Mos u frikso Amsterdam, mos u dëshpëro Roterdam

0
529

Debat me bashkëbisedim me televizionin TCH.
Dhe me gazetarin hollandez Vin Cent Triest.

Sali Leka

Kam jetuar, jetoj dhe do të jetoj i pafrikësuar.
Po po i pafrikësuar nga asnjeri në Europën e zhvilluar.
As nga populli francez, spanjoll, as anglez.
As nga populli hollandez, danez, as hungarez.
Kurrë s‘e kisha menduar as imagjinuar, por jam skandalizuar.
Goxha parlament modernist hollandez.
Kishte për tu friksuar nga populli albanez.
Emigrantët alban, arbo-dardan duke punuar.
Po po duke punuar në Belgjikë, Francë, Hollandë duke kontribuar.
Parlamenti europian hollandez i frikësuar, i alarmuar.
Etiketon emigrantët shqiptarë kriminelë e trafikantë nëpër driza.
Edhe nëpër gazeta duke gumëzhitur e shkruar.
Shqiptarët me i penguar me viza e murriza.

15 Prill 2019

Një gazetë në Hollandë botoi një artikull të gjatë me fjalë të stisura për krime të emigrantëve shqiptarë në Hollandë, sidomos në Amsterdam në kryeqytet dhe në Roterdam, porti i madh detar në oqeanin Atlantik. Redaksia e gazetës e frikësuar shkruante: “ Shqiptarët janë kriminelë të fortë dhe trafikantë të rrezikshëm droge. Duhen larguar nga Hollanda për të shpëtuar dhe siguruar jetën e popullit hollandez që nuk mund të dalin as në bulevard “.

E lexova artikullin por nuk kishin shkruar numrin e hollandezëve të vrarë nga emigrantët shqiptarë. Në Hollandë ka emigrantë edhe nga vendet e tjera të Europës dhe Azisë. Në Hollandë ka shumë pak emigrantë shqiptarë se në Gjermani, Angli, Danimarkë, Belgjikë, Austri, Zvicër, Francë, Spanjë, Portugali, Itali, Norvegji, dhe Suedi. Redaksia e gazetës e friksuar kërkon të frikësohen dhe të vajtojnë 500 milion europianë nga frika e 2 milion shqiptarëve. Fatkeqësisht u frikësua dhe parlamenti hollandez dhe me 16 Prill u mblodh në Amsterdam dhe duke uluritur qeverisë i tha: “ Shqiptarët janë njerëz të egër, kriminelë, vrasin me paramendim, shesin drogë me detyrim. Populli hollnadez nuk e do dhunën, është paqësor, nuk e pi drogën me dëshirë por e detyrojnë trafikantët shqiptarë të kokainës. Qeveria hollandeze mos të pranojë emigrantë nga qeveria shqiptare pa viza”.

Këta fjalë të deputetëve hollandezë janë vajtime frikacakësh, se emigrantët shqiptarë nuk kanë bërë krime në Hollandë por kanë punuar shumë dhe janë paguar pak.

Në Amsterdam dhe Roterdam drogën e kanë pirë edhe në shekullin XX. Shqipëria në ato vite ishte e mbyllur me tela e me gjemba. Shqiptarët ishin dhe janë burra trima. Dy kushurinj dhe dy shokë të mi i prenë telat, dolën në Jugosllavi, shkuan në Belgjikë dhe atje janë dhe sot. As ishin dhe as janë kriminelë por puntorë shembullorë, kanë punuar, punojnë dhe jetojnë në Bruksel. Kur vijnë në Shqipëri unë u jap me pi raki, venë, birrë. Drogë ata nuk pinë e as unë jo. Nëse populli hollandez zgjedh me pi drogë nuk është faji i emigrantëve shqiptarë e as kosovar. Në Hollandë emigrantë kosovarë janë që nga shekulli XX se Tito nuk e kishte thurur Jugosllavinë me tela me gjemba.

Edhe kosovarët ishin dhe janë burra trima, kreshnikë besnikë dhe jo trafikantë rrakitikë. Shqiptarët dhe kosovarët kanë shkuar në Europë për të punuar, për tu sistemuar dhe jo të armatosur për ta pushtuar dhe sunduar Europën.

Si përpara dhe ashtu dhe mbas epokës triumfatore të Skëndërbeut shqiptarët dhe kosovarët arbo-dardët e lashtë pellazgo-ilirë nuk kanë sulmuar të armatosur për të pushtuar, as për të gjakosur, as për të sunduar asnji komb në Europë e as në Azi.

