Djalli që luante me zjarrin

0
493
Aurel Dasareti - bashkimi i Shqipërisë

Nga Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike ([email protected])

Nuk jam kurrë në gjendje të shpjegoj pse e dua Shqipërinë, por dashuria për Shqipërinë është në gjak. Kur isha i vogël gjyshja më tregonte se në oborrin e pallateve mbretërore kishte edhe klounë (aktor cirku) që i argëtonte shtëpiakët. Ku ta dija unë i shkreti se dy shtetet shqiptare (dhe trojet tjera nën pushtim) do të kapen nga klounë të vërtetë, kodoshë të pacipë, pjellat e këqija kriminele antikombëtare pa asnjë karakter njeriu – që punojnë për shkatërrimin e vendit dhe shpërbërjen e racës sonë?

* * *

Prioritetet. Ndryshimi midis retorikës politike dhe realiteteve politike – Për ta kryer një punë, është më lehtë të thuhet sesa të bëhet, kur detyrat janë duke pritur në të gjitha drejtimet.
Njerëzit efektiv kanë arritur të krijojnë ekuilibrin duke vendosur kufij dhe marrëveshje të qarta me veten, bazuar në vlerat e tyre dhe prioritetet e rëndësishme në jetë.

Vullneti dhe vetë-disiplina janë muskujt që mund të trajnohen. Njeriu mund t`i ushtroj aftësitë e veta duke u fokusuar në tre vlerat rrugëtreguese: Vullnetin, zgjedhjen dhe mirëdashjen.
Është e rëndësishme të kemi një ekuilibër mes nivelit të ambicies dhe asaj që mund të arrijmë në të vërtetë. Duhet të shmangim krahasimin me të tjerët.

Çfarë do të thotë kjo fjalë, prioritet (përparësi)?

Fjala prioritet ka dy kuptime kryesore:

1) të caktojë ose të trajtojë diçka që është më e rëndësishme se çdo gjë tjetër
2) të vendosë se në cilën mënyrë të merren me çështje ose detyra sipas rëndësisë së tyre relative.

Pra, diçka është më e rëndësishme, dhe ajo që është më e rëndësishme duhet të trajtohet më parë dhe më shpejt, dhe të marrë më shumë vëmendje.
Përparësi e gabuar: Kërkojmë liberalizim të ikjeve (vizave), që Kosova të zbrazet sa më shpejt.

Prioritet i parë për Shqipërinë dhe Kosovën: Burgosja e menjëhershme e dylberëve me çrregullime të personalitetit: Ramës, Hashimit dhe shefit të tyre shpirtëror Baton Stanishiç, ndryshe spiunit kronik dhe tradhtarit me trashëgimi familjare, magjistarit që vdes dhe ringjallet…
Prioriteti i dytë(…)e pastaj vijnë edhe vizat(…)që do të shërbejnë për shëtitje dhe zbavitje e jo për boshatisje të vendit dhe zëvendësimit të shqiptarëve me çetnikë tjerë nga Karpatet, dhe jo vetëm.

* * *

Shqipërinë e kanë copëtuar të mëdhenjtë, prandaj një formulë e përshtatshme për zgjidhjen e një problemi në një pjesë të territorit natyral të saj, shpesh nuk përputhet me interesat e territorit tjetër. Kjo komplikon dhe vështirëson situatën.

Derisa në gjithë Evropën, prej vitit 1990 e deri sot, kanë ardhur e kanë shkuar me mijëra politikanë e qeveritarë (shumë prej tyre edhe kanë vdekur), në dy shtetet shqiptare dhe Maqedoni Veriore, gjenden të ngulitur të njëjtët mistrec shpirtngushtë, të cilëve nuk u intereson aspak populli por xhepi (përjashtime nderi). Këta nuk tërhiqen asnjëherë vullnetarisht, sepse e dinë që nëse i lëshojnë karriget do të kthehen sërish te pulat, gomarët, lopët, delet, derrat, të vetmin profesion që mund ta kryejnë me sukses.

Shqipfolësit duken shumë tragjikomik kur ulen në një tavolinë të bisedojnë me pushtuesit gjakatar grykës të pangopshëm, që vazhdimisht kërkojnë “hise” tjera nga tokat tona; ndërsa kungujt që gjoja prezantojnë interesat e kombit shqiptar, nuk dinë as abetaren ta lexojnë në një formë korrekte, e ku më të përpilojnë formulime politike. Është ulur druri në dru!

* * *

Koleg i imi. Me përkatësi etnike skandinave, i ndikuar nga propaganda çetnike, vazhdoi të më pyeste me cinizëm: “Dhe çfarë të pëlqen vërtet me shqiptarët dhe Shqipërinë?”

