme, sepse atëherë ai ishte në pupa për t’u bërë këshilltari ma i besuar i Isa Mustafës. Sigurisht Bajram Gecaj ka dëgjuar se si janë sjellë falangat e Partisë me Kryetaren e Degës së LDK-së në Gjermani25, dhe nuk dua të besoj se një Komandant i Luftës në Koshare dhe FARK-sit, e paska gënjyer Donikë Gërvallen, duke e ftuar atë në Prishtinë26, se sa për Shkrimtarin i cili sipas Bajram Gecajt, po “lehka si qeni nga diaspora27, as që mund të bëhej fjalë?!…

Pas të gjitha këtyre, të pranosh me qenë këshilltar i Isa Mustafës dhe të bëhesh pa pasur nevojë edhe tellall i pikëpamjeve të tij antiamerikane, do të thotë se ke pirë një Shishe Wisky, dhe nuk e kuptoj pse nuk paskan ndërhyrë as familjarët e tij!

Në anën tjetër, kur i dinë këto veprime të Isa Mustafës, i cili bashkë me Bujar Bukoshin janë tallur me Luftën dhe Luftëtaret dhe komplet kanë krijuar groteskun e njohur institucional me FARK-un në njërën anë, dhe pa u merakos fare të shkruash “In memoriam”, për Salih Çekajn e të derdhësh lotë krokodili edhe për Ministrin e Mbrojtjes, i cili mbetet personazhi ma tragjik i atyre konflikteve, do të thotë se të gjitha tabletat e shëndetit mental i ke ngatërruar, prandaj nuk ka pasur nevojë për kritika të shqetësohet Nipçja, e aq më pak ta aktivizojë Dajën në këtë debat!

Këto kërcënime janë bajate, por duket se Shkrimtari qenka vënë në nishan nga disa luftëtarë, që po e keqpërdorin emrin e FARK-ut, duke mos qenë të vetëdijshëm se me këto veprime po bëhen pjesë e falangave të Isa Mustafës. Këta kërcënues (edhe disa të tjerë që janë ma shumë)28, duket se paskan bërë luftë nga Pozadina (prapavija)?! E nëse atëherë nuk paskan shkrepur asnjë fishek, tashti shkrepin fyerje e shpërndajnë kërcënime kundër Shkrimtarit, i cili ua paska përqeshur Nipin dhe ua paska kritikuar Isa Mustafën?!

Tashmë edhe Shkrimtari e ka kuptuar çka do të thotë me bërë fesat me FARK-ista, sidomos me ata që janë shquar si banda të Bujar Bukoshit dhe të Isa Mustafës. Ky i fundit i hëngër të gjitha sistemet e le më nuk po e përpinë një Shkrimtar, kundër të cilit falangat e tij nuk lanë gjë pa fyer, pa shpifur e etiketuar, pa e gënjyer atë e këtë dhe pa e mashtruar secilin! Vetëm tashti shkrimtari e mori vesh me cilët “Luftëtar të Vërtetë” dhe me cilët farkues të vëllazërim-bashkimit titist29 qenka ngatërruar.

Ishte kjo strukturë që pati reaguar në shkrimin për Komandantin30, që kishte luftuar në Betejën e Koshares?! Ai dinte shumë për Luftën, veçanërisht për Heroin Salih Çekaj, dhe për qëndresën e tij, natyrisht dinte edhe për vetminë e madhe, ku e kishin lënë Heroin, shokët të cilët po flasin e lavdërohen me heroizmin e tij, madje tash e njëzet vjet prej se ka mbaruar lufta?! Shkrimi “Portret Komandantit”, është botuar në gazetën “Bota Sot”31, para shumë vitesh, por qysh atëherë shkrimtari përjetoi kërcënime nga FARK-istat e Isa Mustafës, të cilët i kishin fryrë sytë kundër tij, kurse në anën tjetër sikur dëshironin për t’i përvetësuar meritat e luftës. Sojnikët që kërcënonin, kryesisht ishin oficerë të “Vojna Akademijes”, por të rreshtuar në FARK. Në atë FARK-un që për komandant e kishin dr. Bujar Bukoshin, kurse me të mbaruar lufta, flitet se disa nga ata oficerë i kanë shfrytëzuar subvencionet që ua ka nda Fondi UFORK-ut, ku kishte gisht edhe Isa Mustafa, njeriu më dallaveraxhi që ia ka luajtur bash Nonen Kosovës!

Natyrisht Komandanti Suprem i Forcave të Armatosura të Kosovës dr. Bujar Bukoshi32, nuk ishte vetëm, ai kishte të gjithë FARK-un, UFORK-un dhe RIINVEST-in, prapa, pa e harruar edhe këshilltarin Bajram Gecaj, që s’kanë lënë gjë pa bërë…, andaj kërcënimet janë pjesë e sistemit kriminal, që ka kultivuar Isa Mustafa edhe brenda LDK-së.

Përroi vërshues…

He nejse të kthehemi te profesori Bajram Gecaj, për të cilin Shkrimtari mu betua se kurrë nuk ka dashur me e përqesh, përkundrazi më tha se paska pasur qëllim me e lavdëruar, me e bërë të madh siç ishte Sinan Hasani, kurse romanin e njohur “PËRROI VËRSHUES33, e kemi lexuar në shkolla, pasi i kushtohej “Kombit Jugosllav”. I vocërr është nipi i Dajës, ai nuk ka si të dijë ma shumë për Sinan Hasanin, i cili ishte edhe anëtar i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës. Edhe ai, krejt i vetmuar pat bërë përpjekje për ta ruajtur “Kombin Jugosllav”, tamam siç po vepron sot profesor Bajram Gecaj, duke e mbrojtur demagogjinë titiste të Isa Mustafës, andaj atë e penguaka edhe shkrimtari që “Leh si qeni nga Diaspora”?!

