Nexhat Halimi
Dhembja me jehonë
Bredh Tauk Baçes në orë me hënë kaq vonë
Vijnë ikin hapësirës të moshuar me mjekër
Rini ka e s`ka, kanë ikur mjerimit të ndjekur
Ej Kosova plaket zgjon dhembja me jehonë
Ecin heshtur pa ndërruar fjalë me askënd fare
I shpijnë pak këmbët të rrjedh lirshëm gjaku
Kokës nga bredhin i shushurit gjethet kavaku
Rreth nga ndërtesat hapet e mbyllet `i dritare
Ecin meditojnë bluajnë ngjarje e çaste e data
Kujtojnë dashuritë të perënduara me mërzi
E analizojnë jetën këputjet udhëtimet e gjata
Prapë ikin njëjtë vetmisë së thellë në shtëpi
Shënojnë gabimet me matematikë të thjeshtë
Në ag t`i mbathin sërish këpucët për vjeshtë