1. TË GJITHË, ME NJË GJUHË E NJË FLAMUR…
Pashë at Zot e pashë at besë burri,
pashë atw gjak, Shqipe-Flamuri,
mos më pyet se çfarë jam:
Katolik apo musliman!
Kur më lindi e lumja Nanë,
as me kryq as dhe yllë e hanë,
por më lindi shqipetar, ilir e pellazg,
me gjakun e pastër qehlibar…
Beso ti, në çfarë të duesh,
n’daç beso edhe në gurë,
por ne të gjithë kemi një gjak,
një Gjuhë dhe një Flamur.
2. E DASHURA, SHQIPËRI!
E dashura Shqipëri,
për mua, më e shtrenjta je ti;
unë jam një bir i jot,
Shqipëtar e Kastriot…
Jam djalë i Malësisë,
i Flamurit, i vendit e Lirisë.
Të lutem, të lutem,
mos më pyt çfarë je;
se shqipetar kam le
e kështu do hyj në dhe!
Gjermani, maj 2019