SHSHA në Çikago në krah të Blerim Rekës për president të Maqedonisë së Veriut

0
454

Fushata e dy partive shqiptare (BDI-PDSH) për kanditatin maqedonas Stevo Pendarovski nuk është tjetër pos ora e kurdisur e tradhëtisë kombëtare

Nëpër këto vite që po kalon populli shqiptar në hapësirën etnike në Maqedoninë e Veriut, nuk ka ndryshuar asgjë në avancimin e pozitës dhe të barazisë kombëtare me aktin më të lartë juridik të Kushtetutës, që edhe sot e kësaj dite ka mbetur në pozitën e pakicës dhe jo shtetformues. Tërë kolovajza politike në këto vite të “demokracisë” së brishtë, ku më shumë e ku ma pak, dy partitë politike (shqiptare) BDI-PDSH, më shumë janë marrë me interesat e veta të ngushta (për ndonjë karrige politike të pushtetit) dhe duke e lënë popullin shqiptar në margjinat e kohës vetëm si shenjë se këtu “jetojnë shqiptarët pakicë”, me disa shifra të numrave të “matematikës” në Entin Republikan të Statistikave në Shkup pa asnjë ekspert të punësuar shqiptar të kësaj fushe, thekson për opinion SHSHA në Çikago.

Intelektuali dhe profesori Blerim Reka në këto zgjedhje për president të Maqedonisë së Veriut do të shprehë aspiratën e popullit shqiptar për vlerat universale të demokracisë, të barazisë kombëtare jo si pakicë kombëtare me ligjet aktuale kushtetuese, por në pozitën e avancimit shtetformues me shenjën e barazisë me popullin maqedonas, që këtë shtet e kanë të përbashkët pa asnjë privilegje për të parin (maqedonas), se “Maqedonia është shteti ynë” dhe për shqiptarët në hapësirën etnike si “ardhacakë nga malet”, (po i referohemi Enciklopedisë së ASHAM-së) në Shkup(sic!).

Profesor Blerim Reka është kanditat i përgatitur në botën e dijes universitare dhe kombëtare, që di se çfarë të bëjë për shtetin e Maqedonisë së Veriut në particepimin e vlerave të demokracisë me popujt në Evropë dhe botë, si dhe për avancimin e popullit shqiptar me shenjën e barazisë kombëtare si shtylla e dytë për ekzistencën e këtij shteti, që u krijua me bekimin e boshtit pansllavistë Moskë-Beograd-Athinë, thuhet në përkrahjen e SHSHA-së në Çikago në krah të Blerim Rekës.

Shqiptaro-Amerikanët (SHSHA) në Çikago me indinjatë të thellë po e përcjellin fushatën e dy partive politike (shqiptare) BDI-PDSH, që i kanë dalë në përkrahje kanditatit maqedonas për president të këtij shteti, Stevo Pendarovski dhe me aktin e turpit e të përmasës së tradhëtisë kombëtare (koha e Esad Pashë Toptanit dhe Ahmet Zogut), tregon më së miri se ku janë dhe kah po shkojnë Ali Ahmeti dhe Menuh Thaçi, që për fatin jo të mirë kanë hyrë në vallen e njohur “Nasa derzava” me projektin e njohur për opinionin shqiptar: Ne punojmë, veprojmë vetëm ashtu si thotë shteti (sic!), duke kundërshtuar kanditatin prof. dr. Blerim Reka (sic!), thuhet në Çikago.

SHSHA në Çikago i bënë thirrje diasporës shqiptare nëpër botë dhe SHBA që të dalin në përkrahje për votën e lirë për kanditatin shqiptar për president të Maqedonisë së Veriut, Blerim Reka dhe të gjithë bashkë të përmbysim shantazhet antikombëtare të BDI-PDSH me dy argatët vullnetarë Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi, të cilët kanë harruar popullin e vet shqiptar dhe po bëjnë hygjym pas pushtetit maqedonas, helbete për ndonjë “shpërblim politik” për karrigen e butë të pushtetit, thuhet në përkrahje nga Amerika për prof. dr. Blerim Reka.

Nuk kemi dëgjuar askund në botë që ndonjë parti politike të ketë lënë popullin e tij në terrin(politik)për interesat përsonale dhe privilegjet që do të marrin në përkrahjen e mbrapsht sikundër po ndodh me dy partitë politike shqiptare (BDI-PDSH), që e kundërshtojnë kanditatin shqiptar prof. dr. Blerim Reka dhe i dalin në krah kanditatit maqedonas Stevo Panderovski(sic!). Kjo ndodhë vetëm në Tetovë dhe Kçrçovë për turpin e kohës në përmasën e tardhëtisë kombëtare!, thotë në fund të këtij reagimi SHSHA Çikago, në përkrahje të prof.dr.Blerim Reka që të zgjidhet president i Maqedonisë së Veriut.


Skënder Karaçica
Executive Director

Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists

Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: [email protected]