LUBISHTA, BALKON I VITISË DARDANE

0
945

Atdhetari Lazim Hebibi u lind në fshatin Lubishtë të Vitisë Dardane me 21. maj të vitin 1939. Shkollën fillore e kereu në vendlindje, ndërsa të mesmen për ekonomi në Gjilan. Lazim Hebibi rrjedh nga një familje me formim atdhedahurie. Babai i Lazimit, Zahir Hebibi ishte një kryengritës popullor dhe pjesëmarrës në shumë trazira për trojet e Shqipërisë Etnike. Jeta e prindërve të Lazimit po edhe e vet Lazimit nuk ishte pa vështërsi e kërcënime të fqinjëve serbë e të pushtetit të pushtuesit. Në të gjitha luftërat e jetës, pushka e Lubishtës por edhe e fshatrave përreth ishte e mbushur çdoherë me barut kundër fqiut pushtues. Janë shumë betejat por edhe të rënët e Lubishtës për këtë tokë shqiptare. Lazim Hebibi është atdhetar i dëshmuar. Ai përherë ishte në linjë të Rilindjes Kombëtare. Pas kryerjes së shkollës së mesme ekonomike, Lazim Hebibi hyn në punë fillimisht sekretar shkolle në Malet e Bardha të Karadakut, në Shkollën Fillore “Liria” të Brezës. Ishte viti 1961, rrëfen Lazimi, kur unë po merrja udhën në një mision të rëndësishëm, udhën e dritës dhe të shkronjave. Isha çun i ri. Me pamjen e ashpër të maleve unë njihesha. Fshati Brezë, Tanushë, dhe i lagjeve të shpërndara nëpër majekodra e grykamalesh nuk ishte i lehtë as për nxënësit, as pë arsimtarët. Shkolla “Liria” në Breza në vitin 1961, kishte 8 mësues dhe 5 qind e 60 nënxënës të regjistruar.

Fshati Brezë, Tanushë, Malinë dhe lagjet e shpërndara të Brezës e të Tanushës, atë kohë numronin mbi 286 shtëpi dhe një sipërfaqe toke prej 90 kilometrash katrorë. Në këto fshatra të shpërndara nuk kishte kurrëfarë infrastrukture, as rrymë elektrike, as rrugë, as asnjëgjë. Udhët ishin udhë kuajsh dhe me gropa. Mirëpo, vështërsia më e madhe për shkollën qëndronte në grumbullimin e nxënësve. Kushtet alpine nuk janë dhe aq të mira për ardhjen e nxënësve me rregull në shkollë. Tereni i ashpër kodrinoro –malor, klima e ashpër, tereni me shpatije e gryka malesh e udhë dhish ishin pengesë e madhe në kalim të vjeshtës deri në mbarim të dimrit. Dimri në fshatrat e Brezës, Tanushës, Malinës dhe lagjet e majekodrave është i frikshëm. Nxënësit jo rrallë kërcënoheshin nga bishat e egra, derrat, arinjtë dhe ujqit. Duhej mësuesi ose sekretari i shkollës, ose drejtori i shkollës që ti merrnim nxënësit e ti shpërndanim nëpër shtëpitë e tyre.

Mirëpo, një kontribut të madh në këtë drejtim kanë dhënë vet fshatarët. Ata kujdeseshin dhe i mbronin fëmijët e tyre. Përkundër vështërsive, ata merrnin dijet e duhura sikur bashkënxënësit e tyre nëpër qytete. Kuptohet, Nxënësit tanë mësonin me program të shkurtuar. Malsorët shprehet Lazim Hebibi e duan vendin dhe tokën e tyre. Çdo shtëpi në Brezë, Tanushë e fshatrat përreth kanë histori të begatë familjare për luftat dhe betejat. Jeta e malsorit në Brezë, Tanushë, Malinë, dhe lagjet e majekodrave dhe grykëmaleve përreth kanë shumë histori betejash. Një nxënës Haziri, në një hartim të tij, -temë e lirë kishte shkruar; Po nuk i pashë kodrat dhe malet sot përreth shtëpisë sime, unë nuk di prej nga nis atdheu im, as nuk do ta gjeja rrugicën për në shkollë…

Z. Lazim, si ndodhi që të futën në burg, dhe pßërse? Z. Atdhe, shumë thjeshtë. Unë i përkas një familje të patriotëve popullor, mbrojtës të shkëlqyer të vendit dhe të kombit tonë. Prandaj, kërkesa ime për Kosovën Republikë thuaja s´e ishte gati publike. Shteti serbosllav maqedon mua më investigonte. Arrestimi im nuk kaloi pa jehonë. Kërkesa ime për Republikë dhe Bashkim Kombëtar u bë edhe më e zëshme. Gjyka e Lartë në Shkup, me gjykatës maqedonas, më dënoi me 6 vjet burg. Burgun e kam bërë në burgun famëkeq të Idrizovës. Gjykatësve të gjykatës ua thashë hapur, unë e dua vendin tim dhe do të luftoj për vendin tim. Unë po e kërkoj Kosovën Republikë dhe Bashkimin me Shqipërinë, e kërkoj se ju jeni pushtues në tokën time. Ky Shkup është shqiptar. Ky Shkup Është kryeqyteti i Kosovës dardane. Ky njeri jam unë, ju jeni armiqtë e mi. Por, në një çast historik unë dhe popullim im do të jemi zot të tokës edhe të gjykatave tuaja që ju tani i zotëroni. Z. Atdhe, jeta në burgun famëkeq të Idrizovës, ishte më keq s´e në ferr. Por, ideali për liri dhe dashuria për këtë vend qenë mbështetësit tanë më të sigurtë që në asnjë çast nuk u thyemë. Liria në çdo kohë e gjen udhën e saj. Pa sakrifica, pa të burgosur politik, e pa të rënë për liri dhe atdhe nuk ka fitore.

