Profesor Muhamet Shatri dhe brezi në Normalen e Prishtinës

0
816

R E C E N S I O N

Prof. Skënder KARAÇICA,
Çikago-SHBA

Shkolla Normale e Prishtinës më të drejtë është “Universiteti i Kosovës” ndonëse në këtë vatër të dijes nëpër vite kanë dalur breza e breza të mësuesve, që me ditar në ditar në dorë u shpërndanë gjithandej nëpër shkollat shqipe me brezin e ri shqiptar, e ardhmja e ndritur e kombit tonë.

Në vitet e brezit të normalistëve në Prishtinë, kam pasur fatin e mirë që profesor të lëndës së historisë të kem profesor Muhamet Shatri, i cili posa edhi në shkollën tonë (të mësuesve të ardhshëm) të shkollës shqipe, unë personalisht si ri që kohën e lirë e kaloja në bibliotekën e shkollës dhe leximi i literaturës, të gazetave të ditës dhe ato me përmabjtje shkencore, veçsa kisha filluar udhën e ndërtimit tim për të ardhmen dhe, kushtimisht po e theksoj të një bote të re të brezit shqiptar në Kosovë, që ëndrra jonë ishte shkolla shqipe, çështja kombëtare, statusi i Kosovës i barabartë me popujt tjerë në ish-Jugosllabvi (këto ishin disa nga tezat shkencore-mësimor) të profesor Muhamet Shatri që saherë vinte në klasë ai me vete kishte orën historike shqiptare se si bëhet Atdheu…!

Ndonëse tash me nje shtat të rritur dhe leximi në bibliotekën e shkollës, kisha tashmë njohuri për Akademik Ali Hadrin, njeriun e dijes e të shkencës shqiptare në Kosovë dhe kisha dijeni se profesori ynë Muhamet Shatri ishte studentë i tij në të gjitha angazhimet e tij deri në gradën e doktorit të shkencës historike në Universitetin e atëhershëm të Kosovës.

Pas orëve mësimore, unë i thirra shokët dhe shoqet e klasës dhe zëshëm u them se profesor Muhamet Shatri, që ishte bërë kaq i dashur, i afërm me normalistët në Prishtinë, ishte student i Akademik Ali Hadri dhe e kemi për nder që profesori ynë vjen me tabanin e pasur shkencor-kërkimor për historinë shqiptare dhe të përbotshme (periudhat historike) sipas programit të kohës, ku për fatin jo të mirë, më shumë kishte “program historie” për sllavet dhe për “Jugosllavinë e re”, e fare pak për historinë kombëtare shqiptare në Ballkan.

Këtë zbrazëti të “programit mësimor” e plotësoj me dijen e tij dhe me porosinë e madhe që u kishte dhënë Akademik Ali Hadri për brezin e profesorëve të kohës e të brezit të Muhamet Shatrit.

Profesor Muhamet Shatri dallohej me sjelljen e tij prej pedagogu dhe gjithnjë me synimet e tij ashtu siç na thoshte shpeshherë: “Historia nuk duhet të mësohet vetëm për një notë në ditar”! Perderisa do të ekzistojë bota dhe njerëzit, do të ketë histori të popujve dhe të kombit shqiptar, po i referohem orës së historisë në Normalen e Prishtinës me profesor Muhamet Shatri në vitet 1972-73.

Për fund po theksoj se unë e profesor Shatri jetojmë larg atdheut:Unë në Amerikën e largët, ndërsa ai tash sa vjet në Suedi. Ka ishte fati kolektiv i kombit tonë në kohën e padrejtësive historike dhe të kohës vrastare të Serbisë fashiste, që ndaj kombit shqiptar dhe ndaj Kosovës, që nga vitet 1844-1999, kishte në programin e vet shfarosjen dhe tokën e djegur të Kosovës.

Në Normalen e Prishtinës, profesor Muhamet Shatri nuk ishte kurrë në taborin e (disa profesorëve partiakë)që dinin të bënin me gisht kah djelmenia shqiptare dhe kah brezi i mësuesve të rinj për shkollën shqipe dhe për dritën e diturisë për kombin shqiptar në Kosovë!

Profesor Muhamet Shatri, të përshëndes nga Amerika e largët dhe po ua them që nga larg: Jam rritur, jam edukuar, kam kryer Fakultetin Filologjik (Gjuhë dhe Letësi Shqipe) dhe asnjëherë nuk e kam harruar testamentin kombëtar të profesorit tim Muhamet Shatri!

Për profesor Muhamet Shatri, duhet thënë me zemrën plotë:Lum Atdheu që ka brezin e intelektualëve që dolën nga dyert e Universitetit të Kosovës!