FILOZOFIA E ECJES

0
605

Mjafton një ëndërr të dalë në rrugë
ajo do ta nxjerr një qytet në shesh
lufta ëndrrave do i gjejë ëndërruesit
do gjej prijësin e ëndrrave që prijnë…
Ëndrrat për ideal dhe për mirëqenie
janë të ashpra e tejet të guximshme
ëndrrat e sheshit s´janë ëndërra të
vazove, por ëndrra me flakë jetësh!
Ëndrrat pa punë e pa bukë s’falin
ato përcaktojnë vet fatin e qëllimit
fyerja dhe poshtërimi i nxori nëpër
rrugë, poshtërues janë maskarenjtë.
Në këtë qytet me përgjakje të rëndë
prehen ëndrra të të gjitha kohërave;
ëndrra pellazge, epirote, dardaniote
ëndrra kohërash gjysmë të harruara.
Ëndrra, kujdes nga intelegjencia e
zezë, nga ndjekës e hetues ëndrrash
ëndërr, ji në kohën tënde mos u jep,
ti je shpresë që banon në këtë dhé!…

Atdhe Geci – Dortmind, 2019