Ata që i urrejnë emigrantët shqiptarë dhe i etiketojnë kriminelë dhe trafikantë droge janë frikacakë gjysmak.

E kam fjalën për ata në Tiranë që kërkojnë të rrëzojnë Edi Ramën duke mos lejuar emigrantët shqiptarë të shkojnë në Hollandë lirisht pa viza. Edhe këta janë të matufepsur zgërdhak të skremuar dhe nuk kuptojnë asgjë të mirë të dobishme. Nuk kanë vizion dhe janë pamendim por as nuk kuptojnë që Edi Rama nuk rrëzohet me këto zigzake rrakitike por rrëzohet me votime të hapura demokratike. Shko në qendër të votimit shkruaj emrin tënd dhe voto kundër Edi Ramës për largimin e tij dhe të qeverisë.

Partia socialiste është parti e lirisë njerzore e plotësuar e demokracisë shembullore e zgjeruar e garantuar.
Unë po të dua bëhem kryeministër me funksion politik juridik dhe publik por nuk dua. Kam dashur, dua dhe do të dua, do ta votoj Edi Ramën për kryeministër dhe kryetar partie.

Edi Rama reformator i përkushtuar shembull dhe model atdhetar kombëtar i admiruar.
Unë dua të bëhem profesor jetik. Do të jap mësim atyre që pinë drogë në Hollandë edhe deputetëve në Tiranë.
Do tu jap ta pinë pak me recetë, pak e nga pak dhe jo shumë ashtu si duan vetë. Do tu mësoj procedurat si dhe sa ndëshkohen ata që blejnë dhe pinë drogë dhe jo ata që e shesin. Droga nuk eleminohet nëse nuk ndëshkohen ata që e blejnë dhe e pinë.

Dhe nuk e blejnë të varfërit por të pasurit.
Unë jam i pasur por lekët i shpenzoj duke blerë raki.
Isha dhe jam pijanec por nuk jam zgërdhec as grindavec as Shtrembaluc, as gënjeshtaruc as intrigant as anarshist spekullant. Spekullant dhe të tjerë si ata duhen demaskuar dhe ndëshkuar. Mos demaskimi dhe mos ndëshkimi i tyre nuk është mëkati i Edi Ramës, as i qeverisë por për këto mëkate do të shkruaj ditë tjetër.

Sot theksoj, një fjalë e urtë e popullit thotë: “Frikacaku dhe alabaku nuk kanë turp, as dinjitet, as krenari, as harmoni por edhe as dituri”. Unë nuk e kisha menduar që në shekullin XXI parlamenti hollandez friksohet nga emigrantët kosovarë që kanë dyzet vjet që banojnë dhe punojnë në Hollandë dhe janë diskriminuar shumë keq nën maskën e trafikimit dhe drogimit.

Nëse ndonjë emigrant ka armë nuk e ka sjellë nga Shqipëria por e ka gjetur në Hollandë. Nëse Hollanda ka ekonomi të dobët dhe nuk mund të punësojë emigrantë, dobësinë e saj nuk duhet ta transferojë mbi emigrantët shqiptarë që lodhen, punojnë pa kushte dhe pa interesa antihollandeze. Nuk duhet ta hedhi këtë dobësi hollandeze as mbi qeverinë socialiste albaneze të Edi Ramës.

Sali Leka, Cel 06838 55 304

SHËNIM EKSKLUZIV
Në tregimin tjetër do të bëj debat me bashkëbisedim me televizionin TCH dhe me gazetarin hollandez Vin Cent Triest. Në Tiranë ka televizione por nuk debatojnë, nuk bashkbisedojnë, por zhurmojnë, turfullojnë dhe rrënkojnë si laraska, korba dhe sorrat.
Tremben dhe frikësohen nga debati dhe bashkëbisedimi publik, ashtu si friksohen miu nga maçoku mustaqeli.

Maçoku bashkë me macen e dashura e tij guximtare frikësojnë 200 mijë dhe tërhiqen zhyten, përlyten nëpër skërrka langare.
Kurse sot e kam obligim të theksoj: Ata që vajtojnë nëpër studio televizive “ Na ka pllakosur varfëria, popullsia do të pakësohet nëse Edi Rama nuk largohet”.

Kurse unë vërtetoj dhe do të argumentoj në vijim popullsia shqiptare do të shtohet, po po do të shtohet.

Tiranë, Maj 2019