E di se Profesori ishte i ri, andaj po ia rrëfej një ngjarje të përjetuar. Në ato vite Komiteti Krahinor i LKJ për Kosovën, kishte dhënë urdhër me e bërë shkrimtar myderrizin e Medresesë së Shkupit34, se është mbase e vërtetë, Sinan Hasani veç atë shkollë e ka pas të kryer?! Edhe kur e lëshoi Shkupin dhe u kthye në Kosovë, tamam siç ka vepruar Bajrami kur u kthye nga Londra, Sinan Hasani nuk iu pat turrur Universitetit me u bërë profesor me gradën Master a Daktorr, siç ka pas vepruar Nipçja i Dajës me t’u kthyer nga Londra?! Tashmë bashkë me Isa Mustafën janë bërë “Daktorra”, me pak mundim e me hiq dije. Bile Bajrami e ka kopjuar edhe “Presednikin” e Kosovës, që siç duket edhe ky e paska avancuar bashkëshorten, duke mos përjashtuar mundësinë një ditë të bëhet drejtoreshë a rektore në institucionet e Pavarura të Republikës së Kosovës.

Por, të mos harrojmë me treguar se gati gjysmën e atij romanit ia kam pas shkruar Sinan Hasanit, bash unë, bile më kujtohet se dorëshkrimi i atij romani ka qenë më në nivel gjuhësor, etik dhe profesional se sa gjuha perverse e Bajram Gecajt, ndërsa daja i tij ia kalon Nipçes jo Niçes edhe për dy katramë, kurse nivelet e kësaj dysheje janë për faqe të zezë, veç sharje e kërcënime, që dinë me i bërë struktura të nxitura nga sistemi?!

Kur erdh demokracia në vitet e nëntëdhjeta, është botuar një fejton me titull “Kush i shkroi romanet e Sinan Hasanit?”, në të cilin është shpjeguar mënyra se si janë shkruar e bërë ato vepra të lexueshme edhe për shkollat shqipe të asaj kohe. Aty janë përmendur edhe redaktorët, përkatësisht shkruesit real, por fatkeqësisht as atje dhe askund tjetër nuk është theksuar edhe kontributi i Shkrimtarit nga Pozadina(?!), që tash edhe nga qielli po merret vesh se Ai që “leh si qenë nga diaspora?!”, nuk është pjesë e klaneve, klikave dhe tarafeve, dhe praktikisht nuk është i implikuar në dallavere.

Janë këto disa nga arsyet pse shkrimtari po neveritet nga lavdërimet e tepërta për Luftën, e sidomos shqetësuese janë pretendimet për t’ia përvetësuar meritat, lavdinë dhe famën Heroit, ndërsa Atij dashkan me ia lënë vetëm flijimin. E kjo, ka të ngjarë se po bëhet nga ata që në paqe na janë rreshtuar pas Isa Mustafës, prandaj më tha Shkrimtari, sa herë të flasë pa lidhje Bajrami Gecaj, pa i thënë jazëk të qoftë nuk e lë, dhe kam për të treguar sa herë të më shajnë e kërcënojnë falangat e Isa Mustafës, pasi është marre e madhe të kërcënohen, të fyhen dhe të shantazhohen shkrimtarët.

Së këndejmi, një listë më e gjatë është botuar në “Trilogjinë për Demokracinë”, me nëntitull “Një dosje në kompletim35, ku është theksuar se Shkrimtari, qysh më 16 prill të vitit 2000, në Büron të Luzernit në Zvicër, ia paska theksuar meritat Salih Çekajt, për themelimin e Ushtrisë36, konstatim ky i cili me dy milion shkrime të tjera nuk mund të tejkalohet?! Iu vjen mirë apo jo dikujt, e vërteta duhet të thuhet ashtu siç ishte, sepse me rrena qe 20 vjet dikush është duke hëngër Kosovën.

FARK-u dhe Komandanti real…

Derisa dr. Bujar Bukoshi, ka deklaruar se nuk ka pasur FARK37, pse këshilltari i Isa Mustafës, prof. Bajram Gecaj, nuk paska nisur padi, por kur shkruan për Ushtrinë e Kosovës vazhdimisht e ngatërron me FARK-un, i cili tashmë i takon vetëm historisë. Po me kaq falsitet paraqitet Bajram Gecaj, edhe kur mundohet me ndërlidhur, raportet e FARK-ut me dr. Ibrahim Rugovën, pa na afruar asnjë dokument të asaj kohe, i cili do të na shtynte me i besuar fjalës së tij. Natyrisht edhe Bajram Gecaj, si shefi i tij, sikur është në misioni për ta shkatërruar LDK-në, ndërsa në anën tjetër mbllaçitë sa mundet për t’ia mbyllur gojën Shkrimtarit, duke ia kategorizuar shkrimet si “lehje qeni nga diaspora38, e në anën tjetër nxit Dajën për të ushtruar terror psikologjik mbi autorin dhe mbi fjalën publike!

Patriotizmi jugosllav…

Shikuar nga prizmi i zhvillimeve të tanishme, kur ta trajtojmë të kaluarën komuniste të shtresës politike, duhet ta kemi parasysh edhe nivelin edukativo arsimor të shoqërisë shqiptare në atë kohë dhe t’i shikojmë në kontekstin kohor ato përpjekje shoqërore, arsimore e politike, që kanë ndodhur pas Luftës së Dytë Botërore, të cilat ashtu siç janë zhvilluar, janë meritë e një strukture partizanësh të dalë nga lufta, të cilët kishin ideologjinë komuniste, por si gjeneratë duket të ishte shumë ma patriotike se sa “Komandantët”, që dolën gjallë nga Lufta e Kosovës, e të mos flasim për ndonjë shkularak i kthyer nga Londra, e të tjerë nga Zvicra, të cilët po zhvatin e kafshojnë ekonominë dhe lirinë e Kosovës.

