Cikël me poezi nga Ismet Tahiraj

0
1150

Ismet TAHIRAJ

ME DHJETËRA PRANGA T’I VËNË

E Këlcyrën,
Si do ta kalosh, Këlcyrën,
Më dhjetëra pranga
Do t’i vënë,
Vetëm njëra do të sëkëlldisë
(kur fort shpirti dhembë)
E shemb.
Sytë e tu te shkruar
Ne tezgjah,
Do te endin pëlhurë.
Atëherë është kohë
Kur piqen qershitë,
Nuk thartohet tambli
Veç zëri i ikë tradhtisë.
Me dhjetëra pranga çlirohen
Veç njëra të sëkëlldisë,
Kush tjetër ka faj
Veç lule bliri
E shelgjet te përrenjtë.
Që na vlon damarëve
Gjak,
Veç gjak
Si turbina avullin ahmak.
Me dhjetëra pranga shkatërrohen
Veç njërën e kemi hak,
Shpirti e do, shpirtin
S’lëshon udhë, veç lyp te vetin cak…

NË KËRHANË

Unë ty s’te harroj
E dielli s’perendon
Le te rrembehet uji I lumit
Shtjella ne vorbull
Na çon
Le të mos lind hëna
Unë ty, ne gjum te permendi
E gjarpërinjet do të hanë
Deri sa te lulon
E mistreshmja thanë.

Do te lenuremi
Ne kërhanë…

KOLIBJA

E di se ky
Çurg uji,
Nuk pihet.
As ky qen
Qe leh,
S’është qen.
Kolibja s’është
E Bashkallëkut.

Njeri
Po përmjerr,
A po me jep
Mend.

2.
Luadhi s’është
Pastruar
Dhe pse pranvera
S’është pranvere.
Distinktivin akoma
E kanë laureuar
Përball dritareve
As një kornize çel.

Dhjam i shkrirë
Pasqyre.

As durimin tepër
S’duhet duruar,
Defterët veç janë
E s’janë shkurtuar.

3.
Molepse, kotet ne gjumë
Qe ve buzave
Karmin.

Qeni qe leh
S’e njeh dashnorin,
E njeh krimin, për krim
Tëlanat
E rriskat
I ka kombinim.

4.
Atëherë ne çurg uji
Burbuj
Kush s’i lan sytë,
As qaf e ndytë
Si një thëllëze torollake
Rrokulliset nëpër shpate.

5.
Cipa mezi duket
As ferra s’ishin
Kush dreqi
I shpie mu
Te dera.

Kolibja e bashkallëkut.
Afera…

Ti i dikurshmi
——————-

Kur te trokitja
Zyrave,
S’ më flisje
Batërdisje.

Herë, herë
Fytyrës,
Ngjyrat të
Vinin e shkonin.

Dikush në vesh
Te namatiste.

E more kërpesh.

2.
Kur unë
Në tavolinë,
Tí tregoja
Dokumentet
Bazike.

Ik, lërmë rehat
Ose nuk jam
Kësaj pasdite.

Ti edhe veten
Nëse e ngulfat,
Më atë kërpesh
Kurrkush s’të
Ka në qafë.

Nga një lartësi virane
Poshtë sheh vetëm shpatë…

QENTË

Sa të shkëlqyer
E kanë lëkuren,
shpurën sa te butë
si lule pylli
si taçes pambuku
enden fushës.
Turinjtë sa
I kanë acarues.
Zhdryhen
Nga pleshtat
Me vithe
Te kërlesha.
Sa bukur
U shndrit sytë
Gaca nëpër hi
Rrotë bishtin
Acarimin
E kanë leverdi.
Ec e rri
Ulur
E thuaj s’hanë
Sa pervajshem
Ulurin
Ec e thuaj
Qeni ka besim.
Sa te bukur veshët
Si dy maje pishe
Sa acarues
I ka jargët
Beso
Nuk leh
Kafshon pa pritur.
Ç’ farë gjoksi ka
Shkëmb i buhavitur.
Llava e tyre
Është e mahnitur.
Qeni s’pritet
Pa shkop,
Mos u bë i koritur.
Sa te acartë
Janë kur ndërzehen
Te shqyejnë si pite.
Ne dresi sa
Janë te përgatitur.
Qençe jetën
Shumë njerëz
E kanë venitur…”