VARRIMI PA ARKIVOL (TABUT)

1
711
Thaçi - Vuçiq

Nga Binak MAXHARRAJ

– Në Tiranë Vuçiq i thotë Thaçit: Hashimi varet nga unë, vepron ashtu siç them unë, ka dosje te ne.
– Luginën e Preshevës, Hashim Thaçi do e marrë në stilin e Kryengritjes fshatare në Kroaci, nën udhehëqjën e Matija Gubecit të vitin 1573.
– Hashim Thaçi e mashton opinionin kur thotë për marketing të vet, se edhe Presidenti Ibrahim Rugova ishte për ndarjen e Kosovës.

Pas përfundimit të Samitit në Berlin, Kryeminstri Ramuash Harajdinaj ishte plotë shend e verë, i relaksuar tej mase kur deklaroi, u kry edhe kjo punë, se ideja për korrigjimin e kufijve ka vdekur, është varrosur, por ky varrin ishte pa arkivol (tabut). Këtë ide ia morëm nga dora proserbes, Federka Moghrenit, për ta lënë në duar të sigurta të Kancelares së Gjermanisë, Merkel dhe Presidentit të Francës, Marcon.

Jo Kryeministër nuk është kry, kjo ide vazhdon të jetë e gjallë.

Por ishin aty edhe dy varrëmihës të Kosovës, Hashim Thaqi dhe Edi Rama, të cilët as se si të pajtohen, se ideja e korrigjimit të kufijve u varros përgjithmonë. Ata bile e quajtën të pa sukseshëm Samitin në Berlin. Ata as me harta ne duar, (prapa shpinës së Kryeministit Harajdinaj) nuk mund ta bindnin zonjën e hekurt, Merkel për ndarjen e Kosovës.

Ishin shumë të brengosur, të mërzitur. Tue e pasë parasysh se ideja prosllave për ndarjën e Kosovës po u ikë nga duart, veçmas Hashim Thaçi filloj të vjellë helm e vrerë për shtetin me të fuqishëm në Evropë, Gjermaninë.

Ai si i tëbuar, si bisha e egër, e sulmoi Gjermaninë, duke thanë së Gjermania nuk e ka ndihmuar luftën e Kosovës, anipse ky qafir e di mirë se Gjermania kontribuoi shumë gjatë luftës në çlirimin e Kosovës, në ndërtimin dhe rindërtimin e Kosovës me donacione të shumta, që gjysmën i vodhi vetë Hashim Thaçi me komandantët e tij. (Edhe pse Gjermania ia paska dhanë edhe Serbisë njsa 11 miliardë Euro deri tani… :p)

Hashim Thaçi shkoi edhe më larg, në paturpësi, duke thanë së ky Samit nuk ka vlerë, pasiqë nuk qenka ftuar edhe Amerika, të cilës dikuar mundohej me ia futë thikën pas shpine, në stilin “unë luaj koqe me Amerikën”. Ky i gjorë paska harru së Samiti i Berlinit është ba në kordinim të plotë më Amerikën. Por, Thaqit për korigjimin e kufijve i ka mbetë një fije shprese vetem te Joe Boltoni proserb. (Por edhe ai e ka një shef, një bacan gjerman!)

Këtë mund ta thotë vetëm një i çartur, një katil më mendje të ç’ekuilbruar.
Sipas Thaçit, Gjermanija është dashtë ta pyesë Amerikën edhe për borën e parvjeme. Çfarë ironie. Ideja për korigjimin e kufijve nuk është varrosë përgjithmonë.

Tashti gjarpri ia ka vu zilën vehtës në bisht, që ta zhurmojë edhe më shumë këtë ide. Kjo u pa edhe ne Samitin Brdo Brione në Tiranë. Aty ishte edhe simpatia e tij Federika Moghenini, e cila me buzqeshjen e saj cinike, njësoj si të Thaçit, mundohej të relakson Thaçin e Vuçiqin të deshpruar nga znj. Merkel.

Thaçi dhe Rama edhe në këtë Samit biseduan për korigjimin e kufijve pa fije turpi, anipse kësaj pune i ishte vu njëfarë kapaku në Berlin. Këtu ata folën edhe për disa dokrra rreth unifikimit gjithëshqiptar, për heqjën e barierave kufitare, etj.

Por, i mjëhershem ishte reagimi padronit të tyre, i Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, kur ju tha “mblidhi mend se për çka po folni, mos luani me zjarrin, se ai do të ju kallë të dyve.” Vuçiq madje e thotë hapatas në Tiranë se Hashim Thaçi varet nga ne, është i kapur, ai vepron se çka i them unë.

Në Tiranë Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, sikur e mori autorsinë për idenë e korrigjimt të kufijve më Serbin, duke thanë se kjo është ide e imja, duke harruar se korrigjimi i kufijve është ide e moçme Serbe, duke filluar nga nacionalisti serb Dobrica Çosiq, i cili që në Plenumin e gjashtë të KQ të Serbisë, në vitin 1966, e hodhi idenë e e çështjes së Kosovës, me të cilën ai mendonte se duhet të përkufizohet me kufij të rinj. Ai u përjashtua nga KQ i Serbisë edhe nga LKJ.

