Përvjetori i 614 i lindjes së Gjergj Kastriotit – këtij Titani të Arbërit

0
676
Gjon Keka dhe Gjergj Kastrioti

Nga Gjon KEKA

Kur lindin njerëz të mëdhenj, që do t’i plotësojnë profecitë dhe vizionet e ngjarjeve historike, lind një diell i ri i buzqeshur, që na tregon se koha e ploëtësimit ka ardhur. Lindja është fjalë solemne, kur lind një fëmijë familja ka gëzim, shpallë ditën dhe datën si solemne si të shenjtë për të dhe të ardhmen. Edhe në Mitologji, lindjes i është kushtuar një rëndësi e madhe, pra një traditë e zakon e gëzimit dhe e buzëqeshjes së diellit të botës familjare e kombëtare.

Edhe lindja e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut është parashikuar dhe ka qenë plan i qiellit që ai të dal nga gjiri i Kastriotëve. Lindja e tij nga Voisana e cila kishte parë në vizion apo në ëndërr ardhjen e Gjergjit të Madh me shenja e simbolika e që në fakt i paraprinin lindjes së një epoke dhe jo vetëm të një njeriu, lindjes së shpëtimarit dhe mbrojtësit të Arbërisë dhe Europës.

Poashtu lindja e Gjergj Kastriotit me shenjën e shpatës së Arbërit në krahërorin e tij tregon qartë se ai ishte i zgjedhur i kombit tonë, ai ishte Titani i fuqishëm i Arbërit, por edhe i Europës. Ashtu sikur shumica e njerëzve të mëdhenjë që kanë lindur në mënyrë të heshtur, pa shkundje tërmeti apo shpërthim vullkani, në mënyrë krejt të natyrshme dhe shoqëruar me disa simbolika e shenja të pashpjegueshme për syrin njerëzor, ashtu edhe Gjergj Kastrioti ka lindur në mënyrë modeste si një njeri në një familje fisnike e mbretërore të Arbërisë europiane.

Ishte në fakt nëna e tij ajo që i rrënjosi në zemrën dhe mendjen e tij dashurinë për atdheun, ajo kishte një ndikim të drejpërdrejtë në edukimin e tij të brendshëm, deri para marrjes peng nga sulltani.

Ndërsa Ati i tij ishte ai që e mësonte si të bëhet i pavarur, në sprova, në dyluftim, si të forcohet trupërisht (fizikisht) nga ushtrimet e shpeshta, pastaj syhap ndaj rreziqeve, njohje të përditshme në artin ushtarak, art ky që arbërorët e kishin të njohur tradicionalisht.
Kështu ai një pjesë të shkurtër e kaloj nën gjirin edukues familjar, por që më pas u morë pengë nga sulltani dhe u rritë sipas zakoneve, traditatve dhe idelogjisë e artit otoman.

Edhëm pse u rritë dhe u edukuar në oborr të sulltanit, vegjëlia dhe edukimi i nënës dhe atit të tij ishin themeltaret që kishin zënë rrënjë në zemër e mendje, pra i në oborrin e sulltanit i rriti brena vetes ato që i kishte mësuar nga nëna dhe ati i tij.

Kjo ka qenë edhe arsyeja pse ai nuk e harroi kurrë atdheun që ia kishte mbjellë nëna dhe ati i tij, kjo është arsyeja që ai e përgatiti planin dhe veten për t’iu kthyer atdheut të tij ,për ta ringjallur atë dhe bërë me dinjitet, dhënë emrin e famshëm në botë, dhe rikthimit të frymës së lirisë arbërore e pavarësisë së saj. Kështu që akti i rkthimit të tij ishte akt plotësisht i natyrshëm, i domosdoshëm sepse për atë ishte lindur dhe për atë iu rikthye në gji atdheut për t’u bërë trungu u kombit dhe shtetit të Arbërit.

Megjithkëtë duhet vënë re këtë – nëse nuk do të lindte Gjergj Kastrioti kombi ynë nuk do të ishte flamurtar i mbrojtejes jo vetëm të qenjes sonë kombëtare e identitare, por edhe i civilizimit të përbashkët europianNëse nuk do të lindte Gjergj Kastrioti kuvendi i Lezhës nuk do të hynte në histori si një Kuvend shembull i bashkimit jo vetëm të fiseve të Arbërit, por edhe i bashkimit të kombeve e popujve të Europës. Nëse nuk do të lindte Gjergj Kastrioti emri i Arbërisë nuk do të ishte në gojët e kombeve, mbretërve dhe zyrave diplomatike, të poetëve, historianëve, shkrimtarëve, kronistëve etj.Nëse nuk do të lindte Gjergj Kastrioti nuk do të kishte Shtet të Arbërit i njohur e pranuar nga të gjitha kombet e europës.

Nëse nuk do të lindte Gjergj Kastrioti nuk do të kishim Flamurinë më të famshëm në botë pas të cilët u rreshtuan mbretër, princa, popuj e kombe, dhe ndoshta nuk do të kishte nëntor të dytë. Nëse nuk do të lindte Gjergj Kastrioti emri i Arbërisë ndoshta do të zhdukej prej hartës europiane nga pushtuesi otoman, sepse Gjergj Kastrioti dhe emri i Arbërisë janë të lidhura si zemra me trurin. Nëse nuk do të lindte Gjergj Kastrioti nuk do të kurorëzohej identiteti dhe vizioni europian i shtetit dhe kombit të Arbërit, sepse ishte vetë Gjergj Kastrioti që ia vuri vulën identitetit tonë se ne i përkasim europës me rrënjë shpirtërore e kulturore dhe si vend.

Por, ja që lindi kryezoti ynë Gjergj Kastrioti për t’i ruajtur dhe dhënë edhe më shumë famë të gjitha ato që u cekën më lartë. Prandaj mund të them se, pasi që Arbëria ishte në errësirën e thellë otomane, Perëndia i Arbërit tha le të dal një Gjergj Kastriot dhe drita u bë.

Kështuqë në këtë përvejtor të lindjes së Gjergj Kastriotit – Skënderbeut mund të nënvizoj se njerëzit e mëdhenj janë të rrallë në të gjitha kohët, por kurrë më të rrallë se e jona, pasi kombi ynë ka nevoj tani urgjentisht për njerëz të mëdhenj si Gjergj Kastrioti i Madh, për ta bërë Arbërinë vend me dinjitet, identitet europian dhe për t’i dhënë emrin e madh e vendos në mesin e kombeve të civilizuar të familjes së kombeve europiane.

Ndërkaq këtë shkrim të shkurtër me rastin e përvjetorit të kryezotit të Arbërit po e përfundoj me këto fjalë të Jean Paul mbi njerëzit e mëdhenjë i cili thoshte: „I Shenjtë është vendi ku ka lindur një njeri i madh.“