Komunistët e atëhershëm as nuk krijuan pasuri marramendëse, por as nuk morën diploma universiteti, ndonëse vetë ajo gjeneratë ishin ata që themeluan Universitetin e Prishtinës. Nëse gjërat i krahasojmë nga ky prizëm, do të vijmë në përfundim se e keqja më e madhe për Kosovën do të nisë me brezin e Isa Mustafës, Agim Males dhe sojnikëve si këta, të cilët nuk u ngopen kurrë me pasuri, as me grada akademike, as me merita të tjera, as me lavire, për të cilët duhet të shkruhet një histori e errët, prandaj edhe servilizmi i prof. Bajram Gecajt, ishte i papranueshëm, sidomos gjuha vulgare, shprehjet perverse dhe sharjet, që ai po i bënë kundër diasporës më ndërgjegjësojnë mua të them se “Kërkim falja është njerëzore39, veçmas pse Sinan Hasanin e paskam krahasuar me Bajram Gecajn?!… i cili pa pasur asnjë nevojë e ka përzierë edhe familjen për ta shpëtuar lëkurën e vet…

Ne e dimë se një Luftëtar i mirë në Luftë është ekuivalenti i një Veprimtari të mirë në Diasporë. Kjo kategori e ka kryer misionin e tyre për Kosovën, ata s’kanë nevojë të mburren, aq më pak të lavdërohen, prandaj është e shëndetshme që secili të përkulemi përpara Luftëtarëve dhe Mërgimtarëve, të cilët kanë bërë shumë për Lirinë e Kosovës!… Ndërsa “Mburrjen demokratike”, po e bën struktura e majtë titiste përreth Isa Mustafës, e disa sish paskan rënë në grackë të familjarëve, si të themi të atij raportit Nipi e Dajë, gjë që jemi duke i lënduar e ngadalësuar dukshëm proceset, prandaj për të qenë korrekt me Nipçen dhe me Dajën e tij, këtij reagimi po ia bashkëngjitim të gjitha reagimet perverse dhe kërcënimet vulgare, të cilat nuk janë fshirë nga statuti i Shkrimtarit në Facebook asnjëherë, por gjenden ashtu të paprekura siç i ka publikuar Daja, siç thamë më parë në profilin e Shkrimtarit në FB. Ato reagime duken tamam si çaraveshje publike, të cilat mundet me i parë secili dhe me u kopjuar nga shërbimet përkatëse në Republikën e Kosovës, që kanë të bëjnë me sigurinë e qytetarit dhe me mbrojtjen e dinjitetit të shkrimtarit. Andaj iu bëjmë thirrje publike të gjitha institucioneve përkatëse të sigurisë dhe të drejtësisë, pa i përjashtuar Organizatat Joqeveritare, që monitorojnë kërcënimet dhe fyerjet kundër shkrimtarëve, ta marrin seriozisht këtë mënyrë shpifëse dhe kërcënuese, që janë shumë dhe që vazhdojnë prej vitesh, kudo dhe kurdo nëpër rrjetet sociale.

Në anën tjetër edhe LDK-ja, duhet të merret me këto kërcënime, me këto paraqitje vulgare, pasi ato vijnë nga një zyrtar i saj i lartë, (këshilltari i kryeministrit, tash Kryetarit të LDK-së), që dëshmojnë saktësisht degradimin e konceptit politik të LDK-së. Në anën tjetër po dëshmohet se brenda Seksionit Politik, që i prinë Isa Mustafa, është ndërtuar një strukturë kriminale, e cila ka ardhur me mision për ta shkatërruar Lidhjen Demokratike të Kosovës, vetëm pse kjo parti e shkatërroi Lidhjen Komuniste të Jugosllavisë, dhe ishte në gjendje ta orientojë Kosovën drejt Bashkimit Evropian, për ta integruar pastaj vendin në të gjitha strukturat Verio-Atlantike!…

Frika dhe turpi…

Xhojsi, po i them Bajramit se nuk është Sandwich40, ndërsa për Ismetin as čevabčiči?!41 Xhejms Xhojs, është njëri nga shkrimtarët irlandezë më me influencë në epokën e tij. I lindur në Dublin të Irlandës ndërsa vdekja e ka gjetur në Zürich të Zvicrës. Si të themi?! Në atdheun e dytë të Shefqet Dibranit. Edhe Xhejms Xhojs42 (James Joyce)43, pjesën më të madhe të jetës e kaloi jashtë Irlandës, d.m.th. në mërgim. Universi psikologjik dhe krijues i tij ishte thellësisht i lidhur me Dublinin e tij të lindjes, tamam sikurse dashuria e Shkrimtarit tonë me Kosovën. Po ashtu dihet se krijimtaria e Xhojsit është pasqyruar nëpërmjet një konflikti të brendshëm, tamam si kjo e autorit të këtij reagimi që për çudi të zotit, profesor Bajram Gecaj i klasifikon angazhimet e shkrimtarit si “Lehje qeni nga Diaspora”?! Ndoshta ai konflikt i brendshëm Xhojsit mund t’ia ketë rritur dozën e frikës, se Xhojs një ditë do të vritej nga bashkëkombësit e tij?!44

Përveç frikës nga turpi, çfarë i kishte ndodhur Xhojsit, kur refuzoi të udhëtonte për në Dublin, për të mbajtur një ligjëratë para studentëve të atjeshëm?! Ai është shprehur se ka frikë nga vrasja që mund t’i jetë kurdisur. Sigurisht ajo frikë nuk kishte të bënte me eliminimin e tij fizik, se sa me turpin që do t’i krijonte vrasja e mundshme atdheut të tij Irlandës, prandaj Xhojsi kategorikisht e ka refuzuar udhëtimin për në Dublin. Po Shkrimtari Kosovar, pas kërcënimeve të shumta, çfarë vendimi duhet të marrë, të braktis përgjithmonë atdheun apo me kryeneçësinë e tij të kthehet atje ku nuk ndihet i sigurt?! Në anën tjetër një vrasje e kurdisur, (në mesin e atyre vrasjeve të shumta që kanë ndodhur), a do ta turpërojë edhe më tej Kosovën45 e tij, që e deshti me mallin e poetit të mërguar?!

