MOS CERTIFIKIMI I LISTËS SERBE NGA KQZ VENDIM I QELLUAR

0
368

Nga Binak MAXHARRAJ

Për 19 Maj 2019 janë caktu zgjedhjet e parakohëshme për kryetar të katër komunave veriore të Kosovës. Nga subjekti politik Lista Srpska janë katër kandidatë për kryetar komunash. Kandidatet e Listes Srpska nuk u certifikuan nga KQZ. Mendoj së një vendim i këtillë i KQZ është me vend dhe i qelluar dhe se nuk duhet ndryshuar deri se këta kandidatë, së bashku me Listen Sërpska të japin garanci se e njohin shtetin e Kosovës, ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës.

Qe gadi 20 vjet, Lista Srpska nuk e pranon shtetin e Kosovës, vepron dhe e shantazhon shtetin e Kosovës, del hapur kundër shtetit të Kosovës, i anashkalon ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës, anipse i merr pagat nga Kosova, por edhe nga Serbia, krijon situatë konfliktuoze në veri. Kjo Lista Srpska nuk është e lidhur pothuaj me asgje më Kosovën, por drejtëpërdrejtë është e lidhur më Beogradin dhe sidomos më Presidentin Vuçiq i cili edhe është prodhues i kësaj Liste Srpska. Krerët e Lista Srpska nuk e merrin asnje veprim pa lejen e Beogradit dhe Vuçiqit. Janë ba vegla të politikës serbe ne Kosovë.

Mos certifikimi i këtyre kandidateve për kryetar nga Lista Srpsa nuk duhet të hiqet, por te qendroi edhe si një digë për te ia terheqë vrejtjen Beogradit se këta janë qytetar te Kosovës e jo te Serbisë dhe se nuk ka të drejtë të luaj lojën e djallit më ta. Më mos certifikimin e këtyre kandidateve reaguan shumë politikaj të Lista Srpsak në Veri, me i zeshmi ishte qafiri Gjuriq, por reagoi edhe edhe Presidenti Vuqit i cili paralajmeroi së për këtë do ta njohtoi edhe Kancelaren mergel ne Samitin e Berlinit qe mbahet me 29 të ketij muaj.

Kështu mbrohën serbet nga kreret e Serbisë edhe për gjera me te vogëla, kurse krerve tanë shtetorë nuk u ndihet zani, nuk ankohën hiq,edhe per sjelljet dhe veprimet skandaloze qe i merr Ssrbija kunder Kosovës. Asnje pushtetar i joni nuk u ankua ne Bruksel hapas së pse Serbia nuk po i zbaton Marëveshjet e aprovuar gjatë dialogut, askush nuk ankohet nga kreret tanë kur Serbia e shanë Kosovën nepër botë kudo qe arrinë, askush nuk ankohet nga kreret tanë kur ajo haptas mundohet te pengoj Kosovën ne anëtarësimin e sajë ne organizmat ndërkombetar, askush nuk ankohet për angazhimin e Serbisë për çnjohjet e Kosovës. Nuk regaojnë, sepse janë mjerana, te padijshëm, tuduka, te kapur dhe te shantazhuar nga Serbia. Kurse nga ana tjëtër Serbia e çonë në këmbë tanë botën për asgje, dhe kështu bota veç po bindet duke e lanë fajtor viktimin e jo agresorin.

Venimi i mos certifikimin të kandidatëve,pra është i qelluar, me vend dhe duhet të qendroi poashtu siç po qendron vendosja e takses e cila e dridhi Serbinë. Politika duhet të mos përzihet në punët KQZ. Për t’u certifikuar kandidatët e Lista Srpska ata duhet te këtheën nga shteti i tyre nga Kosova, te grantojnë se i pranojnë ligjet dhe Kushtetutën e saj, e jo si deri tashti kur kjo Lista Serpska ka vepruar si shtet në shtetin sovran të Kosovës. Këtë se çfarë kanë bërë këta të Lista Serpska nuk mund ta gjejsh askund në botë, veç në Kosovë te cilët nuk i ndalonë askush sepse në Kosovë nuk kemi udheheqes të denjë që luftojnë për Kosovën.