Shkruan Asllan Dibrani
Shefqete Gosalci me veprimtarinë e saj ka lënë gjurmë në opusin e letërsisë shqipe si poete. Aranzhmanin e saj e begatoj me një serë aktivitetesh, që si poligon e kishte bazën e trungut kombëtar. Ajo dha një serë aktivitetesh në gara të ndryshme të letërsisë shqipe.
Poezia e saj ka thyer kornizat nga brendësia e letërsisë shqipe duke lundruar drejt një poeteje te lexuar edhe tek popujt tjerë. Shpirti i saj poetik është i ndërlidhur ngushtë me melosin e këngës, me çka njihet edhe si këngëtare e festivaleve të ndryshme. Në edukatën familjare si fëmijë nga rrëfimet e familjareve, krijoj një urrejtje ndaj pushtuesve tanë gjithmonë. Poezia e saj, sot është më kolorit artistik mjaft drithëruese. Në vargun e saj dominon poezia patriotike, sociale por edhe nacionale.
Biografia e begatshme e Shefqete Gosalcit
Shefqete Gosalci u lind në vitin 1970 në fshatin Marec të Malësisë së Gollakut. Të parët e saj vinin nga fshati Llapashticë e Medvegjës dhe mbanin mbiemrin e familjes se madhe Ajeti që lindi burra te mëdhenj si Akademik Idriz Ajetin etj. Reprezaljet dhe dhuna serbe në vitet 1878 nxiten shpërnguljet e mëdha dhe të detyrueshme të shqiptarëve nga e cila edhe kjo familje nuk mundi t’ju përballoj presioneve të regjimi serb dhe u detyruan ta ndërronin mbiemrin nga Ajeti në Gosalci (emërtim toponimi nga fshati në Komunën e Artanës, ish Novo-Beredes). Shkollën fillore e kreu ne “HASAN PRISHTINA” në Prishtinë, të mesmen në SH.M.P.T “GJIN GAZULLI” në Prishtinë. Vazhdoj studimet në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe
Arkitekturës në Prishtinë. Gjatë viteve 1989/90-ta, vepronte në lidhjen e studentëve në ilegalitet që e kërkonte koha. Shefqetja ra në syrin e pushtetit me aktivitetet e saj nga e cila, po ashtu ndikoj familja e saj që mbeti gjithmonë kundërshtare e pushtuesve. Edhe pas dy vitesh studimi u përjashtua nga studimet, dhe bashke me shumë moshatarë të saj për t’ju shmangur burgut mërgoi në Zvicër, dhe për 4 vite organizoj mësimin shqip për fëmijët e bashkatdhetarëve atje.
– Me shkrime ka filluar të merret në moshën e re, pos punimeve të shkollës që ishin në përkujdesjen arkivore. të publikuara në muret e shkollës, ajo filloj të botoj edhe ne vitet e 90-ta. Poezitë dhe shkrimet e saj të para u gjeten ne rubrikat e kulturës në shtypin e kohës, Rilindja, Mollekuqja, Bota e Re, Pionieri, Shkëndija, Çlirimi, Zëri i rinisë etj.
Shkruan poezi për të rritur dhe fëmijë. Ka të botuara 4 përmbledhje me poezi “GJAKU GJAKUT I PERGJIGJET”2002, “ME KE URE NE QIELL”2006, “VLIME THELLESISH”2011 e cila është përkthyer edhe në gjuhën angleze dhe italiane, si dhe përmbledhjen me poezi “PORTA TE HAPURA”2009. Është shpërblyer me shumë çmime për poezi në shumë konkurse letrare brenda dhe jashtë Kosovës. Në vitin 2008 Shefqetja është shpallur poetja e vitit nga Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës, si dhe ka fituar çmimin letrar Sofra Poetike “YMER ELSHANI”. Veç poezisë, Shefqetja një pasion tjetër e ka edhe këngën.
Ka marr pjesë në shumë festivale të folklorit ku edhe është vlerësuar lartë me zërin dhe varietetin e saj artistik!.