St. Gallen, 19 maj 2019

REAGIMET:

Këto reagime gjenden në profilin e hapur të shkrimtarit ose në Imbox të tij në Messenger. Më poshtë po i sjellim lidhjen e secilit reagim, si dhe tekstet dhe saknimet origjinale, madje pa asnjë ndërhyrje gjuhësore e ortografike. Lexuesi le të gjykojë në mënyrë të pavarur!

Burimi:
1. Bajram Gecaj: “In Memoriam”, Facebook, 19 April ·2019 ·10:14 PD https://www.facebook.com/photo.php?fbid=2331072477171529&set=a.1412080099070776&type=3
2. Sh. Dibrani: “LETËR SALIH ÇEKAJT”, Facebook, 19 prill 2019, https://www.facebook.com/shefqet.dibrani/posts/10218287989054022
3. Bajram Gecaj: Reagim, Messenger 7 MAJ 2019, 6:24 MD
4. Bajram Gecaj: Reagim, Messenger 7 MAJ 2019, 7:21 MD
5. Sh. Dibrani: “HIDHËRIMI I SLUŽBENIKIT?!…”, https://www.facebook.com/notes/shefqet-dibrani/hidh%C3%ABrimi-i-slu%C5%BEbenikit/10157416276912386/
6. Ismet Tolaj, (E martë, 7 Maj 2019 në 7:49 MD), https://www.facebook.com/shefqet.dibrani/posts/10218287989054022?comment_id=10218422755183091&comment_tracking=%7B%22tn%22%3A%22R%22%7D
7. Ismet Tolaj, (E martë, 7 Maj 2019 në 8:55 MD), https://www.facebook.com/shefqet.dibrani/posts/10218388415404618?comment_id=10218423075151090&comment_tracking=%7B%22tn%22%3A%22R%22%7D
8. Ismet Tolaj, (E martë, 7 Maj 2019 në 8:54 MD), https://www.facebook.com/shefqet.dibrani/posts/10218388415684625?comment_id=10218423069910959&comment_tracking=%7B%22tn%22%3A%22R%22%7D
9. Ismet Tolaj, (E martë, 7 Maj 2019 në 8:53 MD), https://www.facebook.com/shefqet.dibrani/posts/10218388568088435?comment_id=10218423065110839&comment_tracking=%7B%22tn%22%3A%22R%22%7D
10. Ismet Tolaj, (E martë, 7 Maj 2019 në 8:51 MD), https://www.facebook.com/shefqet.dibrani/posts/10218404395404108?comment_id=10218423055950610&comment_tracking=%7B%22tn%22%3A%22R%22%7D
11. Ismet Tolaj, (E martë, 7 Maj 2019 në 8:50 MD), https://www.facebook.com/shefqet.dibrani/posts/10218404504406833?comment_id=10218423052430522&comment_tracking=%7B%22tn%22%3A%22R%22%7D
12. Ismet Tolaj, (E martë, 7 Maj 2019 në 8:48 MD), https://www.facebook.com/shefqet.dibrani/posts/10218419247655405?comment_id=10218423042070263&comment_tracking=%7B%22tn%22%3A%22R%22%7D
13. Ismet Tolaj, (E martë, 7 Maj 2019 në 8:24 MD), https://www.facebook.com/shefqet.dibrani/posts/10218422060445723?comment_id=10218422952268018&comment_tracking=%7B%22tn%22%3A%22R%22%7D
14. Ismet Tolaj, (E martë, 9 Maj 2019 në 4:08 PD), https://www.facebook.com/shefqet.dibrani/posts/10218423853210541?comment_id=10218432894316563&comment_tracking=%7B%22tn%22%3A%22R%22%7D
15. Mahir S Tolaj, (Messenger, 8 Maj 2019)

Reagimi i Nipçes jo i Niçes!…

(Profesor Bajram Gecaj!…)

Bajram Gecaj, Messenger 7 MAJ 2019, 6:24 MD
O Shefqet Dibrani, nuk me njeh dhe nuk te njoh, por paske lehe si qeni kundër meje pa asnjë arsye. Baba im me thoshte, “nese te ha qeni, nuk e han edhe ti ate”! Andaj une nuk e kam ndërmend te merrem shume me ty, por po te them se te gjitha informatat per dhe mbi mua i ke te gabuara. Une nuk jam dhe nuk kam qene asnjëherë antar i asnjë strukture partiake qendrore dhe as i Kuvendit te Kosoves. Andaj te gjitha ato vendime per te cilat ti llomotite si qeni i kane marre antaret e këtyre institucioneve, e jo une. Nuk kam qene as antare i partisë komuniste asnjëherë, por përkundrazi, familja ime ka tradite anti-komuniste dhe ka pësuar shume nga ish regjimi komunist. Pyet mire se kush jam une dhe nga cila familje vij, se i tere klani juaj Dibrani mu be bashke nuk arrini as ne qerekun e autoritetit te familjes sime. Ti, si nje injorant dhe i paditur, ke shpraze pezëm pa asnjë aresye ne nje person, te cilin nuk e njeh aspak dhe nuk di asgjë per te. Nuk eshte faji im qe ty dhe disa te tjerëve nuk u eshte lejuar pjesëmarrja ne kuvendin e kaluar te partisë – jane 355 delegatet e atij kuvendi, andaj mos u merr me mua o lahper, por merru me ta. Edhe une si ti kam qene aktiv ne Diaspore; kryetar i degës se LDK-se per Britani te Madhe gjate te nëntëdhjetave. Por une per dallim nga ti, jam kthyer ne Kosove dhe mundohem te kontribuoj brendapërbrenda sistemit, e jo te lehi si qeni nga Diaspora.

