Zymer Mehani
Mos ma thuaj fjalën luftë
Ma trego një më të butë
Më të ëmbël, plot dëlirësi
Siç është vetë fjala liri
Se në luftë na ranë shumë trima
Trimëresha, heroina
Adem trimi, SANDOKANI
Gona, Ganimete Gjylani
Fjalën flakë mos e përmend
Se përndryshe po më çmend
Ç’më rrëshqet loti në faqe
Kur ma përmend fjalën paqe
Për këtë paqe që e kemi
U derdh gjaku në çdo cep
Se liria nuk dhurohet
Dhe dhuratë askush s’ta jep
Mos e thuaj fjalën rafal
Se s’e dojnë as bishat n’mal
As ari, as ujk, as dhelpër
N’vend të saj thuaje një tjetër
Thuaje fjalën dashuri
Dija vlerën kësaj lirie
Mëso t’kombit histori
Plot trimëri, kurorë lavdie
Mos e thuaj fjalën armë
Ç’ma bën zemrën arnë mbi arnë
Shpirtin tim seç ma shqetëson
E shikimin ma errëson
Se me armë ma thyen shtëpinë
Plagë të moçme më përtërinë
Para tytave na shpërndanë
Na gjakosën e na vranë
Mos e thuaj fjalën vrasje
Ç’më sjell neveri e plasje
M’i kujton vëlla dhe motër
Që armiku m’i vrau n’votër
Ishim t’lumtur, por të varfër
E regjimi s’na kish n’hatër
Kur i erdh rasti barbarit
Na përshkoi në majë t’hanxharit
Mos përmend fjalën copëtim
Vërtet, nëse je vëllai im
As nënshtrim, as pushtim
Kombi im don Ribashkim