“Nuk jam kurrë në gjendje të shpjegoj pse e dua Shqipërinë, por dashuria për Shqipërinë është në gjak”, u përgjigja me ndershmëri.
Prej asaj dite e ka ndryshuar qëndrimin. Para një jave (dy vite pas “grindjes”) ma dërgoi një dokument historik (të vitit 1906) për shqiptarët, në gjuhën daneze, ku ndër të tjera, është thënë:

“Shqiptarët konsiderohen pasardhës të ilirëve të lashtë. Ata janë pjesërisht myslimanë, pjesërisht të krishterë, katolikë në veri dhe ortodoks në jug, një ndarje që dobëson përpjekjet kombëtare të popullsisë. Ata janë njerëz të bukur si rrallëkush tjetër, luftëtarë trima, por grindjet fisnore dhe qenia grabitqare kanë ndikuar dëmshëm në karakterin e popullit.”

* * *

Historia e vendeve që u zhdukën dhe nuk ekzistojnë më – Është një tregim i dëshirës për pushtet dhe manipulim. Shumë njerëz kanë dëgjuar për tokën mitike të Atlantidës. Shteti ishull, i fuqishëm dhe i pasur, që në fund u fundos në det. Ka edhe vende në botën reale që kanë pësuar të njëjtin fat. Vendi (shteti) që ka ekzistuar për një periudhë, por i cili më pas është fshirë nga harta. Shtetet dhe mbretëritë krijohen dhe zhduken. Vende të reja po krijohen në mënyrë që të shpërbëhen pas disa vitesh. Historia e këtyre vendeve dhe mbretërive të humbura zgjohet këtu:

Historia e harruar tregon për 50 vendet nga viti 1840 deri në 1970 që ekzistonin vetëm për një muaj, një vit apo disa dekada, para se të zhdukeshin.

Rusia, Anglia, Franca, Italia, Gjermania, shtetet që dikur ishin të përfshira në krijimin ose likuidimin e vendeve që u zhdukën. Shumë nga vendet që nuk ekzistojnë më, shpesh u konsideruan si një instrument i fuqive të mëdha koloniale, të cilat kërkonin burime dhe vende strategjike për tregti. Ata përuruan një administratë, por nuk u interesuan për popullatën. Të gjitha format e drogave u legalizuan dhe prostitucioni i fëmijëve ishte i ligjshëm. Asnjë nuk paguante taksë, kështu që nuk kishte as skema të mirëqenies. Nëse do të shkonit në spital, duhej t’i mbulonit vet të gjitha shpenzimet.

Një shtet që vështirë se mund të përshkruhet si demokratik dhe i besueshëm. Ato mbajnë emra misteriozë. Shumë nga vendet që janë zhdukur nga hartat e botës kishin një histori jo të lavdishme, pak të nderuar. Autoritetet e kishin vendin nën kontroll të plotë. Jeta e popullsisë nuk ishte aspak e lehtë. Themelimi i këtyre shteteve ishte ndoshta një nga eksperimentet më ekstreme të fuqive të mëdha që bota ka parë ndonjëherë. Çdo gjë ishte e lejuar dhe përafërsisht gjysma e qytetarëve ishin të përfshirë në krime.

* * *

Kosova (dhe jo vetëm) mund të jetë një nga vendet që u zhdukën – nëse atdhetarët nuk e pastrojnë menjëherë oborrin nga plehrat.

A jemi ne shqiptarët shtet-formues? Kur të krijohet një shtet i ri, ai duhet të definohet gjeografikisht dhe të ketë kufij të përcaktuar. Njerëzit në zonë duhet të kenë numër të mjaftueshëm karakteristikash të përbashkëta kulturore që banorët të ndjejnë kohezionin (ndjenjën e përkatësisë) si një komb. (Në rastin tonë: Dy shtete shqiptare dhe vetëm një Komb – shqiptar. E jo edhe një sajesë false “kosovar”).

Së fundi, është e nevojshme të krijohen institucione shtetërore që mund të kontrollojnë shtetin e ri. Dhe, mbrohet me çdo kusht pacenueshmëria e sovranitetit dhe integritetit territorial të çdo milimetri katror të saj. Tradhtarët ndëshkohen shumë rëndë, dhe secilin prej tyre gjeneratat e ardhshme do ta kujtojnë si: Djalli fëlliqur që luante me zjarrin.

Unë duhet të marr një vendim të vendosur në zemrën time, se nuk do ta lejoj Djallin të ketë ndonjë pushtet mbi mua.