Bajram Gecaj, Messenger 7 MAJ 2019, 7:21 MD
Edhe nje informate per injorantin si ti … vellai i im ka qene ushtare i Sali Çekajt, pra ka qene ne brigaden 138.
Bajram Gecaj, Facebook / Messenger 7 MAJ 2019, 7:21 MD
Në profilin tjetër të prof. Bajram Gecajt, mesazhet e nisura në Messenger, janë shlyera të gjitha nga Bajram Gecaj

Reagimet e Dajës së profesor Bajram Gecajt:

1. Ismet Tolaj, (E martë, 7 Maj 2019 në 7:49 MD)46: O ti Dibran në jetën time deri më sot, s’kam pa dikush ta keqpërdor “vllaun” Heroin Sali Çekaj në kët mënyr kaq brutale për t’i shfryr paranojat e veta, s’pasna pa njeri më flliqan se ty, ma laper dhe ma mut se ty, që i jep të drejt vetes me flliq kaq shumë për një njeri të cilin aspak se njeh. Unë dhe vllau i Bajram Gecajt kemi qenë bashkluftetar të Heroit Sali Çekaj. Pra ktë e ki nga bashkluftetarët e “vllat tëd” turp turp turp
(Facebook, E martë, 7 Maj 2019 në 7:49 MD)

2. Ismet Tolaj, (E martë, 7 Maj 2019 në 8:55 MD)47:
O qenef pse pe fshin postimin për Bajram Gecajn mos u tërheq tash
(Facebook, E martë, 7 Maj 2019 në 8:55 MD)

3. Ismet Tolaj, (E martë, 7 Maj 2019 në 8:54 MD)48:
O ndytsir pse pe fshin postimin ten për Bajram Gecajn
(Facebook, E martë, 7 Maj 2019 në 8:54 MD)

4. Ismet Tolaj, (E martë, 7 Maj 2019 në 8:53 MD)49:
O flliqan pse pe shlyn mendimin ndyshe
(Facebook, E martë, 7 Maj 2019 në 8:53 MD)

5. Ismet Tolaj, (E martë, 7 Maj 2019 në 8:51 MD)50:
Pse e fshive postimin per Bajram Gecajn, o paranojak…
(Facebook, E martë, 7 Maj 2019 në 8:51 MD)

6. Ismet Tolaj, (E martë, 7 Maj 2019 në 8:50 MD)51:
Pse e fshive postimin për Bajram Gecajn, o mut…
(Facebook, E martë, 7 Maj 2019 në 8:51 MD)

7. Ismet Tolaj, (E martë, 7 Maj 2019 në 8:48 MD)52:
Pse fshive postimin lidhur me Bajram Gecajn, o flliqtan
(Facebook, E martë, 7 Maj 2019 në 8:48 MD)

8. Ismet Tolaj, (E martë, 7 Maj 2019 në 8:24 MD)53:
Pse e fshive postimin për Bajram Gecajn, o fundrrin…
(Facebook, E martë, 7 Maj 2019 në 8:27 MD)

9. Ismet Tolaj, (E martë, 9 Maj 2019 në 4:08 PD)54: O ti Dibran në jeten time s’kam pa njeri ma paranojak se ty, që merr guximin ta keqpërdor në mënyr kaq brutale (ashtu siq i thua ti “VLLAUN”) Heroin Sali Çekaj, vetëm e vetëm për ta njollosur një njeri të cilin se njef fare. Të cilin e përshkruan nën ndikim të halocinacjoneve, ose i droguar nga patritizmi i madh, që ky Kombë s’e ka vrejt hala. Për padijenin tënde Samiu – vllau i Bajram Gecajt ka qenë bashkluftetar i “VLLAUT” tëndë në Koshare atëhere kur s’ishe me “VLLAUN”, që po t’u dhimka kaq shumë pse e paska përkujtu Bajrami. Shpresoj se do të takohemi ndonjë her se edhe unë kam qenë bashkluftetar i “VLLAUT” tënd, kisha pas shumë sende me t’i tregu ty dhe ktyre komentusve tuaj, të cilat ju s’i dini… Tash si te lexon fshije shpejt se e sheh dikush e të prishet Patrriotizmi …se qe disa her po e fshinë reagimin tim, mshefu sa të dush pas murit tënd….
(Facebook, E martë, 9 Maj 2019 në 4:08 PD)

Historia e përpunimit

Ismet Tolaj O ti Dibran në jeten time s’kam pa njeri ma paronojak se ty, që merr guximin ta keqpërdor në mënyr kaq brutale (ashtu siq i thua ti “VLLAUN”) Heroin Sali Çekaj, vetëm e vetëm për ta njollosur një njeri të cilin se njef fare. Të cilin e përshkruan nën ndikim të halocinacjoneve, ose i drroguar nga patritizmi i madh, që ky Kombë seka vrejt hala. Për padijenin tënde Samiu – vllau i Bajram Gecajt ka qenë bashkluftetar i “VLLAUT” tëndë në Koshare atëhere kur sishe me “VLLAUN”, që po’tu dhimka kaq shumë pse e paska përkujtu Bajrami. Shpresoj se do’të takohemi ndonjë her se edhe unë kam qenë bashkluftetar i “VLLAUT” tënd kisha pas shumë sende me’ti tregu ty dhe ktyre komentusve tuaj të cilat ju si dini… Tash si te lexon fshije shpejt se e sheh dikush e të prishet Patrriotizmi… se qe disa her pe fshin mshefu satë dush pas murit tën…
Menaxho 1w (E martë, 9 Maj 2019 në 4:08 PD)

