KUPE DANES

0
1331

AV. XHABIR ZEJNUNI

Prendoi dilli, erdhi akshami,
prej shpis duel Kupe azgani,
ksulen fort ka rras n’krye,
alltin n’brez se ç’e ka shtrëngue.

Tuj ec rrugës e tuj u mendue,
hej ç’u ndesh o me nji grue,
Kupe Danja n’dorën tande,
se asqert dun me m’turpnue.

Tuj u zgërdhi dy asqer t’zi si qymyri,
Kupe Danes fort tuj i shit trimni,
hape rrugën shpejt more Zotni,
shih ma mir ti pun’t e tueja.

Hiqu ma mir ti n’njenen an,
n’mrojtje t’kshtenes s’ke pse me dal,
na len t’i kryjm ne do “pun’ t’mira”,
mandej t’kshtenen prap njiktu po e ke.

I poshtnum u ndje ky Kupe trimi,
zemren seç ia kapi përvlimi,
kur t’bij hana n’nji kët tok,
kët’ vajzë more gabel keni me e rrok.

Nuk ka gajle se ajo asht e Krishtit,
të tanve veç nji ZOT na lindi,
jem të dy motër e vlla,
t’njajtin gjak kem t’parve tan’.

Krisi pushka dhe alltija,
n’balt u dergjen asqeria,
falni me shnet ju Anadollit,
se na i dalim zot të tonit.

Fal’ të kjosha mor vlla Kupe,
se ti nderin mue ma rujte,
kjosh beku si Shkodër locja,
emni ty kurr mos t’u harroftë.

Lum kjosh ti o mori motër,
nder ti s‘ke pse me m’kërkue,
jem të tan bij t’ksaj SHQIPE,
kët’ gja askush s’duhet me e harrue.