Kjo romancierja simpatike, Samina Ali, nga universiteti i Nevadës, sqaron se si lindi ideja në Medinën e kohës së Muhamedit, për t’i mbuluar gratë me hixhab. Në fillim ajo ishte nevojë shoqërore, pastaj Muhoja e bëri atë hyjnore, duke e përfshirë në Kur’anin e shenjtë…
Gratë e zbuluara ishin objekt sulmi nga burrat e asaj kohe, kur dilnin vetëm mbrëmjeve, dhe për të shmangur këto sulme seksuale, u vendos që gratë të mbulohen, në mënyrë që ato të mos njihen dhe të mos sulmohen… etj. /AÇ
Përktheu tekstin në shqip dhe përgatiti, Arben Çokaj
TEDx Talks, 10 shkurt 2017
Kohët e fundit, ringjallja e hixhabit së bashku me zbatimin e saj nga vendet e ndryshme, ka bërë që shumë njerëz të besojnë se gratë myslimane u kërkohet nga besimi i tyre, që të mbajnë hixhabin. Në këtë bisedë informative, romancierja Samina Ali na çon në një udhëtim prapa në kohën e Profetit Muhamed, për të zbuluar se çfarë do të thotë me të vërtetë kuptimi i “hixhabit” – dhe nuk është vello e gruas muslimane!
Pra, çfarë do të thotë në fakt “hixhab”, nëse nuk është vello, dhe si e kanë ngatërruar kohën fundamentalistët për t’ua mohuar grave të drejtat e tyre? Kjo ide e habitshme dhe e pashembullt, jo vetëm që do të sfidojë supozimet tuaja për hixhabin, por do të ndryshojë mënyrën se si i shihni gratë muslimane. Aq më tepër se në emër të besimit, hixhabi po quhet edhe si e drejtë e grave për t’u mbuluar, por edhe si mbulesa e besimit…
Samina Ali është një autore e vlerësuar me çmime, aktiviste dhe komentatore kulturore. Romani i saj debutues, Madras on Rainy Days, fitoi çmimin Prix Premier Roman Etranger Award të Francës dhe ishte finalist i çmimet PEN/Hemingway në Fiction. Puna e Aliut është nxitur nga besimi i saj në narracionin personal, si një forcë për arritjen e lirisë individuale dhe politike të grave dhe shfrytëzimin e fuqisë së medias, për transformimin shoqëror. Ajo është kuratore e ekspozitës virtuale të novacionit, e vlerësuar nga kritika, “Arti & Zërat e Grave Muslimane”.
Verzioni zyrtar eshte se Ajshja, gruaja e re e Muhamedit ne moshen 20 vjeqare nuk mundi t’i permbushe nevojat seksuale nga Muhamedi 58 vjeçar, dhe Ajshja filloi te seksualizohej me djem te moshes se saj. Kishte edhe raste tjera kur grate tjera te reja dhe me te vjetra shkonin me meshkuj tjere… dhe gjeniu Muhamed per te ndaluar vrasjet ndermjet arabeve, e vendosi qe te gjitha grate te mbulohen dhe pastaj nuk dihej se cila grua me cilin mashkull ka raporte intime dhe pushuan vrasjet për femra. Ky eshte vendimi gjenial i Muhamedit, qe edhe sot e ka te njejten detyre.
Komentet janë mbyllur.