SHKODRA
Qytet i bikur, qytet i lashtë
Qytet i dijes e bukurisë
Qytet i mendjes e i zgjuarsisë
Qytet i mendjes e i kulturës
Qytet me trima e burra shkodran
Qytet që dha trima e trimëresha
Qytet që dha dietarë e mendimtarë
Që dha shkrmtarë e atdhetarë
Si Gjergj Fishtën që e njeh bota mbarë
Qytet që zbukurohet nga kisha e xhamia
Po më shumë e zbukuron thënja e Pashko Vasës:
“Feja e shqiptarit është shqiptaria!”
VIZIONAR E ATDHETAR
( Fehmi Aganit )
Vizionar e atdhetar
Kokë gjeniale kosovare
Kosovare dhe mbarë shqiptare
Për atdhe e shqiptari ishe i parë
Nuk pat si ti shqiptar ishe i pa parë
Që printe në atë mjegullnaj, në atë zjarr
Të popullit shqiptar t’ia gjej shtegun shpëtimtar
Kah me dalë me faqe të bardhë
Ishe diplomati i parë shqiptar, kosovar
Me mençurinë armikut i pregatisje varr
Por armiku gjakatar ishte dinak
Dhe mentarin e ndiqte në çdo hap
Se gjakatari kërkon gjak dhe t’i hakmerret pa hak
Profesorit njriut të mirë të mençur e urtak
Që askuj si hynte në hak njeri që s’vrahej as për gjak
Por armiku s’njohti zot, fe as atdhe pos plumb e qark
KUJTIME
Mëngjes, është ora gjashtë
Nga dritarja e dhomes shiqoj
Si shiu i pranverës bie pa ndalë
E mendja më sillet vërdallë
Dhe më mbush shpirtin plot mallë
Sa shpejt kaloi ajo fëmijëri e ajo rini vallë?!
E shof si më sillet kjo pleqëri tinzare
Dhe më shton çdo ditë e çdo natë mall
Në memorje më sillet fëmijëria e familja
Që kishin halle e vujtje plot
Po me besim në të Madhin Zot që i luteshin e i faleshin:
– Që dita kur t’zbadhë ta gjejnë magjen bukë plot
Mëngjesi me erë e me plot shi shpirtin ma qon peshë
Te ajo fëmijëri që çdo mëngjes lëshonim lop
dhen e dhi nëpër shi se ishim fëmij e axhami.
Kur ndalonte shiu bëheshim barinjtë tok
Dhe ashtu kokë më kokë bisedonim :
– A ta luajmë një lojë, lojën “pidpidak” (lojë me shkopi)
RRAHNU, RRAHNU, MORI PARTI!
Rrahnu, rrahnu mori parti
A kësaj i thonë demokraci?!
Se ka pa të mirtë me sy
I rrejnë popullin i bëjnë tradhëti.
Të gjitha partitë janë marrue
Popullin e vet tue mashtrue
Herë sivjet, herë në mot
Këtij populli pa i dalë kurrë zot.
Herë n’kët të enjte, herë në at të enjte
Këto parti po shumë na rrejten
Pa qitë n’dritë gjë mbi këtë dhe
Thonë po ndërtojm një jetë të re?!
Të ghitha paritë janë marrue
Vetëvendosja s’e ka provue
Edhe kjo kur të hyp në qeveri
Do t’ia bëj frigohem si këto parti.
LUTJE
O Zot, ktheje për së mbari shqiptarin
Vetëm Ti ke fuqi ta reformosh
Se e ka humb fuqinë dhe e ka
humb rrugën e zotit dhe të kombit
O Zot këtheja besnikërinë, trimërinë, dashurinë
Ktheja dinjitetin atdhedashurinë e vëllëzërinë
Se po më duket si në ëndërr kjo siellje e keti pobulli
A mos vallë e ka humbur fuqinë dhe i duhet ndihmë.
O Zot sundues, drejtues i gjithësisë, ti qenke më i madhi
Premtues e realazues i kësaj gjithësie e i kësaj njerëzie
Ktheje shqiptarinë në rrugën e atdhedashurisë vëllazërisë
Në rrugën e mirëqenjes dinitetit e prospetierit të shqiptarisë.