E RËNDË ËSHTË DHIMBJA

0
760
Lindita Preteni

Zymer Mehani

(Elegji për mësimdhënësen Lindita Preteni, që sot në moshë fare të re u nda nga jeta)

Shumë zemra për ty
Sot po qajnë me lot
Me lot po qan dhe qielli
E s’po zbardhëllon dot
Për ty hidhërimi
Na goditi në zemër
E si plumb na vrau,
Na hapi shumë plagë
Vuajtje e lëngatë
Loti ynë i rrumbullt
Nis e rrëshqet vetë
Për këtë vashë të re
Dhemb zemër e shkretë
Engjëllushe për ty
Po na dridhet zemra
Si prej termetit toka,
Si barka në stuhi
Janë mbytur në lot
Vogëlushët për ty
ABC-në ua mësove,
Ti moj margaritare
E ata me gëzim e prisnin
Festën për Abetare
Pa ty moj lule e bukur
E rëndë është dhimbja
E rëndë si një meteor,
E rëndë sa rruzulli tokësor
Zemrat sot po qajnë me lot
Me lot qau dhe qielli
E dot nuk u ndal
Të ndrittë përherë shpirti
Si një llambadar