Krijohet “FAST”, njësia e re e policore për personat e rrezikshëm

0
511

Opinion.al06/05/19

Jo rrallë herë personat me rrezikshmëri të lartë kanë arritur t’i shpëtojnë policisë. Për këtë arsye, Drejtoria e Përgjithshme ka vendosur të krijojë një strukturë të posaçme të specializuar e cila do të quhet “FAST”.

Mësohet se kjo strukturë është e njëjtë me atë të Bashkimit Europian, “ENFAST” dhe do të ketë në përbërje rreth 50 efektivë të specializuar. Gjithashtu, kjo njësi do të jetë në gatishmëri 24 orë në shtatë ditë të javës.

Projekti “ENFAST” ka si qëllim që të rrisë sigurinë në Bashkimin Europian, duke përmirësuar eficencën e bashkëpunimit të policisë të finalizuar me lokalizimin dhe arrestimin e kriminelëve të kërkuar në nivel ndërkombëtar dhe që kanë kryer krime të rënda.

Projekti parashikon që në përbërje të angazhohen dhe forcat ushtarake, ndërsa do të bashkëpunojë dhe me partnerët europianë.

Shembulli i fundit i personave që i shpëtojnë policisë, ishte edhe Admir Murataj, i cili megjithëse ishte shpallur në kërkim, mendohet se ka organizuar tre vjedhjet në Rinas. /Opinion.al