Lumi i kumbullave

0
688
Artan Kajtazi

Artan Kajtazi

Ka aq shumë kumbulla t’bardha n’veri
n’jug as degë as fara
e njëjtë është ara
mos është faji te hana
a të lumi i erës
që e pështjelloi mjegullën
e zi u bë dielli
ngjyrë gri morën bjeshkët
hi ju gjuajtën syve t’lashtë
ku humbi gjaku i vjeshtës
gjethet e kumbullës se mbulojnë dot
Shikone:
një trup, n’pasqyrë bëhet dy
e një jashtë mjegullës mbetet një.

Foto: Artan Kajtazi