PSE PËRPAROI PERËNDIMI? NGA FEJA E KRISHTERË, APO NGA LARGIMI I FESË NGA SHTETI E PUSHTETI?

0
459

Arben Çokaj

Përparuan pasi e larguan fenë KRISHTËRIMIN nga shteti e pushteti… Edhe muslimanët po e larguan fenë nga shteti e pushteti, do të përparojnë!

Ju kur i diskutoni këto gjëra, pse nuk kapni më gjerë? A nuk i dini, apo e keni mendimin e kompromentuar?

Deri në shekullin e 13-të, feja islame ishte më liberale të paktën se krishtërimi. Astronomia e shkenca të tjera deri në atë kohë u zhvillua më shumë në këto vende ku kishte islam, e jo krishtërim dhe një numër trupash qiellorë morën emra arabikë në atë kohë. Në një moment, doli një imam atje dhe bëri një fatwa, me të cilin ai i bllokoi avancimet shkencore… Se arabët në atë kohë ose muslimanët, kishin avancuar ma shumë se vendet e popujt e krishterë, që ishin nën mesjetë. Tani si e quani ju këtë? A po e shihni se feja ndikon pra në bllokimin apo avancimin e një shoqërie?

Dhe feja e krishterë, edhe katolicizmi, e bllokoi zhvillimin në Evropë, derisa intelektualët evropianë ia arritën të thonin mendimet e tyre iluministe lirshëm, në shërbim të njerëzimit, dhe ia hapën sytë njerëzimit, përkundër obskurantizmit fetar.

Këtu janë autorët evropianë, që i dhanë formë moderne Rilindjes Evropiane:
https://www.fjala.info/shkrimtaret-e-rilindjes-te-cilet-formuan-boten-moderne/

Këtu janë edhe disa shkencëtarë të Rilindjes:
https://www.fjala.info/shkencetaret-e-rilindjes/

Më pas, kur Evropa e Perëndimi u zhvilluan, falë arritjeve shkencore dhe përmes dijes e SHKOLLIMIT, jo përmes fesë, vihet re prapë, megjithatë, se vendet më të zhviluara sot, nuk janë katolike, por PROTESTANTE. E si e quani ju këtë? Filozofët thonë se protestanizmi i dha më shumë liri besimtarit, prandaj edhe kjo pjesë e shoqërisë u zhvillua më shumë. Prandaj pra, vihet re, se bota e krishterë u zhvillua jo falë fesë, si pretendoni ju, por falë dobësimit të ndikimit fetar mbi shoqërinë. E çfarë ofron shkrimtari e dramaturgu shkodran, me të cilin unë shfaqi kundërshti në këtë kontekst? Ai ofron “civilizim” fetar… jo shkollim e dije. Se nëse i shikon postimet e tij, ai kurrë nuk e promovon shkollimin e dijen, por në një përqindje të madhe, ai promovon fenë… Pra, ai nuk ndryshon edhe aq në civilizim nga muslimanët shqiptarë, që promovojnë islamin.

Tani unë jam i sigurtë se ju besoni dhe menjëherë mund të kundërshtoni, se krishtërimi është i ndryshëm nga islami, më imirë. Po, dakord, është. E pse është? Kryesisht sepse islami ka ndikim e frenim më të mnadh mbi shoqërinë, se sa krishtërimi. Por nëse do ishte lejuar krishtërimi të ndikonte mbi shoqërinë, siç promovon autori shkodran etj. të jeni të sigurtë, se rezultati do të ishte i njëjtë. Krishtërimi do e frenonte zhvillimin, do bënte mesjetë dhe do persekutonte njerëz, siç ka bërë dikur, e siç bëri edhe komunizmi tek ne, e siç bën në disa raste ende islami. Fakti se krishtërimi nuk persekuton sot njerëz, nuk është more ATRIBUT i krishtërimit dhe i fesë. Por i shoqërisë Perëndimore, që ia hoqi krishtërimit dhëmbët me Rilindjen Evropianedh e Revolucionin Francez, që e pati djegë katedralen Notre – Dame edhe në atë kohë. E me thanë tani se krishtërimi e Rilindja Evropiane janë e njëjta gjë, apo me ia lanë Rilindjen priftërinjve e murgjve, kjo nuk shkon. Dikush mundet me qenë prift, por në momentin që ai shfaq mendime kundër doktrinës së tij, ai nuk është prift më!

Edhe një shembull tjetër, që tregon se popujt nën islam nuk janë more IMBECILË! Mos i merrni për budallenj. Ata janë fatkeqë, se kanë një fe, që i lë handikapë. Steve Jobs e ka babain me origjinë nga Siria. MUSLIMAN. E si mundej pra një njeri “ish-musliman”, sipas logjikës së autorit shkodran (i cili kujton se feja trashëgohet gjenetikisht, e nuk është një bindje personale, që mund të ndryshohet sipas dëshirës), të bënte atë zhvillim teknologjik, me themelimin e kompanisë Apple, që u bë edhe kompania më e fuqishme financiarisht në botë, dhe me produkte të një niveli sipëror dhe e pakonkurrueshme aq lehtë?

Sepse Steve Jobs u adopua nga në familje amerikane dhe nuk u mor me islam. Po të merrej Jobs me fe sa merreni ju, të jeni të sigurtë, se ai do ndërtonte ndoshta xhamia moderne, por kurrë kompaninë Apple – më të fuqishme në botë! Tani a e kuptoni se feja nuk ndikon për zhvillimin e shoqërisë, por për frenimin e saj?

Dhe ne si shqiptarë kemi mundësi të zhvillohemi, por është pikërisht feja monoteiste që ju adhuroni, ju krishtërimin e disa të tjerë islamin, që nuk na lë të kuptojmë si duhet trendin e zhvillimit botëror, përmes shkollimit e dijes dhe mendjes së biznesit! E JO përmes fesë! Se feja ndërton iluzionin, kisha e xhamia, e jo civilizim e zhvillim. Tek ne, infektimi fetar më i madh është me islam, dhe po u morëm me fe si shoqëri, siç edhe po bëjmë tash 29-30 vjet, e sigurtë se na dominon islami dhe mentaliteti turqeliko-islamik. Ne po e shiohim frenimin e përparimit në shoqërinë tonë përditë, por po bëjmë lojën e budallait. Po bëjmë sikur nuk po kuptojmë, nga pafuqia jonë intelektuale si shoqëri për t’i thënë gjërat si janë e për t’i dhënë shoqërisë sonë një zhvillim e civilizim modern, përmes shkollimit e dijets dhe JO përmes fesë!