Ismet Tolaj O ti Dibran në jeten time s’kam pa njeri ma paronojak se ty, që merr guximin ta keqpërdor në mënyr kaq brutale (ashtu siq i thua ti”VLLAUN”) Heroin Sali Çekaj,vetëm e vetëm për ta njollosur një njeri të cilin se njef fare. Të cilin e përshkruan nën ndikim të halocinacjoneve, ose i drroguar nga patritizmi i madh, që ky Kombë seka vrejt hala. Për padijenin tënde Samiu vllau i Bajram Gecajt ka qenë bashkluftetar i “VLLAUT”tëndë në Koshare atëhere kur s’ishe me “VLLAUN”, që po’tu dhimka kaq shumë pse e paska përkujtu Bajrami. Shpresoj se do’të takohemi ndonjë her se edhe unë kam qenë bashkluftetar i “VLLAUT” tënd kisha pas shumë sende me’ti tregu ty dhe ktyre komentusve tuaj të cilat ju si dini… Tash si te lexon fshije shpejt se e sheh dikush e të prishet Patrriotizmi… se qe disa her poi fshinë reagimin tim, mshefu sa’të dush pas murit tënd…
Menaxho 1w (E martë, 9 Maj 2019 në 4:13 PD)

Ismet Tolaj O ti Dibran në jeten time skam pa njeri ma paranojak se ty,që merr guximin ta keqpërdor në mënyr kaq brutale(ashtu siq i thua ti”VLLAUN”)Heroin Sali Çekaj,vetëm e vetëm për ta njollosur një njeri të cilin se njef fare.Të cilin e përshkruan nën ndikim të halocinacjoneve,ose i drroguar nga patritizmi i madh,që ky Kombë seka vrejt hala.Për padijenin tënde Samiu vllau i Bajram Gecajt ka qenë bashkluftetar i “VLLAUT”tëndë në Koshare atëhere kur sishe me “VLLAUN”që po’tu dhimka kaq shumë pse e paska përkujtu Bajrami.Shpresoj se do’të takohemi ndonjë her se edhe unë kam qenë bashkluftetar i “VLLAUT”tënd kisha pas shumë sende me’ti tregu ty dhe ktyre komentusve tuaj të cilat ju si dini….Tash si te lexon fshije shpejt se e sheh dikush e të prishet Patrriotizmi….se qe disa her poi fshinë reagimin tim,mshefu sa’të dush pas murt tënd….
Menaxho 1w (E martë, 9 Maj 2019 në 4:26 PD)

Ismet Tolaj O ti Dibran në jeten time skam pa njeri ma paranojak se ty,që merr guximin ta keqpërdor në mënyr kaq brutale(ashtu siq i thua ti”VLLAUN”)Heroin Sali Çekaj,vetëm e vetëm për ta njollosur një njeri të cilin se njef fare.Të cilin e përshkruan nën ndikim të halocinacjoneve,ose i drroguar nga patritizmi i madh,që ky Kombë seka vrejt hala.Për padijenin tënde Samiu vllau i Bajram Gecajt ka qenë bashkluftetar i “VLLAUT”tëndë në Koshare atëhere kur sishe me “VLLAUN”që po’tu dhimka kaq shumë pse e paska përkujtu Bajrami.Shpresoj se do’të takohemi ndonjë her se edhe unë kam qenë bashkluftetar i “VLLAUT”tënd kisha pas shumë sende me’ti tregu ty dhe ktyre komentusve tuaj,të cilat ju si dini….Tash si te lexon fshije shpejt se e sheh dikush e të prishet Patrriotizmi o FLLIQTAN..se qe disa her poi fshinë reagimin tim, mshefu sa’të dush pas murt tënd…
Menaxho 1w (E martë, 9 Maj 2019 në 5:13 PD)

Ismet Tolaj O ti Dibran në jeten time skam pa njeri ma paranojak se ty,që merr guximin ta keqpërdor në mënyr kaq brutale(ashtu siq i thua ti”VLLAUN”)Heroin Sali Çekaj,vetëm e vetëm për ta njollosur një njeri të cilin se njef fare.Të cilin e përshkruan nën ndikim të halocinacjoneve,ose i drroguar nga patritizmi i madh,që ky Kombë seka vrejt hala.Për padijenin tënde Samiu vllau i Bajram Gecajt ka qenë bashkluftetar i “VLLAUT”tëndë në Koshare atëhere kur sishe me “VLLAUN”që po’tu dhimka kaq shumë pse e paska përkujtu Bajrami.Shpresoj se do’të takohemi ndonjë her se edhe unë kam qenë bashkluftetar i “VLLAUT”tënd kisha pas shumë sende me’ti tregu ty dhe ktyre komentusve tuaj,të cilat ju si dini….Tash si te lexon fshije shpejt se e sheh dikush e të prishet Patrriotizmi …..se qe disa her poi fshinë reagimin tim,mshefu sa’të dush pas murt tënd….
Menaxho 1w (E martë, 9 Maj 2019 në 5:16 PD)

Ndryshimi i komenteve mund të shihet nga të gjithë ata që mund t’i shohin edhe komentet e tjera. Mbyll

* * *

Një reagim tjetër nga Mahir S Tolaj, (Messenger, 8 Maj 2019)

Mahir S Tolaj: Përpjekje për ta marrë autorin në Messenger!
Mahir S Tolaj, (Messenger, 8 Maj 2019)