-Shefqete Gosalci është poete e angazhuar e cila tashmë ka krijuar identitetin e saj artistik, dhe poezia e saj shpreh realitetin e kohës. Në vitin 2014 poezitë e Shefqetes janë përkthyer dhe botuar në Antologjinë botërore me titull “THE SECOND BENESIS” e botuar në Indi. Pjesëmarrëse ishte si e vetmja poete nga Kosova në mesin e 55 shteteve të botës. Është anëtare e Lidhjes se Shkrimtarëve të Kosovës. Po ashtu edhe “Karvanit të Shkrimtarëve për fëmijë – AGIM DEVA”. Ajo është edhe sekretare e Galaktikës poetike “ATUNIS” për Kosovë.
Qe nga viti 1993 Shefqetja bashkë me motrën Shyhreten(kolonelja e pare e UÇK-së) dhe vëllain Muharremin u anëtarësuan ne Lëvizjen Kombëtare PR Çlirimin e Kosovës(LKÇK) në te cilen kontribuon për shumë vite, te përkrahur edhe nga prindërit Ismajli dhe Gjyla si dhe gjithë familja e cila deri në fillimin e Luftës në vitin 1998/1999 strehoi shumë ilegal të asaj kohe ndër te tjerë (Agron Xhemajli, Salih Mustafa, Isuf Shalaku, Fatmir Sopi tej, te gjithë ushtarë te UCK -së si dhe Valon Muratin atëherë kryetar i LKÇK-së, tani ministër i Diasporës. Kontributi i familjes Gosalci u shqua edhe në shpërndarjen ilegale të revistës “ÇLIRIMI” – organ i LKÇK-së).Gjatë vitit 1998 Shefqetja me urdhrin e Komandant Rrustem Mustafes merr detyrë për qepjen e 250 palë uniformave për njësitet speciale te UÇK-së, si dhe qëndisi flamurin Kombëtar (tetor-nëntor 1998), flamur i cili u ngrit me 11 Qershor 1999 në lagjen Taslixhe të Prishtinës nga njësitet e gueriles B.I.A.
Kjo familje strehoi edhe shumë të zhvendosur nga zonat e Luftës që vinin në Prishtinë. Uniformat e UÇK-së. Shefqetja bashkëpunoi me Bahtije Berishen, me materialin qe ne shtëpinë e saj e sollën Dr. Flora Brovina, Dr. Emin Kabashi dhe Zahide Zeqiri, të cilët gjatë asaj kohe shpesh u strehuan në familjen Gosalci. Shefqetja ishte me kohë e radhitur edhe ne UÇK, qe nuk e kursej as jetën për çlirimin e Kosovës. Shefqetja ishte edhe dhuruese e shumëfishte vullnetare e gjakut në frontin e luftës me motrën Shyhrten dhe vëllain Muharremin, që e mbronin atdheun me pushkë në dorë.
Gjatë viteve 2012/2014 ka punuar në Tiranë, si përfaqësuese e Universitetit VITRINA nga Tirana për Kosovën. Po ashtu ka punuar shumë në integrimet brenda shqiptare.
Ajo nuk ishte e kënaqur me arritjen e vet në fushën e ngritjes shkollare, por ndërmori hapa tjerë për ti ndjekur mësimet edhe për “Shkenca Politike” dhe i kreu me notë të lartë. Bagazhi, vlera dhe kultura e saj e frymëzuar në çështjen kombëtare këtë artiste shqiptare nxit të jetë në shumë organizime të kulturës. Po ashtu do të jete pjesëmarrëse në takimin e madh që do të mbahet për herë të parë në Fshatin Dabishec e organizuar nga “UNIONI KULTUROR PER FSHTRAT DABISHEC HAJKOBILLE DHE GLLOGOVICE”. Në këtë takim kulturor do të jetë kryesuesja e jurisë për poezi dhe ndarjen e çmimeve.