Pyetje liderëve institucionalë shtetëror (nëse kemi shtet) të Kosovës dhe KQZ-it:
Shkruan: Engjëll KOLIQI, 19 maj 2019
Ju lutem shumë, ju liderë të institucioneve shtetërore të Republikës së Kosovës (nëse ekziston) dhe ju anëtarë të KQZ, në krye me zonjën Valdete Daka, për ju kam ca pyetje publikisht, përgjigjet për të cilat i kërkoj publike, ose para organeve të drejtësisë.
Ju lutem shumë, e dini ju pse ish kryetarët e atyre komunave, ku po mbahen zgjedhjet, janë dorëhequr? Cilës parti politike i takojnë ata? Cili është flamuri dhe shteti i tyre? Çfarë flamuri ka valuar në komunat ku ata kanë udhëhequr? Pse janë lejuar të kandidohen sërish për vendet nga të cilat janë dorëhequr, apo tërhequr? Pse janë dorëhequr? Ku kanë marrë rroga ata sa ishin kryetarë komunash? Çfarë kanë bërë për shtetin ku kanë marrë rrogat? Cila është në të vërtetë partia “Lista Srpska” dhe nga kush udhëheqet e dirigjohet?
Interesat e cilit shtet i mbron ajo parti? Është raportuar dhe vërtetuar se një numër i konsiderueshëm zgjedhësish kanë votuar me dokumente të Serbisë. Banorë të cilit shtet janë ata, ku kanë votuar dhe pse kanë votuar? Kënd e kanë votuar, nëse jo ata të tërhequrit, nga “Partija Srbija”?
Është rast unikat në botë, kur kryetarë komunash dorëhiqen dhe rikandidohen sërish në zgjedhjet për plotësimin e vendeve të tyre, nga të cilat vetë janë tërhequr. Do të doja të di se kush i ka organizuar këto zgjedhje – shteti ynë, apo Serbia? A do të ngrihet ndoj herë në ato komuna flamuri ynë shtetëror, apo gjithmonë flamuri i Serbisë?
Në këto pyetje dua përgjigje nga ata që i pyeta. Në të kundërtën duhet t’i padisim në gjykatë për cënim dhe gërvishje të shtetësisë dhe të sovranitetit të Dardanisë, që serbët, me bekimin e turqëve, na e pagëzuan Kosovo, për t’ia shtuar më vonë edhe Metohinë, që ka kuptimin e pronës së kishës pravosllave serbiane.
Turp të keni të gjithë ju që po na e cënoni dhe gërrgyeni sovaranitetin e Kosovës dhe po talleni me ne, me deklarata të MPJ-së, kinse ia ndaluat Gjuriqit hyrjen në Kosovë. S’ka pse vjen ai, sepse qëllimet agresive e kriminele të Beogradit po i realizon me votimet e rivotimet për “Partija Srbija”, bile edhe duke u identifikuar zgjedhësit me domunente serbe e vetëm nën flamujt e Serbisë. Turp, turp, turp!!!
i nderuari patriot,
Hajde jeto ne Kosove edhe rregulloje situaten ashtu siç ke ti deshire.
Keta politikuaj hajna nuk munden me e rregullue, por ti po shihet qe mundesh…
veç qenke i nxanun me pune tjera… por eja kthehu edhe vepro.
Komentet janë mbyllur.