Diskursi social
Ndonëse jemi në pluralizëm të gjithë jemi dëshmitarë, se centralizimi i pushtetit është identik si në kohën e monizmit, që dëshmohet me emërimin përkatësisht zgjedhjen e kuadrave udhëheqëse në institucionet e ndryshme shtetërore në arsim, që është në kundërshtim me normat demokratike, sepse nuk zgjidhën kuadrat më të përgatitura dhe me autoritet shoqëror, por me të përshtatshmit e të degjueshmit – përkatësisht kandidatët nga partia në pushtet, dukuri kjo, e cila ka marrë përmasa shqetësuese në tërë vendet e ish kampit socialist, ku as Mali i Zi nuk është përjashtim!
Dr. Nail Draga
Edhe pse në sajë të konkursit të shpallur çdo kush ka të drejtë të konkurojë nëse i plotëson kushtet ligjore, jemi dëshmitarë se për t’u zgjedhur kjo e drejt disa konkuruesve iu është e mohuar, sepse nuk merren parasysh referencat profesionale e ato shoqërore, por disa të tjera.
Me një fjalë nuk është më rëndësi së çfarë nxënësi apo studenti ka qenë, më rëndësi është të plotësojë kushtet elementare, përkatësisht të ketë pesë vjet përvojë pune, e mbi të gjitha të ketë mbeshtetje nga partia në pushtet, dhe çdo gjë është e kryer. Madje është e kotë që të konkurojnë kandidatët e tjerë, sepse çdo gjë është formale, sepse paraprakisht vendimi është marrë më herët. Edhe pse ka pasur përjashtime në këtë aspekt, vendimet e tilla kanë qenë të rralla, varësisht prej momentit dhe vendit, sepse pushteti preferon të degjueshmit dhe të përshtatshmit për të realizuar objektivat e tyre.
Edhe pse kërkohet paraqitja e një programi të punës për çdo konkurues, çdo kush e di që është një obligim formal, e jo së ai lexohet e analizohet, për të kriuar një mendim më të qartë për konkuruesin, sepse dominon referenca e përshtatshmërisë e sidomos ajo mbeshtetjës partiake. Edhe pse jemi në pluralizëm, që duhet të ishte një qasje tjetër nga ajo e monizmit, fatkeqësisht, në këtë aspekt, kemi rikthim pas, që nuk është në favor të demokracisë funksionale dhe autoritetit profesional.
Injorohet mendimi i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve
Ndonëse këshillat kombëtare të popujve pakicë në Mal të Zi, kanë filluar të funksionojnë nga viti 2008, duke qenë risi në sistemin qeveritar, ata janë subjekte pa kompetenca, pothuaj në mënyrë identike si organizatat nga shoqëria civile. Ndonëse sipas ligjit e statutit kanë mundësi të japin mendimin e tyre për çështje të ndryshme, që ka të bëjë me pjesëtarët e popujve pakicë, çdo gjë është formale sepse pothuaj në tërësi mendimet e tilla injorohen nga ekzekutivi shtetëror. që kanë të bëjnë për pjesëtarët e popujve pakicë.
Me këtë rast cekim çështjen e zgjedhjes së drejtorave të shkollave, ku me ligj është përcaktuar së duhet të merret edhe mendimi i Këshillave nacionale. Enkas për këtë çështje Këshillat nacionale kanë krijuar komisionin për arsim, i cili pasi ka marrë regjistrin e kandidatëve të cilët kanë konkuruar për drejtor, në takim të veçantë analizon dhe jep mendimin së cili kandidatë i plotëson kërkesat më së miri dhe se duhet të zgjidhet për drejtor të shkollës. Dhe një mendim i tillë në formë të shkruar me arsyetim i dërgohet ministrit të arsimit. Pra i dërgohet si mendim e jo për miratim definitiv, sepse fjalën e fundit e ka ministri.
Por, edhe pse komisioni përkatës pranë Këshillit nacional, është kompetent, sepse njohin kandidatët më mirë së ministri i cili nuk i njeh fare, ministri nuk përfill mendimin e Komisionit, përkatësisht të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve, dhe vendosë sipas dëshirës së tij. Raste të tilla në KKSH ka pasur shumë, duke vënë në pikëpyetje arsyeshmërinë e dhënies së një mendimi të tillë, pasi ai injorohet nga ministri i arsimit.
Përjashtim bëjnë vetëm rastet kur për drejtor ka kandiduar vetëm një kandidat, që nuk ka paraqitur ndonjë problem të veçantë për emërtim në vendin e drejtorit të shkollës, qoftë me mandat të plotë apo ushtrues detyre. Por, mendoj se, nëse vazhdon një qasje e tillë injoruese ndaj Këshillit edhe në të ardhmen, nuk ia vlen më për të vazhduar një veprim të tillë formal. Andaj i mbetet Këshillit për të marrë vendim për të njoftuar opinionin dhe themeluesin për refuzimin e dhëniës së mendimit përkatës, e po ashtu duhet inicuar në ndryshimet ligjore në lidhje me kompetencat e Këshillave kombëtare në rastin konkret në fushën e arsimit.