Referenca:
1. Christiane Gelitz: “Warum wir uns nicht gern entschuldigen”, 12.03.2018. https://www.spektrum.de/news/warum-wir-uns-nicht-gern-entschuldigen/1550418
2. Sh. Dibrani: “HIDHËRIMI I SLUŽBENIKIT?!…”, https://www.facebook.com/notes/shefqet-dibrani/hidh%C3%ABrimi-i-slu%C5%BEbenikit/10157416276912386/
3. Sh. Dibrani: “LETËR SALIH ÇEKAJT”, Facebook, 19 prill 2019, https://www.facebook.com/shefqet.dibrani/posts/10218287989054022
4. Po aty, “HIDHËRIMI…”, Facebook, 07 maj 2019, https://www.facebook.com/notes/shefqet-dibrani/hidh%C3%ABrimi-i-slu%C5%BEbenikit/10157416276912386/
5. Lexo në shtojcë: Reagimet kërcënuese dhe perverse të Isemet Tolajt, (Profili i autorit 7-8 maj 2019)
6. Facebook: https://www.facebook.com/profile.php?id=100004293225050
7. “Lidhja dajë-nip në traditën Shqiptare”, gazeta “DITA”, 27 shtator 2018. http://www.gazetadita.al/lidhja-daje-nip-ne-traditen-shqiptare/
8. Po aty, “Sipas së drejtës kanunore daja për nip dhe nipi për dajë merrnin hak” http://www.gazetadita.al/lidhja-daje-nip-ne-traditen-shqiptare/
9. https://www.facebook.com/shefqet.dibrani/posts/10218423853210541?comment_id=10218432894316563&comment_tracking=%7B%22tn%22%3A%22R%22%7D
10. Sh. Dibrani: “DEMOKRACIA E KONTESTUAR 1”, St. Gallen 2018, faqe 538-589.
11. I njëjti autor: “DEMOKRACIA E KONTESTUAR, ose Një DOSJE në kompletim – 1+2”, St. Gallen 2018.
12. Lexo një sqarim për prraçkën nga: Kimete BERISHA: ’Aparati i Ri i Iluzioneve’, gazeta Bota Sot,
8 QERSHOR 2017. https://direct.botasot.info/opinione/713920/aparati-i-ri-i-iluzioneve/
13. Sh. Dibrani: “DEMOKRACIA E KONTESTUAR 1”, St. Gallen 2018, faqe 538-589.
14. “Bibla e shenjtë”, Woodstock, Ontario, Canada 2017, https://books.google.ch/books?id=EbUrDwAAQBAJ&pg=PA400&lpg=PA400&dq=i+ligu+mund+t%C3%AB+t%C3%AB+vret&source=bl&ots=Hp2BqkiXlN&sig=ACfU3U1h251tTEOnu8PM6gQpr-FiyWlyuQ&hl=de&sa=X&ved=2ahUKEwjRte_m46XiAhURwcQBHQVKD4cQ6AEwBXoECAgQAQ#v=onepage&q=i%20ligu%20mund%20t%C3%AB%20t%C3%AB%20vret&f=false15. Sh. Dibrani: “Hidhërimi i…”, https://www.facebook.com/notes/shefqet-dibrani/hidh%C3%ABrimi-i-slu%C5%BEbenikit/10157416276912386/
16. Bajram Gecaj – këshilltar i kryeministrit Isa Mustafa, “Radio Dukagjini”, 18.04.2017, https://www.facebook.com/radiodukagjini/photos/a.223237047753038/1347314865345245/?type=1&theater
17. Melihate Tërmkolli: Isa Mustafa kurrë nuk ka pasur fuqi politike në LDK, moti është dashur të largohet nga drejtimi i partisë”, gazeta “Bota Sot”, 21 DHJETOR 2018. (“Isa Mustafa kurrë nuk ka pasur fuqi politike në LDK. Isa Mustafa kurrë nuk ka qenë pjesë e LDK-së. Isa Mustafa është bërë pjesë e LDK-së kur ka ardhur në krye të Prishtinës, madje edhe atëherë nuk është anëtarësuar në LDK”).
https://www.botasot.info/aktuale-lajme/1001091/termkolli-isa-mustafa-kurre-nuk-ka-pasur-fuqi-politike-ne-ldk-moti-eshte-dashur-te-largohet-nga-drejtimi-i-partise/
18. Sh. Dibrani: “RËNIA E ISA MUSTAFËS”, Prizrenpress, 23 Dhjetor 2015, http://prizrenpress.com/opinione/151091/
19. ZonaExpress: “VJEDHJE NË KOHË LUFTE” (Pjesa I), Gazeta Express, 5 korrik 2016 https://www.youtube.com/watch?v=mRBJ2OM1teE
20. Po aty,
21. Po aty,
22. Xh. Haliti: “Ahmet Krasniqin e ka sabotuar Bujar Bukoshi dhe Isa Mustafa”, gazeta “Projekti”, 24.05.2018
https://gazetaprojekti.com/haliti-ahmet-krasniqin-e-ka-sabotuar-bujar-bukoshi-dhe-isa-mustafa/
23. Sh. Dibrani: “BINOMI MUSTAFA DHE FUNDI TRAGJIK I LDK-së”, Fjala e lirë,6 Janar 2016. https://fjala.info/binomi-mustafa-dhe-fundi-tragjik-i-ldk-se/
24. Melihate Tërmkolli: “Isa Mustafa kurrë nuk ka pasur fuqi politike në LDK. Isa Mustafa kurrë nuk ka qenë pjesë e LDK-së. Isa Mustafa është bërë pjesë e LDK-së kur ka ardhur në krye të Prishtinës, madje edhe atëherë nuk është anëtarësuar në LDK”, gazeta “Bota Sot”, 21.12.2018.
25. I. Mustafa: Nuk e njohim Donika Gërvallën si kryetare të Degës së LDK-së në Gjermani, 28 maj 2016, https://zeri.info/aktuale/92019/mustafa-nuk-e-njohim-donika-gervallen-si-kryetare-te-deges-se-ldk-se-ne-gjermani/
– Rrokum Roll: Donika Gërvalla, kryetare e degës së LDK në Gjermani, TV RROKUM, May 31.05.2016 https://www.youtube.com/watch?v=QtK0w1ekZ-U
