A JANË MUHAMEDANËT GËNJESHTARË?

0
891
Betimi islam

Ibrahim Kelmendi

Që të bëhesh mysliman, kusht i parë, obligativ, nga 5 kushtet themelore, është ash-shahada / الشهادة / dëshmia / deklarimi:

La ilaha illa ‘llah, Muhammadun rasulu ‘llah.
Shqip: “Nuk ka zot tjetër, pos All’ahut, Muhamdi është i dërguar i Alla’hut.

Por, rëndom përdorët varianti më i “kompletuar”, që e përmban edhe “ezani” (thirrja 5-herë-ditore për lutje):

Ashhadu an la ilaha illa ‘llah, Muhammadun rasulu ‘llah.
E shqipëruar:
Dëshmoj se nuk ka zot tjetër pos Alla’hut (dhe) Muhamdi është i dërguar i Alla’hut!

Kjo dëshmi është një gënjeshtër ordinere, sepse asnjë mysliman nuk ka si e dëshmon që nuk ka zot tjetër, pos Allahut, siç nuk mund e dëshmon se Muhamedi është i dërguar i Allahut. Prandaj, qysh në startim, secili mysliman është gënjeshtar, sepse dëshmon atë që nuk mund ta dëshmon, prandaj dëshmon rrëjshëm!

Në Kur’an nuk ekziston ky farë kushtëzimi, i formuluar si një tërësi, por është e shpërndarë në dy fjali, në disa versë (aja / ajete).

Pjesa e parë e kësaj dëshmie të rrejshme gjendet në suren 3, ajetin 35 dhe në 47:19.
Ndërsa pjesa e dytë kësaj dëshmie të rrejshme gjendet në 3:144, 48:29, 33:40 dhe 63:1.

Kjo i bie që në Kur’an nuk është i sanksionuar ky kushtëzim, por këtë duhet ta kenë kompiluar të tjerët, duke sajuar edhe hadithe (legjenda), për ta imponuar si obligative.

Rëndom, po nuk është thënë në fillim këtë deklaratë, nuk je mysliman. Vë bast që 95% e atyre që simulojnë myslimanin, nuk e ka thënë ndonjëherë, pos që mund ta ketë dëgjuar!

Fatkeqësisht kjo dëshmi e rrejshme e secilit mysliman është një fakt skandaloz, që diskrediton karakterin e tyre gënjeshtar, meqë nuk ke si e diskualifikon ndryshe këtë dëshmi genjeshtare, pos si gënjeshtër, në rastin konkret, për qëllime mashtruese!

Mos ndoshta kemi karakter kaq hibrid (mashtrues e hipokrit) për shkak të mbishtresimeve fetare ?