KOSOVA NË ZJARR PËR NJË IDEAL

0
773
Bajram Bashota

Bajram Bashota

KOSOVA NË ZJARR PËR NJË IDEAL

Makineria vrastare ishte vërsulë n’Kosovë
Vetëm krisma armësh dëgjoheshin pa fund
Kahdo që sillesh vetëm zjarrë e trishtim
Ah! Kosovë sa shumë vuajtje kurrë pa buzëqeshje!

Armiku i pa shpirt sillej kryq e terthuar
Me sy të skuqur po si bishë mali e terbuar
Lakun mundoheshin t’ia vejnë Kosovës
As zog as lejlek mbi qiellin e mbuluar me re.

E atje lart në male kishte ngritur kryet ylberi i lirisë
E dragojtë në maja lëshuan vetëtim e rrufe
Ishin ngritur ta mbrojnë këtë të shtrenjtë atdhe
Nga tymi e flaka e topave e granatave.

UÇK- ja si një kuçedrë mali
Kahdo që sillej frymën i zinte këtij barbari
Dhe qielli i kosovës filloi të kaltrohet
Zemra e atdheut filloj të çlirohet.

Se bijtë e shqipës s’duruan më robëri
E bashkuan atdheun, e bënë një Shqipëri
Një Shqipëri lule një Shqipëri etnike
Me rreze të praruara, rreze demokratike.

ATDHEU ME TULLUMBA TË LULIT

Si more zot këta njerëz pa zot e pa fe
E lan kët popull me lecka e tullumba t’Lulit
Që mund të jetonin si miza në mjaltë
As zemra s’u bën vërr për milet të ngratë?!

Atdhe ti pate shumë begati
Plot vasha të bukura e djem të ri
Pate shumë fabrika e minjera
Po të gjitha ato t’i mori era.

Varfërinë, mjerimin e tradhtinë
Atdhe ta lanë dhuratë tek dera
Me tullumba të Lulit a do të çelë pranvera
Qanë kjo nënë shkreta thot: “mjerë unë e mjera!”

PËR HIRË TË POPULLIT E TË ZOTIT

S’kyqem kurrë në parti të sotit
Që punojnë veç për interes të vet
Jo për popull as për shtet
Vetëm për klane e individ
Për plane të veta e për biznis
Nuk njohin farë as njohin fis
Popull e zot e kanë paranë në biznis
S’donë ta njohin kurrë fukaranë
Shtiren si lypësa kur u vyen vota
Të shtiren melaqe të dalin dreq
Veprat e tyre janë dalë në shesh
Punët e tyre janë krejt përshesh
O popull e milet që muart botën n’sy
Mos besoni më amanit në këto parti
Partia e juaj është Populli e Zoti
Po ktheni gëzofin si është moti
Bëni veç çka thot Populli e Zoti
Ndryshe për ju i keq do të jetë moti.

DON KELMEND SPAQIT

TI sy i patrembur shqionje
Me shpiert e zemër luani
I tregove barbarit se je shqiptar
Se je shqiptar e bir shqiptari
S’ të tremb plumbi , s’ tremb varri
Përmbi të gjitha je zog shqiptari
Heroizëm në atë barbari
Ku preheshin pleq gra e fëmij
Ti vure gjoksin në grykë të topit
Se je stenip i Mic Sokolit
Pse mos të shpallim hero të gjallë?
O vëlla im dashur Don Kelmend Spaqi
Të rrosh sa malet e Kelmendit që zot i
dole këti populli e këtij vendi!!

A MUND TË TË THËRAS VËLLA?!

TI milioner e unë pa bukë pa para
Si me të quajt vëlla apo…
Ti standarde e ahengje salltanat
Biznise e shtëpia me shumë kate
E vëllau yt deshë e dathë e barkcullak
Bashkë ishim në luftë e nji bukë e ndaja bashkë
E tash në liri as më shiqon as më flet kinse s’po të shoh
O vëlla a po shef se je bërë i marrë, a je more shqiptar?!
Kur ishim bashkë në luftë folshim me shoqishoqin urtë e but
Se ndihma e njëri tjetrit na duhej në çdo qosh e çdo skutë
Tash kur u bëre i “madh”askujt s’ i din hall
As shokut tënd të luftës që të barti në krah e nuk të braktisi
E unë tash qiraxhi e sharraxhi i Kosovës edhe pa bukën e gojës
Unë luftari për lir në sokak me grue e fëmij pa plang e pa shtëpi
Ti komandant, gjeneral e pushtetar, milioner e miliarder
Që pasurinë s’ e deklaron për shtetin tënd e popullin tënd
Ti endesh me xhipa të zi nëpër Kosovë e Shqipëri
Pa menduar fare për shqiptari e këtë popull hallegjij
Që gyrbetit po ja mësyjnë me mija e mij gra pleq e fëmij
Po e braktisin atdheun të gjejnë një jetë më të mirë
Ëndërrat i kishin të jetojnë në Kosovën e lirë
Pushtetarët, milionerët e miliarderët po bëjnë sehirë
Keh braktisin vëllëzëri vendlindjen e lirë pa pikë shprese
Kur vëllaut ia merr bukën dhe e len n’ sokak
A mund të të thërras vëlla apo… mor njerëz të marrë.

GJAK E NAFTË PËRZIER N’ASFALT

Gjak e naftë përzier n’asfalt
Përzier me ujë përzier me baltë
Këpucë të zbathura të shpërndara
Njëra në asfalt, tjetra në ara.

Dy të rinj duke bërë në rrugë gara
Që të dy ushqyer me pakujdesi
Duke mos kontrolluar aspak shpejtësi
E kobshme ishte finalja për të dy.

Një gar e këtillë kushtoi me jetë
Jeta s’është bimë që mbillet për së dyti
Kjo prindërve ju sosë zemren dhe shpirin
Si këta të rinj s’qesi njëherë në kokë gishtin?!

Kujdes, kujdes o moj rini e sotit e bekuar!
Sa shumë nëna ofshajnë e namin: – makina t’mallkuara!
Shumë jetojnë me zemra t’shkrumuara.