Fotoja e përdorur nga Flora Brovina për ilustrim, duket se nuk është autentike
Opinion.al – 16/05/19
Një foto rrëqethëse është publikuar sot nga deputetja kosovare e PDK-së, Flora Brovina. Deputetja Brovina publikoi para mediave një fotografi ku shihen ushtarë serbë duke përdhunuar një grua shqiptare. Dhunimi sipas saj ka ndodhur në sy të familjes.
Sipas Brovinës kjo fotografi është marr nga një aparat që i kishte rënë një ushtari, ndërsa thotë se gruaja që u dhunua është ende gjallë.
Kuvendi i Kosovës shqyrton sot rezolutën për “gjenocidin, krimet kundër njerëzimit dhe krimet e luftës të ish-regjimit shtetëror serb në Kosovë”.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i cili këto ditë ka qenë shumë aktiv në çështjet që ndërlidhen me gjykimin dhe dënimin e krimeve gjatë kohës së luftës së viteve 1988-99, ka thënë se pret përkrahje nga të gjitha grupimet politike në Kuvend. /Opinion.al