Shkencëtarët e Rilindjes

0
1009

Burimi: https://connerandhunter.weebly.com/famous-scientists.html

Përktheu në shqip dhe përgatiti Arben Çokaj

Ptolemeu
Ptolemeu ishte një astronom dhe matematikan grek gjatë AD (anno domini – i erës së re) 100-170, ideja e të cilait për teorinë gjeocentrike se toka është qendra e universit mbizotëronte mendimet e tjera astronomike deri në shekullin e 17-të. Ai gjithashtu kujtohet për kontributin e tij në fushat e matematikës, optikës dhe gjeografisë. Ptolemeu bëri shpikje të rëndësishme historike, si harta e botës së njohur, që përdor gjerësinë dhe gjatësinë.

Nikolla Koperniku
Koperniku ishte një astronom polak nga viti 1473-1543, i cili ishte më i njohur për teorinë e tij astronomike se dielli është në prehje pranë qendrës së universit dhe se toka, që qarkullon në boshtin e saj një herë në ditë, rrotullohet çdo vit rreth diellit. Kjo teori quhet sistemi heliocentrik ose dielli në qendër të sistemit.

Johannes Kepler
Johannes Kepler ishte një astronom gjerman, që bëri zbulime të rëndësishme, që çuan në tre ligjet themelore, që qeverisnin lëvizjen e planetit dhe këto e bënë atë një nga themeluesit kryesorë të astronomisë moderne. Johannes ishte shumë i interesuar për teorinë e Kopernikut dhe kërkoi më tej. Përfundimisht, ai ndërtoi një model të besueshëm të sistemit tonë diellor, duke përdorur atë që na kishte mësuar kërkimi i Kopernikut dhe duke përdorur hulumtimet e tij.

Galileo Galilei
Galileo Galilei, shpesh i referuar thjesht si Galileo, ishte një fizikan, matematikan, astronom dhe filozof italian. Galileo kishte shumë arritje, duke përfshirë konfirmimin teleskopik të fazave të Venusit, zbulimin e katër satelitëve më të mëdhenj të Jupiterit dhe analizën e pllakave të diellit. Galileo shpiku gjithashtu një busull ushtarake të përmirësuar dhe instrumente të tjera shkencore. Galieo luajti një rol të madh në Revolucionin Shkencor.

Sir Isaac Newton
Sir Isaac Njutoni ishte një fizikan dhe matematikan anglez. Njutoni kontribuoi në optikë dhe ndan kreditë me Gottfried Leibniz, për shpikjen e përllogaritjes së infinitit. Njutoni gjithashtu formuloi ligjet e lëvizjes dhe gravitacionit universal, që ndikuan në masë të madhe në mendimin e shkencëtarëve në botën e fizikës. Ai konsiderohet si një nga shkencëtarët më me ndikim të të gjitha kohërave.

Rene Descartes
Rene Descartes ishte një filozof dhe matematikan francez. Ai konsiderohet “Babai i Filozofisë Moderne” dhe libri i tij Meditimet e Filozofisë së Parë është një libër mësimor në shumicën e universiteteve. Ai është gjithashtu i kredituar si krijues i gjeometrisë analitike, e cila ishte vendimtare për zbulimin e përllogaritjes së infinitit. Ai ishte një figurë kyçe në Revolucionin Shkencor dhe shpesh përdoret si shembull i gjeniut.

Francis Bacon
Francis Bacon ishte një filozof anglez, burrë shteti, shkencëtar, jurist dhe autor. Ai ishte shumë influent në punën e tij, veçanërisht si avokat filozofik dhe themelues i metodës shkencore. Ai gjithashtu është quajtur krijuesi i empirizmit, ose teoria se të gjitha njohuritë vijnë nga përvoja sensuale. Metoda shkencore përdoret ende sot si një procedurë e zhvillimit të ideve ose të objekteve natyrore.

F J A L O R

Metoda Shkencore – Një metodë e procedurës që ka karakterizuar shkencën natyrore, që nga shekulli i 17-të, që konsiston në vëzhgimin, matjen dhe eksperimentimin sistematik, si dhe formimin, testimin dhe modifikimin.
Universi me Diellin në Qendër – (I njohur edhe si heliocentrik). Modeli astronomik në të cilin Toka dhe planetet rrotullohen rreth një Dielli të palëvizshëm, në qendër të Sistemit Diellor. Ajo ishte kundër gjeocentrizmit, i cili e kishte vendosur Tokën në qendër të Sistemit Diellor.