PERSE ZGJEDHJET E AFERME PLURIPARTIAKE NUK JANE GARANCI E DEMOKRACISE DHE BEGATISE PER POPULLIN SHQIPTAR ?

0
613
Kujtim Drishti - We are all being played

Kujtim Drishti

Dhenien e pergjigjes se kesaj pyetje i a kemi detyrim popullit tone, i cili mendon akoma se meqe voton ne sistem pluralist politik ai ben detyren ndaj demokracisë.

JO !

Jeta i tregoi shqipetareve ne keto 30 vjet se fakti i te votuarit ne nje sistem pruripartiak nuk perben akoma garancine e demokracise sepse, ja qe te dy partite per te cilat votoi pupulli nuk i shpetuan dot reflekseve diktatoriale te shefave te tyre.

Keshtu regjimi shqiptar ka perfunduar sot ne dilhemen : cilin diktator do te zgjedhim ?

Pra ne nje demokraci diktatoresh te cilët kete here, me te zgjuar se Zogu dhe Enver Hoxha, te lejne te flasesh e te mendosh çfare te duash dhe ne te njejten kohe zevendesuan Drejtesine qe jep kushtetuta me drejtesine e tyre personale e cila perjashton Gjykaten kushtetuese shkurt qe perjashton Kushtetuten.

Qetesia e rreme qe zoteron ne Shqiperi eshte nje qetesi iluzore brenda se ciles çdo gje e keqe ndodh e do te ndodhe , nga te cilat me kryesoria eshte shitja e vendit per dy para per popullin dhe shume para per shefat.

Si mundet qe populli ti thote vetes : « jam i detyruar te zgjedhet te keqen me te vogel » kur te te dya te keqiat e deri tanishme kan shkallmuar zemren e demokracise qe eshte vete Kushtetuta dhe Gjykata kushtetuese ?

Garancia e demokracise nuk jane zgjedhjet por mbrojtja e Kushtetutes Demokratike

Mbeten vetem dy zgjidhje :

1. ose do te krijohen parti qe do te marrin ne mbrojtje kushtetuten dhe te nxjerrin jasht loje partite qe e shkatarruan ate e ti tregojne popullit ku eshte tradhetuar Kushtetuta.

2. ose ne pamundesi te krijimit te partive te tilla populli duhet te mos e haje me karremin e vjeter Atij do ti duhet te mos shkoje ne votime dhe te kerkoje ndertimin e nje qeverie teknike me ndihme te SHBA dhe Europes, e deri sa te mbaroje Vetingu i cili duhet te plase qelbin. « Ubus pus incisium est »= ku ka qelb bisturia eshte e nevojshme. Perndryshe Shqiperia e cila është vënë në një pjerrez me drejtim poshtë, do te shkoje gjithnjë e me poshtë.

Kjo alternative do të “zgjoje” nderkombetaret, amerikane apo europiane, per te cilet Shqiperia eshte nje pike strategjike.

Veprimi I mos vajtjes ne zgjedhje do te tregonte pjekurine e nje populli qe I provoi te dya partite ne 30 vjet dhe tani i refuzon. Lidhja e popullit me kushtetuten do te jete shpetimi i tij dhe i femijeve te tij.Vetingu do ti jape te drejte popullit shqiptar ne refuzimin e alternatives midis dy te korruptuarve dhe dy diktatoreve.

“Mjerimi I shqipetareve ka qene ne tërë kohrat tek kapja pas individeve dhe jo pas ideve” thoshte Konica qe e njohu mire popullin e tij dhe politikanet.

Ai arriti te leshoje nje parashikim, erën e te cilit po e ndjejme shumë fort sot :
“Shtetet sikurse njerzit , lindin, rriten dhe vdesin-dhe ca vdesin qe ne foshnjëri, nga sëmundje ose aksidente. Ne qoftë se Shqipëria- fjalë fatale-vdes, ahere mundet pa shpifje , te shkruajmë këto fjalë ne gur të varrit të saj : U ngjall nga idealistet, u ruajt nga rastet, u vra nga politikanët….Politikanet kane zënë t’i vënë kazmen Shqipërise(Vepra 3 f.333)

Ne qoftese populli lidhet me Kushtetuten e tij e me idetë e saj dhe jo me politikanet atehere ketyre te fundit do te kuptojne se per te ndertuar nje sistem te drejte shoqeror duhet dhe ata ndjekin kushtetuten e te behen mbrojtesit dhe garantet e mbrojtjes se Kushtetutes.
Mbrojtja e kushtetutes se Republikes Demokratike eshte e vetmia alternative, Kushtetutes qe eshte burgosur nga te dya partite.
Shpetimi i Kushtetutes nga burgu i dy partive te cilat kane fytyre akoma ti kerkojne popullit qe ti zgjedhe ne pushtet do te jete shpetimi i vete popullit.

Prandaj Librarite duhet te mbushen me Kushtetuten dhe Shtojcen e saj Deklaraten e te Drejtave te Njeriut