Vështrim
Nga Skënder MULLIQI
Nuk di së cilën të keqe ta përmendi më parë, sa shumë të keqija e kan goditur shtetin tonë të ri, shtetin të cilin nuk po e ndërtojmë mirë.Ata që e kanë marrë timonin, janë do grupe njerëzish që kan bërë shtet për vete duke përjashtur shumicën. Na është kriminalizuar politika aq shumë sa nuk dinë njeriu së cili nga qeveritarët apo nga parlamantarët nuk ka lidhje direkte ose tërthorazi më krimin. Na është bërë kaq shumë korrupcion dhe krim sa secilën ditë po hargjohemi moralisht, ekonomikisht dhe në secilën formë tjetër për ti përballuar.
Edhe mbarë shoqëria po rrezikohet të kriminalizohet. Nuk kemi së si ti eliminojmë si tema krimin dhe korrupcionin, kur ata që ish dashur ti luftojnë këto dukuri e i kan gjithë mekanizmat shtetëror nuk po i luftojnë së janë bërë vetë pjesë e krimit dhe e korrupcionit. Deri më sot patem shumë raporte ndërkombëtare të cilat edhe shprehen shqetësimin për nivelin e lartë të krimit dhe të korrupcionit, por asnjë sygjerim, asnjë vërejtje nuk pati ndikim pozitiv në kastat që u ndërruan në pushtetet e pas luftës.
Kosova e vogël ka një qeveri pak gjë më të vogël së Kina shumë miliardëshe! Kësaj i thonë më shumë së turp. Po çfarë ekonomisti është Isa Mustafa kur në këtë krizë të madhe të përmasave globale formon apo riformatizon një qeveri aq mamute? Kjo vërejtje do të ishte e mirë, po të kishim kujt tia adresonim. Këta qëllimisht janë futur në këto lojëra politike për ta ruajtur kapitalin e tyre, për pëfitime të reja nga tenderomania, nga zhvatja, nga uzurpimet e lloj lojshme të pronës shoqërore, deri të punësimet e kucave dhe maceve.
Po punësohen bijët dhe bijat e deputetëve, të cilët jo vëtem që marrin edhe paga tjera, por kan edhe biznese. Faktorit ndërkombëtar i intersojmë si shtet dhe si komb aq sa ne interesohemi për të ardhmën tonë. Zgjedhjët do të vijnë një ditë, por kam drojën së prap populli do të manipulohet nga manipulatorët, të cilët e kan prefeksionuar mirë zanatin e mashtrimit. Instutucionët e shtetit i kanë vu në dy binarë: binari i interesit privat dhe binari i interesit klanorë. Ajo që mungon është binari publik, të cilin shteti ynë prej 17 vitësh e ka larguar nga binarët e hekurudhës kosovare.
Aq shumë ngjarje dhe afera korruptive e të krimit patem sa vështirë njeriu edhe ti mban në mend. Kur kemi deputet që janë zhytur në krime apo i fshehin gjurmët e krimit, duke përdorë legjitimitetin e popullit, nuk mund të flasim për shtet ligjor dhe shtet demokratik. Organët më të larta të shtetit moti e kan humbur legjitimitetin më punën e keqe të tyre. Liderët e partive kryesore politike në Kosovë qofshin të majtë apo të djathë, e që nuk e dinë as vet së qka janë, nuk e kan dhënë provimin për të mirë.
Ne Kosovë nuk mungojnë njerëz më kredibilitet, njerëz me ideale, më moral politik, njerëz që mund të sakrifikohën për të bërë një shtet normal. Skllavërimi i këtij populli po zgjatë shumë. Ka ardhur koha që mos ta kërrusim më shpinën para shkopit pushtetarë. Indiferenca do të thotë zgjatje e vuajtjeve dhe e mjerimit social. Mos të lejojmë krimi të na bëhët pjesë e jetës, por më punën tonë ta varrosim krimin…
Shumë i nderuari dhe repektuari Skender Lahpuzi.
Mjaft me kopallizma te juaja ahmakoide. Ti nuk jeton ne Kosove, dhe na tregon se çka te bejmë?
Lahpuzizmi i juaj kredibil dhe tutkunizmi postmodern ahmakist, nuk te mundeson te pergojitesh si qeni i biri qenit, me perrallat mbi shkopin… te cilin KOSOVA kurrë nuk e ka pase nga shteti mik.
E ti qyrrollogu i diletantizmit kopukist trus bothen e mos u merr ma muthengshmerine kolosale epike.
Komentet janë mbyllur.