Nga Binak MAXHARRAJ
(Cubat do ta huqin Gjykatën Speciale për krimet serbe te luftës)
Kur isha si djalë i ri, shtalb, shpeshëherë ngjitesha në kullë në odën e burrave kur në mbramje mblidheshin pleqët e katundit, por edhe të katundeve tjera përrreth. Aty bisedohej për çdo gjë e më së shumti për trimni, për luftërat qe populli për liri qe i kishte zhvillu kundër shkaut, flitej për trimnit, për tribunët popullit të cilet ishin pre fyt me fyt më shkakun për t’i dalë zot atedheut. Por, jo rrallë herë pleqët bisedonin edhe për kaçakët dhe cubat, të cilët poashtu kishin marr malet në mbrojtje të atedheut. Cubat, thojshin pleqët ishin njerez të zotët, të shkathet, lëviznin shumë shpejtë si vetima,sa shiheshin ne këtë mal apo në atë kodër, nuk dorëzohëshin ishin ne shërbim të atedheut e jo në shërbim të vehtes.
Por, këta cubat e mi në këtë rrefilin tim ndryshojnë nga cubat e vërtetë, janë ndryshe, nuk jetojnë nëpër male por nëpër kolltuqe.Cubat e rrefimit timë pasiqe e vjelën, e molën, e vjedhën e plaçkitën dhe e shiluan Kosovën për 20 vite rreshtë, pa çkapë u pasuruan për së tëpërmi në pakufijë duke mos u pengu nga askush, sepse Prokurorit dhe gjykatat i kishin të vetat. Për 20 vjet pasiqë e bënë lamsh e rrotull Kosovën, duke e këthyer në pikë të lirisë Sërbin dhe Car Llazarin në Kosovë.
Për, 20 vite këta cubat e rrefimit timë nejtën rahat,nuk e “ofenduan” Sërbinë më asgjë, nuk ia përmendnin asnjë krim e lë më masakrat dhe gjenocidin që Serbia i kishte ba në Kosovë, por qe shpesh herë Kryecubi i shënimit tim, n’krye në vehtë shkonte dhe i përqafonte, përkulej para përmendorëve të Serbëve, në të cilat shkrante se u vranë nga terroristët shqiptar.Haj medet,o medet çka s’po majka toka.
Por,këta cubat e shënimit tim për 20 vite e banë punën bërllog, më Sërbinë në damë të Kosovës, ku i sollën shumë dëme të pariparueshm e deri në faljën një pjesë të teritorit bijve të Mark Milanit në Mal të Zi me t cilët kreshnikët e rugovës me vite e decenije kishin luftuar me ta,por Qakorrin kurr nuk e dorzuan. Haj, medet o medet merrjau mendët këtyre cubave tanë.Këta cubat e rrefimit timë më vite banë plane e skica me djallin e t’birin e tij për më e shkatërru, me poshtëru, për me e nda Kosovën më armiqët tanë shekullor,sikur të ishtenë bahshqën e tyre.
Këta cubat e rrefilmit janë njërëz të pafytyrë, të padinjitetshëm të cilët për 20 vite e rrejtën, e mashtruan kët populli pa fije turpi duke ua cungu lirin pasiqe në Kosovë i banë rrush e kumbulla çdo gjë të vlefshme qe ekzistonte, duke ua shkaterru ekonomin, shendëtësin dhe arsimin, shkurtë duke e shitë falas të tërë pasurin e Kosovës, duke e ndjekur,debuar bukurin më të mirë dhe të shendetëshme të vendit djemt dhe vajzat e sajë.
Cubat e rrfimit tim ishin shumë të zhdërvjëlët ata u futën në agjentura të dryshme pro serbe dhe pro ruse për te ia ba qejfin Serbisë duke ba plane djallëzore më shkijet për ndarjën e Kosovës, apo për korigjimin e kufijve me Serbin, ashtu siç e banë me Malin e ZI. Për t’i harty këto skica dhe plane u takuan tinxa popullit. Por, këtyre qyqeve tona të pakokë këto plane iu deshtuan në Berlinë nga e Madhja dhe mikja e jonë Angela Merkel. Cubat u deshpruan, mbeten si të dhimë, të pa fytyrë kur populli kuptoi së vatani ishte qitë në Pazar më arëmikun tonë. Kjo ishte njera ndër skandalët dhe tradhëtit qe këta cuba po përgaditnin atëdheut, në krahasim me skandalet tjera si çfuqizimi i Specialës dhe debimi i qytetarëve turq më dhunë nga Kosova.
Ktyre cubave të rrefimit tim për 20 vite asnjëherë nuk u shkojë mendja për te mirë në raportë me Serbin. Shtatë vite diagoluan në ”lërë” me Serbinë për kurgja, ia shtrijshin dorën njeri tjëtrit pa e detyry Serbin, bile të kërkoj faljë për gjenocidin e bamë ne Kosovë, për vrasjen e mbi 13 mijë civilëve, kurse në këtë dialog Serbia e sulmante vazhdimisht Kosovën ne çdo aspekt thuese Kosova ishte agresore e jo viktimë, kështuqe në arënën ndërkombetare Serbia sikur krijoj njëfarë epërsije, sepse këta cubat tanë ishin dorëzu para sajë përmes shantazheve dhe dosjeve.
Këta cubat e rrefimit tim asnjëherë nuk e fituan kurajon që të te kërkojë llogari për krimet e luftës. Kryecubi gënjeshtar nganjëhër reshqitas e përmndëte po kurr nuk pati kurrajo, guxim e as trimni qe kët ta bejë. Por, tashti kur Angela Merkel ua prishi planet, më Serbin për ndarjën e Kosovës, këta cubat e mijë për ta trembë më shosh si arushën Serbin, u ka ra ndërmned qe të kërkojnë një Gjykatë Speciale për krimet e luftës në Kosovë.
Këta cubat e mijë në këtë rrefim kërkimin për formimin e kësaj Gjykate e bejnë më shumë për vehte se sa për Kosovën, se vallë a mos mundën me këtë ta trembin Serbin qe të mos shkojnë në Hagë. Pra për 20 vite heshtën tashti mënjëherë shpërthyen. Këta horra kanë harruar qe gjatë këtye 20 viteve, e sidomos gjatë dialogut i lejuan Serbisë shumë favore, shumë sa herë qe Serbia bërtistë si arusha, duke kriju eprësi ndërkombëtare ndaj Kosovës, dhe mu në këtë atmosferë formimi i Gjykatës për krime lufte te Serbisë do të jetë e deshtuar.
Tashti këta cubat e mi të rrefimit tim s’u ka mbetë gjë tjeter veç të çirret si bishat e egra, sepse janë njerez të mjerë, të vetmuar, të humbur.