Z. lexues, motivi i këtij shkrimi m´është fshehur kaherë në memorjen time. Kështu, para ca kohe u takova me mikun tim, mësuesin, kolegun dhe atdhetarin, Lazim Hebibin nga Lubishta e Vitisë dardane. Me Lazimin jam njohur në moshë krejt të re. U njohëm në një fshat që përherë mban plisin e bardhë në kokë. Fshati Brezë i Alpeve të Karadakut me lagjet e veta shtrihet në një sipërfaqe, prej 90 kilometrash katrorë. Malsorët e Brezës të Tanushës dhe të Lagjës së Murrizëve dhe Hodollarëve janë njerëz epikë edhe në jetën e përditshme. Koha është lumë i pandalshëm. Ambienti i Brezës është ambient kreshnikësh të përjetshëm. Uji jetëdhënës i Brezës i them mmikut tim, Lazimit, më ka bërë poet. Burimet e panumërta të Brezës, Tanushës, Malinës, Murrizajve e Hodollarve, janë kroje që poetikikisht s´të lënë të shterresh kurrë. Në kraharor unë kam kafshën time më thotë xha Gafurri, ajo “kafshë” më thotë malsori me metaforë jam unë dhe bota ime përreth. Vuajtjes as mjerimit unë si përfalem. Çdo gjë unë e mas me ndjenjën dhe dhimbjen time. Derisa unë e ndjej zemrën time në kraharor, jam bota vet.

Zbrazëtinë në shpirt apo streset më thotë malsori unë nuk i kuptoj. Në njohjen me Lazimin kam shumë epizode; Gjatë punës sime mësues dhe drejtor i përkohshëm i shkollës në Brezë, unë kam shumë kujtime kohe, jo vetëm me qytetarët , por me të gjithë arsimtarët e shkollës dhe administratorët. Me grua të mirë thonë Malsorët e Brezës hanë peshkë edhe në maje të malit. Ambienti epiko lirik i Brezës, dhe miqësia për punët me Lazim Hebibin qe përmes vëllait tim mësues, Bajram Gecit. Ditën e parë, Lazimi na priti ngrohtë, me kos delesh, djath, dhe mish të tharë. Që nga ajo kohë unë me Lazimin jemi shoqëruar dhe kemi bashkëpunuar dhe bashkëbiseduar e gjëra të mira shumë për fatin e vendit dhe të atdheut tonë. Kontributi i Lazim Hebibit në shkollimin e nxënësve të Brezës dhe të Lagjeve në Malinë, Tanishec, Murriz dhe Hodollarë është i jashtëzakonshëm. Lazimi ishte adhurues i madh armëve të brezit. Z. Atdhe, më thzotë Lazimi, që nga mosha 15 vjeçare revolen e kam pas pjesë të jetës.

Leje për armë kurrë s´kam kërkuar, por pa armë kurrë s´kam qenë. Në kohën e luftës unë dhe nëntë fëmijët e mi, 5 djemtë dhe 4 vajzat, gjysma në Zvicër e gjysma në Kosovë kemi qenë në krahë të Luftës Çlirimtare. Lubishta ku jam lindur unë i ngjan balkonit mbi qytetin e Vitisë. Z. Atdhe, kam emocione. Përballja e brezianëve me kohën dhe historinë nuk qe e lehtë. Prandaj, në nderim të të rënëve për liri, në Brezë ka përfunduar ndërtimi i Qendrës Memoriale për Dëshmorët dhe Martirët e Kombit. Qendra Memoriale për Dëshmorët dhe Martirët e Kombit, u ngrit tek vendi i quajtur, “Livadhi i madh” , aty ku Brezjanët gjatë gjitha kohërave kanë vendosur për fatin e vet; në luftë, dhe në paqe. Memoriali i Brezës është i ngjashëm me Kullat shqiptare të traditës. Breza, Tanusha, Malina, dhe lagjet e tjera të këtyre fshatrave kanë ndryshuar për të mirë. Kryengritja e Iliridës ka një pjesë të luftës në Tanushë e më gjerë. Prandaj, jam krenar që jam pjesë e historisë të kombit tim. Pas luftës dhe fitoren mbi Serbinë shprehet Lazim Hebibi kemi vështërsi, por në një të ardhme të afërt gjërat do të ndryshojnë. Unë kujtoj shprehet Lazim Hebibi se pa bashkimin e trojeve shqiptare në një Bashkështet Shqiptar, Ballkani përherë do të seizmon luftë dhe trazira!…

Atdhe Geci, 2019