Besoj në dhimbjen si një dhuratë nga Perëndia

0
675

Besoj në dhimbjen…

“Besoj në dhimbjen si dhuratë e Hyjit.
Besoj në vlerën e saj të pakufi, sepse vetë Jezusi e ka përdorur si akt të lartë dashurie dhe riparimi.
Besoj në dhimbjen e pranuar, si mjet shpëtimi dhe shenjtërimi për veten e për të tjerët.
Besoj në dhimbjen e parfumosur nga kemi i lutjes, që hap qiejt dhe ngushëllon zemrën e Hyjit.
Besoj në dhimbjen, si armë e pushtetshme për apostullim.
Besoj në dhimbjen, e jetuar me dashuri për të marrë hire.
Besoj në dhimbjen, e ofruar me atë të Krishtit, me buzëqeshje në gojë… Ka forcë të bëjë të zbresë mbi tokë një vesë shpëtimi për shpirtrat e afërm e të largët…
Besoj në dhimbjen që pjek dhe rrit shpirtin në dije e dritë. Besoj në pushtetin e dhimbjes që bën që shpirti të jetojë në përvujtëri dhe asgjësim të vazhdueshëm.
Besoj në dhimbjen, si rritje dashurie e dhurim ndaj Hyjit e vëllezërve.
Besoj në dhimbjen, si mjet për të na shkëputur nga gjithçka është tokë dhe bën të jetojmë në të lumen shpresë të qiellit.
Besoj në dhimbjen, që bën të jetojmë në miqësi të mirë me motrën vdekje.
Besoj në dhimbjen, si armë e pushtetshme për të na çarmatosur në shumë kontraste dhe ferra të jetës, sepse na bën të mendojmë: Ndërkaq do të rri kaq pak mbi tokë! Amen! Aleluja!”.

Shkëputur nga libri “Dritë në vuajtje”
Motër Maria Alfonsa Bruno 1937-1994 (fq. 17-18)
I Raimondo Frattallone
Një përkthim i: Nikolin Sh. Lëmezhi


Credo al dolore come dono di Dio.

Credo al suo immenso valore,
perché Gesù stesso lo ha usato come sublime atto di amore e di riparazione.

Credo al dolore accettato, come mezzo di salvezza e
di santificazione per sé e per gli altri.

Credo al dolore, profumato dall’incenso della preghiera,
che apre i cieli e consola il cuore di Dio.

Credo al dolore, come arma potente per l’apostolato.
Credo al dolore, vissuto con amore per ottenere grazie.

Credo al dolore, offerto con quello di Cristo, col sorriso sulle labbra…

Ha la potenza di fare scendere sulla terra una rugiada salutare
per le anime vicine e lontane…

Credo al dolore che matura e fa crescere l’anima in sapienza e luce.
Credo alla potenza del dolore che fa vivere l’anima
in continua umiltà e annientamento.

Credo al dolore, come crescita di amore e donazione a Dio e ai fratelli.

Credo al dolore, come mezzo per distaccarci da tutto ciò che dice terra
e fa vivere nella beata attesa del cielo.

Credo al dolore, che fa vivere in buona amicizia con sorella morte.

Credo al dolore, come potente arma per disarmarci
nei tanti contrasti e spine della vita,
perché ci fa pensare: «Tanto ci starò così poco sulla terra!».
Amen. Alleluia!

Suor Maria Alfonsa Bruno (aprile 1976)