L U M I . D H E . K O H A
Para s´e toka të kishte det, Deti Mesdhe
kishte një pamje bërrakash të vockëla
shqiptarët shtriheshim edhe te ajo tokë
por, ndodhi përmbytja e madhe nga
oqeani, dhe për një vit, Mesdheu u bë
me det, e atdheu ynë shumë u zvogëlua.
Jetë e bardhë, e kuqe, e zezë, e kaltërt,
toka thjesht nuk është varr, por mbi të
gjitha është natyrë, djep i të lindurve e
të palindurve, dashuri e të gjallëve dhe
prehje për tërë vdektarët e kësaj bote
Nëpër shumë vende të atdheut tonë,
libri i luftërave qanë me dënesë, i dalin
lot në fytyrë, për plagët që e plagosën.
Jetët e përziera dhe gjuhët e përziera,
vranë fjalët e gjuhës së parë, vranë dhe
kuptimin shqip nëpër një mori fjalësh.
Prandaj, për të rilindë gjuha kozmike,
eshtrat e fjalës i quamëj relike të vetme.
Mendja që e dëgjon lumin dhe kohën
bart lëmshin e mistershëm të kësaj bote,
bart kohën e jetuar dhe të pajetuar, bart
qytetërimin e lashtë të identitetit tonë.
Pra, s ́kemi nevojë të luajmë tragjedi,
as të bëhemi tragjedianë të tragjedive,
kjo botë është fushëlojë, në të cilat ne
vazhdojmë të përgjakemi e plagosemi.
Atdhe, dashuria e ngre lart ndërgjegjen
çdoditë shohim bërraka gjaku betejash
shohim dhe çaste të botës që po rilindë,
shohin të frikësuarit e së ardhmes sonë
shohim shkelësit e zemrës e të shpirtit.
Poet, kryengritës i botës reale, ngritu
mprehe poezinë në letërsinë e gjërave
burgjet në kokat e disa sundimtarëve
janë të frikshme! Ata i vrasin krijuesit,
shkelin ëndërrat njerëzore të njerëzimit.
Njeriu kohën di ta thyej sikur pasqyrën,
kur idetë dhe ëndërrat vetë i shkelim
e para kërkojnë nga xhepi i gjithsecilit
Njerëzit dhe popujt nuk ́janë gjësende,
njeriu i njerëzimit mendon dhe krijon,
idetë që s ́shkruhet në letër harrohen,
këtë ma thotë mendja ime e pagjumë!
Burgjet as shtypja s ́dinë të pendohen
nxiten nga që dhunën e kanë mësim
liria kudo vazhdon të jetë e kërcënuar,
mendja fjalën s ́guxon ta vë në gjumë.
Lulet e barit në Roganë e gjithandej
rriten me këngë laureshash të malit
flasin me diejtë, yjet, hënën dhe ajrin
flasin me dheun argjilor të rrënjëve.
E kam një vuajtje që mund ta provoni
e kam një dhimbje me plotë kushtrim
jam i rrethuar nga shumë të panjohura
një ëndër e imja po më tërheq zvarrë
Gjeniu im sot qenka i vranët, ai e di se
grumbullimi reve e mjegullon qiellin
tallaz i ajrit dhe himn i erërave po fryn!
Nënë shqiptare, ti ke sjell në jetë dhe
burra me famë, Pirron dhe Aleksandrin,
papa Eleoterin e Gjergj Kastriotin, ke
sjellë në jetë Naimin, Fishtën, Abdylin,
Nënë Terezën, Nolin e Adem Jasharin,
dhe mijëra dalëzot të lirisë së atdheut!…
Fol Roganë, fol toka ime e natyrshme,
fol bibla ime! Tek ty e kam ndërtuar
shpirtin, fatin tim poetik! Në këtë tokë,
ji mësuesja ime fizike dhe metafizike,
energjia e gjithsecilit varg dhe fuqia
Roganë, të tëra këto vargje janë për ty,
andaj, vetëm me ty jam njëmijë vjeç;
me fijet e barit tënd unë bëj lule, gjak
këngësh, e libret për më të dashuruarit!..
Roganë, vëja flakën vetimave të territ
kalbëzimit moral që fshihen nëpër zyra
shpirt, bëhu bashkë me kohën e koho
ne s´jemi gjë tjetër pos të gjallë të një
bote në zjarr të sotëm dhe të nesërm!…
Atdhe, kam dhimbje brenda n´kraharor
lotët për plagë tëra më kanë shterruar
Agamemnona ime mua me jep dashuri
por, mungesë e lirisë jetën ma ka nxi!…
Atdhe Geci – poezi nga libri, “Luftërat e jetës”.