26. Donika Gërvalla “pajtohet” me LDK-në, takohet me zyrtarë të saj», gazeta “Bota Sot”, 08.07.2016, https://www.botasot.info/aktuale-lajme/553959/donika-gervalla-pajtohet-me-ldk-ne-takohet-me-zyrtare-te-saj-foto/
27. Sh. Dibrani: “Hidhërimi i…”, https://www.facebook.com/notes/shefqet-dibrani/hidh%C3%ABrimi-i-slu%C5%BEbenikit/10157416276912386/
28. Sh. Dibrani: “DEMOKRACIA E KONTESTUAR 1”, St. Gallen 2018, faqe 538-589.
29. Fadil Shyti- Mona Agrigoroaiei: “JO PJESËMARRJE NË ZGJEDHJE TË SERBISË VRASTARE, PËR PËRFORCIMIN E VËLLAZËRIM-BASHKIMIT TITIST!”, portali Albaniapress, 14 janar, 2007
http://www.albaniapress.com/lajme/829/JO-PJESEMARRJE-NE-ZGJEDHJE-TE-SERBISE-VRASTARE-PER-PERFORCIMIN-E-VELLAZERIM-BASHKIMIT-TITIST.html
30. Sh. Dibrani: “Heshtja e komandantit?!…”, gazeta “Bota Sot”, 2 NËNTOR 2015. https://www.botasot.info/opinione/474338/heshtja-e-komandantit/
31. Po aty, Gazeta “Bota Sot”, 02.11.2015.
32. Sh. Dibrani: “LETRAT E DR. BUJAR BUKOSHIT”, libri “DEMOKRACIA DIKTATORIALE 2”, St. Gallen 2018, faqe 307-358.
33. Sinan Hasani: “PËRROI VËRSHUES”, roman, botoi “Rilindja”, Prishtinë 1980
34. Sinan Hasani: Wikipedia: https://sq.wikipedia.org/wiki/Sinan_Hasani
35. Sh. Dibrani: “DEMOKRACIA E KONTESTUAR 1”, St. Gallen 2018, faqe 538-589.
36. Sh. Dibrani: “SALIH ÇEKAJ ISHTE THEMELUES I USHTRISË ÇLIRIMTARE TË KOSOVËS!…”, “DEMOKRACIA E KONTESTUAR 2”, St. Gallen 2018, faqe 201-204.
37. “Bujar Bukoshi s’është i gatshëm të sqarojë çështjen e FARK’ut”, Express, 29/03/2014. https://www.gazetaexpress.com/lajme-bujar-bukoshi-seshte-i-gatshem-te-sqaroje-ceshtjen-e-farkut-5476/
38. Sh. Dibrani: “HIDHËRIMI I…”, https://www.facebook.com/notes/shefqet-dibrani/hidh%C3%ABrimi-i-slu%C5%BEbenikit/10157416276912386/
39. Revista Psikologjike PSIKA: “Pse njerëzit nuk kërkojnë falje?”, https://revistapsika.com/sq/pse-njerezit-nuk-kerkojne-falje/
40. Wikipedia: https://de.wikipedia.org/wiki/Sandwich
41. Wikipedia: https://de.wikipedia.org/wiki/%C4%86evap%C4%8Di%C4%87i
42. Wikipedia: https://de.wikipedia.org/wiki/James_Joyce
43. James Joyce, “Suhrkamp.de”, https://www.suhrkamp.de/autoren/james_joyce_2268.html
44. Jusuf Buxhovi: “REKUIEMI PËR XHEMËN, XHOJSIN DHE KOLIN…”, revista “SHQIPËRIA ETNIKE” nr. 10, janar 2001, faqe 11-12.
45. Wikipedia: https://sq.wikipedia.org/wiki/Kosova
46. Ismet Tolaj, (E martë, 7 Maj 2019 në 7:49 MD), https://www.facebook.com/shefqet.dibrani/posts/10218287989054022?comment_id=10218422755183091&comment_tracking=%7B%22tn%22%3A%22R%22%7D
47. Ismet Tolaj, (E martë, 7 Maj 2019 në 8:55 MD), https://www.facebook.com/shefqet.dibrani/posts/10218388415404618?comment_id=10218423075151090&comment_tracking=%7B%22tn%22%3A%22R%22%7D
48. Ismet Tolaj, (E martë, 7 Maj 2019 në 8:54 MD), https://www.facebook.com/shefqet.dibrani/posts/10218388415684625?comment_id=10218423069910959&comment_tracking=%7B%22tn%22%3A%22R%22%7D
49. Ismet Tolaj, (E martë, 7 Maj 2019 në 8:53 MD), https://www.facebook.com/shefqet.dibrani/posts/10218388568088435?comment_id=10218423065110839&comment_tracking=%7B%22tn%22%3A%22R%22%7D
50. Ismet Tolaj, (E martë, 7 Maj 2019 në 8:51 MD), https://www.facebook.com/shefqet.dibrani/posts/10218404395404108?comment_id=10218423055950610&comment_tracking=%7B%22tn%22%3A%22R%22%7D
51. Ismet Tolaj, (E martë, 7 Maj 2019 në 8:50 MD), https://www.facebook.com/shefqet.dibrani/posts/10218404504406833?comment_id=10218423052430522&comment_tracking=%7B%22tn%22%3A%22R%22%7D
52. Ismet Tolaj, (E martë, 7 Maj 2019 në 8:48 MD), https://www.facebook.com/shefqet.dibrani/posts/10218419247655405?comment_id=10218423042070263&comment_tracking=%7B%22tn%22%3A%22R%22%7D
53. Ismet Tolaj, (E martë, 7 Maj 2019 në 8:24 MD), https://www.facebook.com/shefqet.dibrani/posts/10218422060445723?comment_id=10218422952268018&comment_tracking=%7B%22tn%22%3A%22R%22%7D
54. Ismet Tolaj, (E martë, 9 Maj 2019 në 4:08 PD), https://www.facebook.com/shefqet.dibrani/posts/10218423853210541?comment_id=10218432894316563&comment_tracking=%7B%22tn%22%3A%22R%22%7D