Por pas shkatërrimit të ish-jugosllavisë, kur mbeti si Jugosllavi vetem Serbia me Malin e Zi, në kohën Sllobodan Millosheviqit, ai u ba njëfarë kryetari i kësaj krijese te re jugosllave. Ai edhe ateherë përpiloi skica, plane dhe harta për ndarjën e Kosovës. Pasardhësi i tij, Milan Paniq erdhi fluturim në Prishtinë dhe u takua me Prsedentin historik Ibrahim Rugova, i cili pasi e dëgjoi idenë e tij për ndarjen e Kosovës, tha shkurt, pa mendu fare, se nuk ban, kjo ide nuk kalon. Hashim Thaçi rren kur thotë se edhe Rugova ishte për ndarjën e Kosovës. Idenë e tij e morën edhe proçetnikët e sodit, Vuçiq dhe Daçiq, të cilët krejtë këtë gjurulldi po e bajnë me qëllimin përfundimtar të ndarjes së Veriut nga Kosova.

Këta të dytë thonë se nuk ka dhe nuk do te këtë kurrfarë marrëveshje me Kosovën, pa marrë diçka nga Kosova. Vuçiq thotë se marrëveshja mund të arrihet vetëm atëherë kur Serbia të marrë diçka nga Kosova, por pinjoni i Millosheviqit, Daçiq deklarohet edhe më qartë, kur thotë se “vija kufitare duhet të zbresë nga Rashka në Zveçan”. Këtë ”ide” të veten, Daçiq e thotë kudo që shkon nepër botë si Minister i Jashtëm i Serbisë.

Pra, këtu është diçka më thellë së sa taksa, që Serbia po e merr si pretekst.
Thaçi apo gjarpni i Kosovës më zile në bisht, në Tiranë u mundua ta marrë si të veten autorsinë e korrigjimit të kufijve, dhe u hoq edhe si patriot i madh, por dështoi.

Ideja origjinale e Gjarpnit tonë me zile, Hashim Thaçit, mund të jetë vetëm çëshatja e mashtrimit ordinar, që po ju ban banorëve të Luginës së Preshëvës, së cilën as ata vetë nuk i besojnë Thaçit, duke e thanë si ciceroni, se do t’ia bashkojë Luginën e Preshevës Kosovës, duke aluduar se vetëm për këtë ndryshim të kufijve angazhohet, pa e cenuar asnjë centimeter tjetër tokë të Kosovës. Kështu thoshte edhe për Çakorrin, se Kosova nuk po e humbë asnjë centimetër tokë, por Çakorri me 82 hektar tokë shkoi në pakthim.

Por, Gjarpni me zile i Kosovës, Hashim Thaçi, asnjëherë, bile kurrë nuk e pati kurrajon por as guximin të thotë së si do ta bashkojë Luginën me Kosovën. Po, a e din ai se as në pazar nuk mund të bleshë diçka pa para. A e din ky zotëri se ku gjendët Lugina e Preshëves, a e din ky qyqar, se Lugina është pjesë integrale (me hater apo me zor) e Serbisë, e se për këtë nuk pyetet Thaçi. Thjeshtë për të marr Luginën si territor të Serbisë, i duhet dhanë Serbisë Veriu i Kosovës, që nuk ia vlen, sepse t’ia marrësh Kosovës Veriun e praruar në arë, me Ujamnin, do të thotë që Kosova mbetet si një trup pa kokë, dhe ja kjo është ajo kutia e pandorës që do të hapet.

Apo, Presidenti i Kosovës e ka gjetë mënyrën si si ta bashkojë Luginën e Preshëvës, pa dhanë asnjë centimeter tokë. Ndoshta ai si një historian, mendon së këtë ide të tij do ta realizojë sipas modelit të Matia Gubecit në Kroaci në vitin 1573, kur e organizoi Kryengritjen fshatare kundër mjerimit feudal, që po u bante fshtarëve regjimi i atëhershëm i feudalëve.

Pra, sipas modelit të Matia Gubecit, prijësit të Kryengritjes fshatare në Zagorje të Kroacisë të vitit 1573, Hashim Thaçi duhet të organizojë një Kryengritje të tillë. Të shkojë në Drenicë e kudo në Kosovë, t’i mbledhë sa më shumë fshatarë, të cilët ishin të zdathur e te zdeshur, t’i armatosë ata, si në kohën e Matia Gubecit, me sopata, kosa, hunj, drapëra, kmesa, çekiça, thika dhe me ta duke kaluar kufirin te Muqibaba t’ia mësyn Luginës së Preshevës, për ta çliruar atë nga Serbia dhe me ia bashkua Kosovës.

Ndoshta atje do ta presin më lule dhe brohorijtje “shokët e tij të idealit”, Aleksandër Vuçiq dhe Ivica Daçiq, do t’ia dorëzojnë falas Luginën Hashim Thaçit, duke ia bashku Kosovës. Mendjelehtësi e madhe, atë që ta bën budalla, nuk ta ban kush! Kështu shokët e idealit të Hashim Thaçit do të kthehën nga gjaksore të tmershëm në “paqësorë të urtë”, nga frika e Kryengritjes fshatare të organizuar nga Hashim Thaçi. Dhe ja, kështu ia bashkon Luginën e Preshevës Kosovës, pa dhanë asnjë centimetër tokë Kosove.

Çmenduri hesapi e Hashim Thaçit…?!

1 KOMENT

  1. Nuk eshte Boltoni proserb… por Ramush Haradini dhe Hashim Thaiqi… jane proserb. Me gjithe Edi Ramën.

Komentet janë mbyllur.