Letra për parlamentet e disa shteteve Europiane dhe për Kongresin Amerikan lidhur me informimin për krimet dhe gjenocidin që shteti i Sërbisë e zhvilloi në vitet 1998-1999 është një veprim qesharak edhe malicioz, sepse Amerika dhe aleatët e bombarduan Sërbinë 78 ditë pikërisht duke e ditur në përpikëri precize se çfar krime kryente shteti i Sërbise çë nga 5 Marsi i vitit 1998.
Numri rekord i aeroplanëve, që bombarduan forcat ushtarake Sërbe ishte 912.
Bombardimi me këtë numër aq të madh aeroplanësh në fillim të Qershorit 1999, rezultoi me nënshkrimin e kapitullimit të forcave shtetrore të Sërbisë respektivisht ngadhnjimin e forcave Amerikane të mbështetura nga forcat Britaneze, dhe aleatëve tjerë të NATO-s.
Kapitullmi ndodhi me 10 Qershor 1999, ditën e Lidhjes së Prizrenit; qëllimisht.
Ndërsa dërgimi i kryetarit Serb në Hagë ndodhi poashtu qëllimisht me 28 Qershor 2001, në përvjetorin e 12-të, që nga mitingu i presidentit Sërb mbajtur me 28 Qershor 1989 në Gazimestan, në të cilin miting presidenti Sërb herën e parë drejtpërdrejt u kërcnua me luftë të armatosur.
Pastaj kjo datë e dërgimit për në Hagë qëllimisht u zgjodh sepse shteti i Sërbisë betejën tre-orëshe të Perandorisë Otomane dhe Koalicionit Krishter që u mbajt me 28 Qershor 1389, e shfrytëzoi që nga viti 1848 si pretekst për okupimin e trojeve Shqiptare të cilat ishin nën okupim Otoman.
Këto okupime Sërbia i quante çlirime. Pra qëllimisht u dërgua ne Hagë presidenti i Sërbisë që të përfundoj gënjeshtra 151 vjeqare e Sërbisë për Kosovën dhe betejën e vitit 1389 e cila kurr nuk u konfirmua si betejë e Sërbisë por e koalicionit Krishter. Poashtu kurr nuk u vërtetua lokacioni i betejës.
Konkluzioni ështe se AMERIKA dhe BRITANIA e kanë pasë informatën e saktë dhe precize lidhur me të gjitha krimet e shtetit të Serbisë te viteve 1998 dhe 1999, dhe poashtu e kanë pasë informatën e saktë të gënjeshtrave Sërbe për Betejën e Kosovës e cila u shfrytëzua për okupim të Kosovës në periodën 1848-1944, dhe zgjati deri me 12 Qershor 1999, duke mos harruar se territoret e tokave Shqiptare ne Toplicë kanë mbetur përgjithmonë toka Sërbe.
Por cili është qëllimi i vërtetë i këtyre letrave informuese që i dërguan Parlamentarët e Kosovës në Kongres/Parlamente?
Qëllmi është që të minimizohet ndihma madhështore që USA dhe Britania me aleat i dhanë Kosovës në vitin 1999!!!
Sepse sipas kësaj letre informative këto shtete nuk kanë pasë informata se qka po ndodhë në Kosovë, dhe lufta 78 ditëshe e NATO-s ishte ashtu për hajgare, dhe Sërbia u sulmua pa pasë asnjë faj!!!!!!!!
Qëllimi tjetër është të riorientohet fokusi i qytetarit të Kosovës në këtë lloj informate koti, duke pretenduar se : “ja se qfar informate historike patriotike pellazgoilirike ne patriotët qeveritar / parlamentar po ua dërgojmë miqëve tonë ndërkombëtar”.
Sepse miqët nuk kanë informata të llojit të radios “Kosova e Lirë”, që funkciononte bazuar në filmat e ashtuquajtur ” Partizan me Gjerman” të llojit Kozara, Sutjeska, Beteja e Neretvës…..sepse në vitin 1999 CNN, BBC, EURONEWS, SKYNEWS, ABC, FOXNEWS….e sidomos Jamie Shea në NATO brifingjet fantastike e informonin opinionin botëror lidhur me qdo levizje ne Kosovë.
Ndërsa radio humoristike Kosova e Lirë i kishte tre punëtor dhe tre dëgjues( Punëtoret ishin edhe dëgjuesit e vetëm).
Pra fokusi të shkojë në këtë “letër historike” e jo në paaftësinë absolute të qeversjes dhe aktiviteteve parlamentare, të parlamentit analfabetik dhe qeverisë psikopatike, respektivisht te kleptokracisë transparente qeveritare.
State Department-i dhe institucionet tjera relevante Amerikane kanë informata më të sakta se qdo Kosovar, lidhur me krimet që shteti Sërb i zhvilloi në Kosovë.
Poashtu e kane te profilizuar çdo politikan të Kosovës, dhe ky profilizim i shërben që të vlerësojë secilin prej tyre, dhe çdo veprim të tyre. Profilizimi bëhet edhe për politikan të menqur, edhe për politikan hajna, edhe për politikan që janë psikopat, por janë të zgjedhur legalisht në poste politike.
Përfundim;
Asnjë politikan i Kosovës nuk mundet të e gënjejë Amerikën, as ata që gërrvallen me proamerikanizmin e tyre te rrejshëm. Ju mund të rreni vetëm një pjesë të popullatës së Kosovës…
Bekim R. Krasniqi
USA