Identiteti arsimor kombëtar obligim i shkollave
Deri më tash nuk kemi pasur rast të degjojmë se drejtorat e shkollave në shkollat më mësim në gjuhën shqipe në Mal të Zi, kanë urdhëruar mësimdhënësit që me rastin e datave të shënuara kombëtare shqiptare të mbajnë orë përkatëse me nxënësit e tyre. Fjala është për datat dhe ngjarjet në nivel mbarëkombëtar. Kujtojmë me këtë rast vitin e kaluar jubilar të 550-vjetorit të vdekjes së Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, apo festen e përvitshme Ditës së Mësuesit-7 Marsi.
Në lidhje me këto çështje do të ishte jo vetëm e dëshirueshme por obligative që Ministria e Arsimit të angazhohej, për t’iu përkujtuar drejtuesve të shkollave më mësim në gjuhën shqipe, për tu angazhuar konkretisht në lidhje me datat përkatëse. Por, duke ditur qasjen e këtij institucioni ndaj trashëgimisë kulturore shqiptare, atëher një veprim i tillë iu mbetet drejtuesve të shkollave. Nuk ka dilemë se një moment i tillë dëshmon në mënyrë transparente identitetin kombëtar të vet drejtuesve të shkollave, çështje kjo e cila nuk duhet trajtuar si personale, por me qasje më të gjerë, sepse kemi të bëjmë me identitetin kombëtar të nxënësëve shqiptarë në përgjithësi.
Edhe pse angazhimi i disa mesimdhënësve në këtë drejtim është për çdo respekt, ata janë raste të veçanta, për të mos thënë të izoluara, andaj mbetet obligim i stafit drejtues të shkollave që çështjet e tilla të jenë pjesë e programit vjetor të punës, sepse për vlerat dhe trashëgiminë tonë kombëtare nuk do të angazhohen të tjerët.
Drejtorat e shkollave si ushtarë të partisë
Duke keqpërdorur papunësinë, si dhe pakënaqësinë e votuesve të ndryshëm pushteti arrin për të manipuluar masat e tilla përmes premtimeve të ndryshme në fushatën parazgjedhore. Qellimi final është përfitimi i votave, ndërsa a do të realizohen premtimet është çështje tjetër, sepse mandati zgjatë katër vite, andaj edhe mundësitë janë relative.
Dhe premtimet e tilla nuk janë risi, por dukuri e njohur gjatë tërë periudhës pluraliste, ku institucionet e arsimit nuk bëjnë përjashtim, duke marrë përmasat e politizmit, që nuk është në favor të edukimit dhe arsimit, por me pasoja shoqërore në mjedisin përkatës.
Pikërisht në këtë aspekt si rast tipik kemi zgjedhjet lokale të mbajtura më 4 shkurti 2018 në Ulqin, ku drejtorat e shkollave premtuan vende pune në shkolla për kuadrat e papunë. Madje një veprim i tillë ishte rast i panjohur deri më tash në përmasa të tilla, athu se shkollat janë fabrika për punëtor të profileve të ndryshme. Dhe nga premtimet e tilla nuk ka dilemë se u siguruan edhe vota të konsiderueshme, duke u dëshmuar në praktikë, se kemi të bëjmë me ushtarë të partisë.
Thënia e njohur vite me parë nga partia-shtet(DPS) “një i punësuar katër vota” ka mbetur gjithnjë aksiom e veprimit, sepse nuk zgjidhen mjete për arritur qellimin për pushtet! Dhe një veprim i tillë si duket ka të bëjë në mënyrë të veçantë me institucionet arsimore, sepse llogariten si bazë e votave të subjekteve politike.
Mësimdhënësit dhe partitë politike
Pa mohuar së është e drejtë e çdo individi të votojë apo të mbeshtesë përkatësisht të jetë pjesë e një subjekti politik, kur kemi të bëjmë me aspektin profesional të personave përkatës duhet patjetër të bëhët një diferencim. Pikërisht këtu mendojmë enkas me profesionin e mësimdhënësit, e ate të shkollave me mësim në gjuhën shqipe. Andaj, në këtë kategori diferencimi është i qartë sepse misioni profesional i mësimdhënësit është arsimimi dhe edukimi.
Por, të gjithë jemi dëshmitarë se në këto vite të pluralizmit në spektrin politik kemi partitë nacionale dhe ato malazeze që vetëquhen si qytetare, ku aderon një numër i konsiderueshëm i punonjësëve të arsimit në shqip. Duke e marrë parasysh se profesioni i mësuesit është i veçantë madje lirisht mund të thuhet se më tepër është mision se sa profesion, jo vetëm angazhimi por edhe animi publik politik është kundër parimit të mësimdhënies, sepse iriton nxënësit dhe prindërit e tyre. Ndërsa angazhimi direkt për partitë malazeze, është jo vetëm iritues por edhe kompremetues në aspektin profesional, duke u bërë shëmbëll negativ në institucionin ku punon, në mjedisin përkatës.
Në këtë aspekt duhet thënë publikisht se është për çdo kritikë angazhimi në partitë politike malazeze apo të ashtuquajtura qytetare e mësimdhënësëve shqiptar e kjo sidomos ka të bëjë me ato të lëndëve të identitetit kombëtar, siç janë gjuha shqipe, historia e kultura muzikore e ajo e artit.
Edhe pse një veprim i tillë është personal nuk ka dilemë se imazhi i tyre mësimdhënësve të nxënësit dhe prindërit e tyre bie në nivelin më të ulët. Sepse mësimdhënësi i lëndëve të identitetit kombëtar duhet të jetë me dinjitet me mision edukues me vlera arsimore dhe kombëtare, pa qenë peng i politikës ditore dhe interesave personale.
(Prill 2019)