Pashkët në traditën hebraike

0
997

Sqarim interesant për Pashkët, nga: Limmi.It

Përktheu në shqip dhe përgatiti Arben Çokaj

Festa e njohur zakonisht si Pashkët, pavarësisht nga dallimet e dukshme, është një nga festimet hebraike të Teuratit, e quajtur “Pesach“, e njohur edhe si “Pashkë“, festim për tetë ditë i izraelitëve të lashtë – çlirimi nga robëria egjiptiane dhe eksodi i tyre i mëvonshëm.

Tradita e krishterë e Pashkëve e lidhë këtë periudhë me Pasionin, Vdekjen dhe Ringjalljen e Krishtit, ndërsa tradita hebraike përkujton periudhën biblike të Eksodit, gjatë së cilës hebrenjtë shënjuan dyert e tyre, kështu që fryma e Perëndisë do të kalonte mbi shtëpitë e tyre (prandaj emri “Pashkë” – Passover=kalo sipër) dhe do i kursejnë të parët e tyre të lindur gjatë fundit të dhjetë fatkeqësive, të shkaktuara ndaj egjiptianëve.

Tradita hebreje kërkon që ushqimi të ruhet dhe të përgatitet sipas ligjeve shumë strikte dietike. A keni dëgjuar ndonjëherë për ushqim kosher apo kuzhinë kosher? Fjala kosher fjalë për fjalë do të thotë “i përshtatshëm” ose “i duhur“, që do të thotë se ata përputhen dhe respektojnë ligjet e ngurta të trajtimit dhe përgatitjes së ushqimit të izraelitëve të lashtë dhe prandaj janë “të përshtatshëm për konsum“.

Hebrenjtë e konsiderojnë ushqimin si ritual të shenjtë, që duhet të përgatitet dhe të konsumohet sipas rregullave specifike të higjenës dhe të sjelljes së traditës hebraike, si ajo me të cilën mishi dhe produktet e qumështit, nuk duhet të shërbehen në të njëjtin vakt, të gatuar ose të shërbyer me të njëjtat mjete, apo edhe të ruhen së bashku.

Kështu gjatë Pashkëve, ushqimet që përmbajnë maja janë të ndaluara, një bukë e brishtë dhe e pabërë, e njohur si matzo shërbehet në shtëpitë hebreje, në vend të saj. Për më tepër, perimet e hidhura dhe bimët, vezët e ziera shumë (që simbolizojnë vazhdimësinë e jetës) dhe verërat duhet të kenë përparësi mbi çdo ushqim dhe pije tjetër.

Kjo festë e lashtë fetare gjithashtu parashikon një pastrim shumë të plotë të shtëpisë: ajo me të vërtetë i mbulon të gjitha bazat. Kuzhina kosher është e famshme për pasta të shkëlqyera, dhe gjatë Pashkës torta thuajse pa majë është e preferuara e të gjitha kohërave.