PROFESORIT TIM, ISMAIL ISMAILI

0
897
Hajrush Redenica

Shkruan Hajrush Redenica, publicist dhe poet

(Në përvjetorin e rënies)

Brez pas brezi gjatë histories kaluam ditë të vështira, të ndarë e të përçarë, të copëtuar e të tkurrur, të shpërngulur e të dëbuar nga trojet tona autoktone, me invazoine, okupime e mashtrime, me maltretime nga më të ndryshmet brez pas brezi, kurrë pa u ndalur.
Qysh prej vitit 1860, kur dhe filluan shpërnguljet e para nga Sangjaku i Nishit, e tërë Dardania u zbraz pothuajse brenda 20 vjetësh dhe ajo popullatë e mjer kishte pakëz shpresë në pjesën e Vilajetit të Kosovës, duke u stërrngarkuar me populate Llapi, Anamorava, Karadaku dhe përgjëthsisht Gollaku.

Edhe pse kjo popullatë u strehuaa në këto vise të Vilajetit të Kosovës, nuk mbeti e qetë në këtë nahi. Në vitin 1912, edhe pse u shpall Shqipëria shtet I pavarur, nuk na solli shumë ndihmë ne popullatës sonë në Kikën legjendare. Këtu na u zhvillua një luftë shumë e rreptë dhe frontale, ku pati edhe shumë viktima. Në mesin e tyre pat rënë edhe komandanti i kohës, hoxha Mulla Sali Salihu nga Pogragja e Gjilanit. Me atë rast, u dogjën disa shtëpi të lagjes së Vakajve, në mesin e tyre edhe shtëpia e heroit të kombit nga Kika, Lot Vaku. Shumë vuajtje, maltretime, kolonizime e çka u vinte në mendje barbarëve dhe çetnikëve serbë, e e bënin.

Më 1913, edhe zyrtarisht na u copëtua Shqipëria, e cila la shumë troje etnike jashtë gjirit të saj.
Më 1920 filloi edhe okupimi i pronave nga agrari dhe vazhdoi në vitin 1921 / 1922 e deri në vitin 1932.

Më 01 dhjetor vitit 1933 filloi edhe shpërngulja masive e disa fshatrave për në Turqi, ku më së keqi e pësoj në vitin 1934 fshati Berivojc i Kamenicës, i cili i tëri u shpërngul për në Turqi.

Pas fillimit të Luftës së Dytë Botërore, në shtator të vitit 1939, edhe krahina jonë e Gollakut, Anemorava dhe Karadaku e pësoi shumë keq. Një luftë e rreptë mes komunistëve dhe vullnetarëve të kombit filloi më 28 e 29 qershor në vijën kufitare prej Gurit të Zi deri në Sfircë në At- Kapi, mbi 20 kilometra vijë kufitare me Serbinë. Por barbaria sërbe dhe jugosllave nuk u ndal me atë luftë dhe kërkuan prapë një luft[ tjetër, e cila u zhvillua më 26 korrik, në brezin kufitar të sotëm me Serbinë. Filloi lufta, pikërisht në Kikën legjendare gjatë tërë brezit kufitar dhe aty u mobilizua e tërë popullata anekënd Vilajetit të Kosovës dhe më gjerë.

Nga vendlindja e profesorit tim Ismajl Ismaili ishte edhe heroi i kombit Sylë Koperrnica dhe u zhvillu një luftë e rreptë, ku pati shumë dëshmorë dhe humbje të mëdha nga ana armike.

Edhe pse hyri komunizmi, i tërë regjioni kishte vuajtje, maltretime dhe kjo zgjati deri më 11 mars të vitit 1981, kur dhe filloi shkatërrimi i komunizmit në ish- Jugosllavi, në Ballkan dhe në tërë Evropën. Por barbaria sërbe tubonte fakte dhe i mirrte njerëzit më të aftë dhe i fuste në listat e tyre për likuidim. Profesori im, Ismail Ismaili nuk kishte të ndalur në aktivitetet e tij dhe posa u fornua Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ai u inkuadrua në këtë parti dhe nga këshillat, edukata dhe humanizmi i tij, shumë qytetarë të asaj ane morën mësime se si duhet atdheu, si duhet t’i kundëvihemi anmikut të përbetuar. Por barbarisë serbe u ra në sy, profesor Ismail Ismajli si një njeri i rrezikshëm, prandaj e kishin futur në listën e likuidimeve. Kalonin vitet, erdhi viti më i kobshëm 1999, kur në të gjitha anët kishte luftime, maltretime, izolime, pushkatime, dhunime, masakrime, pa kurrë një shkas, por vetëm e vetëm pse ishim Shqiptarë.

Më 11 maj 1999, viti i kobshëm për profën tim dhe shumë mendimtarë të tij, kur na u bë rrethimi i Hogoshtit, i Koperrnicës, Shipashnicës, Muqivërrcës, Roganës e tjera fshatrave, ku hordhitë çetnike kë e gjenin nëpër shtëpitë e tyre, që ishin në lista, i merrnin dhe i pushkatonin pa kurrfarë gjyqi. Filluan djegiet e shtëpive, maltretimet e qytetarëve të pafajshëm, ku shumë syresh i pushkatuan. Me atë rast, në mesin e tyre ishte edhe Profesori im, Ismail Ismaili nga Koperrnica. Grupën, të cilin e morën për pushkatim, serbët e dërguan në Karaqevë dhe e pushkatuan të tërën. Profesori im shumë ua vrante syrin dhe e pushkatuan, mu te varrezat e fshatit Koperrnicë, shumë afër shtëpisë së tij.

Lavdi të përjetshme Profesorit tim, Ismail Ismailit dhe të gjithë dëshmorëve dhe martirëve të kombit!

Dërgoi për publikim, Zymer Mehani, poet dhe gazetar